PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Ambasadori kinez, Britania nuk duhet të frikësohet nga bashkëpunimi me Kinën
2015-10-22 17:52:53 CRI Komenti juaj Printoni

Ambasadori i Kinës në Britaninë e Madhe thotë se Londra nuk duhet të ketë asnjë mëdyshje, por të punojë së bashku me Kinën për të nxitur prosperitetin dhe paqen ndërkombëtare.

Ambasadori Liu Xiaoming i bëri komentet gjatë një interviste për televizionin britanik Sky News. Ai foli gjithashtu edhe për çështje të sigurisë dhe investimet kineze në Britani.

Korrespodenti i CRI-së Niu Honglin sjell më shumë hollësi.

Ambasadori i Kinës në Mbretërinë e Bashkuar ishte i ftuar në programin Murnaghan në televizionin Sky News.

Duke iu përgjigjur pyetjes se a duhet Britania t'i frikësohet Kinës, Liu Xiaoming tha se të dy vendet duhet të bashkëpunojnë më shumë, në vend që të ngrenë dyshime për njëri tjetrin.

"Nuk ka asgjë për t'iu frikësuar Kinës. Kina është një vend që do paqen dhe presidenti do të jetë këtu për të nxitur bashkëpunimin dhe partneritetin ndaj mendoj se Kina dhe Britania kanë shumë për të bashkëpunuar. Të dy vendet kanë ndikim të gjerë global. Duke punuar së bashku të dy vendet do të ndihmojnë për ndërtimin e një bote më të mirë, më të begatë dhe në paqe."

Një prej marrëveshjeve që ka ngritur shqetësime është investimi i mundshëm në centralin bërthamor Hinkley.

Ndërsa disa e kanë mbështetur marrëveshjen, ka dhe shqetësimi se financimi nga Kina i këtij projekti do të jetë kërcënim për sigurinë bërthamore të vendit.

Por ambasadori Li Xiaoming i refuzoi këto pretendime.

"Unë kam dëgjuar shumë shqetësime për ndërtimin e këtij centrali elektrik bërthamor. Kompanitë kineze janë këtu për të ndërtuar një central elektrik për llogari të qeverisë britanike. Ata nuk janë këtu për të kontrolluar të ashtuquajturën fuqi bërthamore. Ne jemi këtu për një bashkëpunim me përfitime të ndërsjella. Ne iu përmbahemi standardeve ndërkombëtare, ne do të ndjekim normat ndërkombëtare. Është transparente dhe mendoj se autoritetet tuaja të sigurisë, autoritetet rregullatorë, nuk mund të lejojnë kompanitë kineze të kontrollojnë infrastrukturën bërthamore."

Ambasadori gjithashtu foli edhe për çështje të sigurisë së internetit, duke nënvizuar se Kina është një viktimë e sulmeve kibernetike dhe se qeveria kineze është e vendosur kundër këtyre sjelljeve.

"Ju e dini që hapësira kibernetike nuk është e sigurtë dhe mendoj se vendet duhet të punojnë së bashku në vend që të akuzojnë njëri tjetrin."

Ambasadori bëri komente të ngjashme gjatë një interviste për programin BBC Newsnight.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China