PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
BE-ja përballë sfidave të reja nga emigrantët dhe refugjatët
2015-11-11 15:56:36 CRI Komenti juaj Printoni

Bashkimi Europian po shqyrton ngritjen e qendrave të përpunimit në vendet ballkanike, jo-anëtare të BE-së, për të kontrolluar kërkesat për azil të emigrantëve, që ndodhen në veri të Greqisë. Ministri i jashtëm i Luksemburgut, Jean Asselborn theksoi se numri i emigrantëve që mbërrijnë në ishujt grekë është më i madh se kapacitetet pritëse të këtij vendi, ndaj propozoi lehtësimin e tranzitit të tyre nga Greqia drejt vendeve të tjera.

"Kjo ide mund të përcaktohet më tej, por përpunimi i të dhënave të emigrantëve përgjatë rrugës duhet mirëpritur prej tyre, për të nisur më pas procedurat e azilit dhe në të kundërt të kthimit të tyre, në vendet e origjinës. Kjo ide i shërben lehtësimit të fluksit të emigrantëve, që po ndodh aktualisht."

Më tej ministri i jashtëm luksemburgas shtoi se në këto qendra do të kryhet regjistrimi dhe identifikimi i emigrantëve, marrja e shenjave të gishtërinjve, si dhe shqyrtimin fillestar për të përcaktuar dhënien e azilit apo deportimin nga Europa.

Muajin e kaluar, liderët e vendeve të BE-së ranë dakord me vendet ballkanike, përfshirë Serbinë dhe Maqedoninë për strehimin e 50 mijë emigrantëve, në rrugën e tyre të tranzitit nga Greqia drejt vendeve të tjera të BE-së.

Numri i refugjatëve që hyjnë në Europë mund të arrijë mbi 1 milion duke shtuar presionin mbi vendet pritëse dhe rënduar krizën e refugjatëve, thotë OKB-ja dhe BE-ja.

UNHCR-ja dhe Komisioni i BE-së publikuan përkatësisht javën e kaluar raportet e tyre, ku saktësojnë se këtë vit numri i refugjatëve që mund të mbërrijnë në Europë mund t'i kalojë shifrën 1 milionët, madje kjo shifër mund të arrijë në 1.5 milionë në vitin 2017.

Raportet respektive thotë se numri mund të bjerë, por ai nuk do të jetë më pak se 500 mijë.

Sipas parashikimit të UNHCR-së, që nga nëntori i vitit 2015 deri shkurtin e vitit 2016, mesatarisht 5000 refugjatët hyjnë çdo ditë në Europë.

Masat e reja për azilkërkuesit në Gjermani

Krerët e koalicionit me bazë të gjerë qeverisës në Gjermani arritën një marrëveshje mbi politikën ndaj refugjatëve. Ata ranë dakord të zbatohet një paketë e gjerë masash për azilin me qëllim kontrollin e fluksit të madh të refugjatëve. Kancelarja gjermane, Angela Merkel pas takimit me kreun e kristiansocialëve, Horst Seehofer dhe kryetarin e Partisë Socialdemokrate, Sigmar Gabriel, tha se në tërësi procedurat do të përshpejtohen maksimalisht nga një në tre javë.

Instrumenti më i rëndësishëm janë qendrat speciale të regjistrimit për refugjatët me shanse të pakta qëndrimi, të cilat do të vendosen në tre deri në pesë vende në Gjermani,. Në këto qendra procedurat nuk do të zgjasin më shumë se tre javë. Ky kompromis pritet t'i japë fund mosmarrëveshjes për krijimin e zonave të tranzitit. Në qendrat speciale të regjistrimit pritet të vendosen azilkërkuesit nga vendet e shpallura si vende të sigurta origjine, sidomos ata nga Ballkani, Shqipëria, Kosova, Serbia etj. Kërkesat e tyre për azil do të përpunohen shumë shpejt. Po në këtë mënyrë do të veprohet edhe me ata, të cilëve iu është refuzuar azili.

Një aspekt tjetër i masave për azilin është edhe rezidenca e detyruar. Në kohën e qëndrimit në qendrat speciale azilkërkuesit nuk do të mund të largohen nga qarku i landit ku janë vendosur, ndryshe do t'u hiqen asistencat e do të pezullohet përkohësisht kërkesa e azilit. Në rast të përsëritur procedura e azilit mbyllet dhe personi kthehet sërish në vendlindje.

Azilkërkuesit do të duhet të pajisen të gjithë me një dokument të tillë identifikimi kur të paraqesin kërkesën. Kush ka këtë kartë do mund të marrë edhe asistencat përkatëse. Karta e identitetit të refugjatit dhe një database e njësuar për refugjatët do të mbledhë të gjithë personat e regjistruar dhe do t'u mundësojë autoriteteve shtetërore kontrollin më efikas të gjendjes.

Ndër masat e reja bëhet fjalë edhe për ndjekjen e kurseve të integrimit e të gjuhës gjermane. Mundësinë për të ndjekur këto kurse e kanë ata refugjatë që kanë shanse të mira qëndrimi në Gjermani. Federata pret që refugjatët të kontribuojnë vetë me një shumë të vogël në koston e kurseve të integrimit.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China