PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Hua Daming, Jeta ime në Shqipëri
2015-11-25 20:57:24 CRI Komenti juaj Printoni

Në programin e sotëm do të takohemi me Hua Daming, ish- drejtore e Zyrës së pritjes së personaliteteve shtetërore të Shangait. Pas përfundimit të studimeve në 1964, në Universitetin Normal të Kinës Lindore ajo u dërgua për studime në Shqipëri , ku u dallua për rezultate të larta në mësimin e gjuhës shqipe. Pas kthimit në Shangai, zonja Hua nisi punën në Zyrën e pritjes së personaliteteve shtetërore ku pati rastin të takohej dhe me shumë liderë shqiptarë.

Për mikrofonin e Radio Ejani, zonja Hua do të përcjellë përvojën e saj shqiptare. Ndjekim bisedën që gazetarja Zhang Zhuo zhvilloi me zonjën Hua Daming.

Gazetarja: Çfarë kujtoni nga nisja për në Shqipëri?

Hua Daming: Në vitin 1964 u dërgova në Shqipëri për studime. Në atë kohë kryeja studimet në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja të Univerisitetit Normal të Kinës Lindore, në Shangai. Isha student e vitit të 4-t për gjuhën ruse dhe zhvilloja praktikën mësimore pranë shkollës së dytë të mesme të Universitetit Normal të Kinës Lindore. Një ditë, njëri nga pedagogët më tha se më kërkonin në Fakultet. Atje më kërkuan të plotësoja një formular për kryerjen e studimeve jashtë vendit, por ende nuk e dija se do të shkoja në Shqipëri. Duke qenë një student e gjuhës ruse mendoja se do të më dërgonin në Moskë për studime të mëtejshme.  

Gazetarja: Si ishin kontaktet tuaja të para me Shqipërinë ?

Hua Daming: Mbërritëm në Shqipëri në fund të gushtit, disa ditë para nisjes së vitit akademik. Fillimisht u njohëm me mjedisin përreth, biseduam me disa fëmijë, blemë gjëra të nevojshme. Atëherë nuk dija asnjë fjalë shqip, madje dhe as sa gërma kishte alfabeti I shqipes. Ambasada e Kinës në Shqipëri na pati dhënë një libër me bashkëbisedime të thjeshta në gjuhën shqipe, ndërsa kisha dhe një fjalor rusisht-shqip. Kisha studjuar 4 vjet gjuhën ruse, ndaj nuk e kisha të vështirë. Me ndihmën e gjuhës ruse nisa të mësoj shqipen. Në muajt e pare një kinez shoqërohej nga 2 ose 3 shqiptarë. Në një dhomë të madhe unë banoja me 3 shqiptare, me të cilat kisha marrëdhënie shumë të mira. Kujtoj se atë më thonin me humor se nëse do të grindesha me shqiptarët do të mësoja shumë fjalë të reja. Kjo ishte e vërtetë,sepse kur miqtë e mi debatonin unë mësoja shumë fjalë.

Gazetarja: Çfarë ju ka bërë më shumë përshtypje gjatë studimeve në Shqipëri?

Hua Daming: Miqësia me kolegët e Universitetit dhe pedagogët shqiptarë. Kujtoj pedagoget Donika dhe Lumturi. Donika ishte shumë e re dhe i pëlqente shumë miqësia me mikun tone, studentin kinez Zheng Enbo. Ai ishte një djalë i gjatë dhe shumë simpatik, nga pjesa verilindore e Kinës. Emri i tij në kinezisht është Enbo, që do të thotë zë i ëmbël, ndaj pedagogia Donika e thërriste "ëmbëlsira". Donika është mësuesja jonë e pare e gjuhës shqipe e cila e kryente me shumë seriozitet detyrën e saj. Nëse nuk i shqiptonim mirë fjalët ajo na thoshte ti përsëritnim disa here. Edhe pedagoge Lumturia, ndonëse më e madhe në moshë se Donika ishte shumë e përkushtuar ndaj nesh. Këto dy pedagoge shqiptare na dhanë një ndihmë shumë të madhe në vitin e pare të universitetit. Ndërsa vajzat me të cilat banoja në konvikt kishin karakteristika të ndryshme. Bukuri Tona, nga Vlora ishte shumë e lidhur me ne kinezët. Ajo nuk përtonte të na shoqëronte kudo dhe të fliste gjithë kohës shqip me ne. Ndërsa dy vajzat e tjera ishin nga Durrësi dhe Kruja dhe kemi kaluar shumë mirë. Atom ë kanë ndihmuar shumë për përvetësimin e gjuhës shqipe.

Gazetarja: Në vitin 1966 u kthyet në Shangai dhe filluat punë në Drejtorinë e Tregtisë së Jashtme , në Zyrën për pritjen e personaliteteve të huaja. Gjatë kësaj periudhe keni takuar shumë personalitetet nga Shqipëria dhe keni dhënë një kontribut të çmuar për shkëmbimet midis Kinës e Shqipërisë. Pas ftohjes së marrëdhënieve midis dy vendeve, si shkonte puna në Zyrën tuaj në Shangai?

Hua Daming: Pas vitit 1978, zyrtarisht kemi pritur punonjësit e Ambasadës së Shqipërisë në Kinë, por dhe të tjerë. Pas kthimit nga studimet në Shqipëri, ndonëse isha përkthyese e gjuhës shqipe kam punuar për organizimin e pritjeve të delegacioneve nga vende të tjera. Zyra ku punoja merrej me pritjen e delegacioneve nga vende të ndryshme që vizitonin Shangain. Kur marrëdhëniet kino-shqiptare ishin të mira isha më shumë e zënë me punë, ndërsa pas vitit 1978 marrëdhëniet midis dy vendeve u ftohën. Atëhere isha 35 vjeç dhe kisha lindur fëmijën e dytë.

I kërkova drejtorit të Zyrës të mësoja anglisht, pasi isha e re dhe doja të rritja nivelin tim profesional. Kështu shkova në Universitetin e Studimit Internetit të Shangait ku ndiqja kurset e gjuhës angleze, si autodidakte. Studjova për dy vjet gjuhën angleze, pasi jam e mendimit se pa njohjen e mirë të gjuhëve të huaja nuk mund të kesh rezultate të larta në sektorët e marrëdhënieve me jashtë. Gjuha angleze më ndihmoi shumë në karrierën time të mëvonëshme, pasi në Zyrën e pritjes së personaliteteve të huaja në Shangai kemi pritur dhjetra liderë nga vende të ndryshme të botës.  

Gazetarja: Gjatë punës suaj ndoshta keni patur kontakte me student kinezë që u kthyen nga vende të huaja. Sipas jush, cili është dallimi mes studentëve që u kthyen nga Shqipëria dhe këtyre?

Hua Daming: Studentët kinezë që mësuan gjuhën shqipe në 10 vitet e para të punës së tyre ishin shumë të zënë dhe as nuk kishim kohë për lidhje. Mund të takoheshim me ish student në ambjentet e punës. Kam shumë lidhje me ta, pasi sa here vinin në Shangai takoheshim. Ne gjithmonë zhvillonim konkurse dhe nxitnim njeri-tjetrin për një punë më të mirë. Më vonë një pjesë e studentëve të kthyer punuan në sektorin teknik, të tjerë vazhduan punën me gjuhën ruse,apo në sektorë të tjerë. Ndjenim gëzim për arritjet e miqve tanë. Për shembull Zheng Enbo ka botuar disa libra, ndërsa të tjerë ish student në Shqipëri punuan në Radion e Jashtme të Kinës dhe niveli i gjuhës shqipe të tyre ishte i lartë. I adhuroj për këtë. Ndonëse shqipja ishte gjuhë e një vendi të vogël për ne kjo është një gjuhë e madhe.

Gazetarja: Nga studimi i gjuhës shqipe deri në takimin me mysafirë nga Shqipëria në Shangai, s aka ndikuar në jetën tuaj lidhja me Shqipërinë?

Hua Daming: Studimet në Shqipëri përbëjnë një moment të rëndësishëm për një pjesë të madhe të studentëve kinezë. Për mua, mësimi i gjuhës ruse dhe më pas për dy vjet e gjysmë i gjuhës shqipe përbëjnë një bazë të rëndësishme të formimit tim.

Këto gjuhë krijuan një bazë të rëndësishme kulture por edhe shkëmbimesh me këto vende. Jashtë Kinës jetuam dhe studjuam jo vetëm me bashkëstudentët kinezë por dhe me shqiptarë. Në atë kohë në Universitetin e Tiranës studjonin dhe të rinj nga vende të tjera të botës, kështu që kjo ishte një përvojë e re për ne. Punonjësit e Ambasadës së Kinës në Shqipëri na kanë ndihmuar për përshtatjen në këtë vend, ndaj kjo periudhë e jetës sime ndikoi në formimin tim intelektuar dhe më dha shumë energji pozitive. (Çang Çuo)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China