PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kinë-ShBA, takimi konstruktiv dhe frytdhënës midis liderëve
2015-09-28 16:28:09 CRI Komenti juaj Printoni

Kryetari i Shtetit i Kinës Xi Jinping zhvilloi bisedime me homologun e tij amerikan Barack Obama më 25 shtator në Uashington. Në një konferencë shtypi të përbashkët pas takimit, Xi Jinping dhe Obama deklaruan se Kina dhe ShBA-ja arritën konsensusin e fundit në fushat e ndryshimit klimatik, të shkëmbimeve njerëzore etj.

Në konferencën e përbashkët për shtyp, Xi Jinping vuri në dukje se takimi me homologun amerikan ishte konstruktiv dhe frytdhënës dhe u arrit unanimitet i gjerë mendimesh.

Presidenti kinez tha se gjatë 36 vjetëve pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike Kinë- ShBA, të dyja palët kanë patur më shumë interesa të përbashkëta dhe kanë mbajtur përgjegjësi të madhe për paqen botërore dhe përparimin e njerëzimit. Pala kineze është e gatshme të përpiqet bashkë me palën amerikane të nxitin përparimin e marrëdhënieve midis dy vendeve, në të mirën e popujve të të dy vendeve si dhe të mbarë botës.

Xi Jinping theksoi se Kina po thellon reformat e gjithanshme, nxit sundimin e ligjit dhe forcon disiplinat të Partisë në mënyrë përfshirëse, për të realizuar objektivin madhështor të ndërtimit të një shoqërie sa më të begatë. "Reformat e Kinës nuk do të ndalen, ndërsa hapja nuk do të ndërpritet. Kina është e vendosur për rrugën e zhvillimit paqësor dhe ka bërë përpjekje për zhvillimin e bashkëpunimit miqësor me vende të ndryshme të botës. Përparësi e politikës së jashtme të Kinës është krijimi së bashku me palën amerikane i marrëdhënieve të tipit të ri midis fuqive, shmangia e konfliteve dhe kundërvënieve, si dhe respekti reciprok e bashkëpunimi me përfitime të përbashkëta", tha kreu i shtetit kinez.

Xi Jinping vuri në dukje se për problemin e Detit të Kinës Jugore, Kina ka ngulur këmbë në politikën e jashtme të fqinjësisë së mirë. Ai theksoi se ishujt e Detit të Kinës Jugore kanë qenë territor i Kinës, e cila ka të drejtë të mbrojë sovranitetin territorial dhe interesat e veta të ligjshme detare. Kina ka bërë përpjekje për mbrojtjen e paqes në Detin e Kinës Jugore dhe është e vendosur për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me dialog dhe në bazë të konsultimeve.

"Kina dhe ShBA-ja kanë shumë interesa të përbashkëta për problemin e Detit të Kinës Jugore. Të dyja palët mbështetin mbrojtjen e paqes dhe të stabilitetit atje, mbështetin zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve në bazë të konsultimeve dhe bisedimeve midis vendeve të përfshira, mbështetin lirinë e lundrimeve detare e fluturimeve ajrore të vendeve të ndryshme sipas Ligjit Ndërkombëtar, mbështetin kontrollin e mosmarrëveshjeve nëpërmjet dialogut dhe zbatimin e gjithanshëm të Traktatit të Qëndrimeve të Palëve të Detit të Kinës Jugore, që të përfundojnë sa më parë konsultimet rreth Kodit të Sjelljes në Detin e Kinës Jugore."

Xi Jinping u shpreh se të dyja palët ndajnë të njejtin mendim për të vazhduar shkëmbime konstruktive mbi këto probleme.

Kohët e fundit, mosmarrëveshjet midis Kinës dhe ShBA-së për sigurinë kibernetike kanë qenë në fokus të opinionit publik. Lidhur me këtë, Xi Jinping vuri në dukje se Kina dhe ShBA-ja, si dy vende të mëdha në hapësirën e internetit, duhet të forcojnë dialogun dhe bashkëpunimin, kurse kundërvënia e fërkimet nuk janë zgjidhje e drejtë. Sektorët përkatës të të dy vendeve arritën unanimitet të rëndësishëm mendimesh në goditjen e përbashkët të krimeve kibernetike dhe ranë dakord të forcojnë hetimin e çështjeve, që lidhen me to, si dhe mbrojtjen e pronësisë intelektuale. Dy vendet do të diskutojnë edhe për hartimin e kritereve të veprimeve të vendeve, në përshtatje me hapësirën kibernetike të komunitetit ndërkombëtar dhe do të krijojnë mekanizmin e dialogut për goditjen e përbashkët të krimeve kibernetike.

"Në përgjithësi, ShBA-ja është vendi më i fuqishëm në botë në fushën e internetit, ndërsa Kina është vendi me më shumë përdorues interneti në botë. Ne duhet të bashkëpunojmë me leverdi reciproke dhe të evitojmë kundërvënien me humbje të ndërsjellta. Ne mund të zhvillojmë dialog dhe shkëmbime midis sektorëve, kompanive dhe ekspertëve, që ta shndërrojmë sigurinë kibernetike në fushën e bashkëpunimit midis Kinës dhe ShBA-së, dhe jo një fitil për shpërthimin e konflikteve."

Duke folur për problemet e demokracisë dhe të drejtave të njeriut, Xi Jinping theksoi se demokracia dhe e drejta e njeriut janë synimet e përbashkëta të njeriut, por duhet të respektohet e drejta e popujve të ndyshëm në zgjedhjen e rrugëve të zhvillimit të vendit të vet. Synimi i popullit kinez për realizimin e rilindjes së kombit është pikërisht procesi i realizimit të barazisë shoqërore dhe i nxitjes së të drejtave të njeriut. Pala kineze është e gatshme të zhvillojë dialog me palën amerikane mbi të drejtat e njeriut në bazë të barazisë dhe të respektit reciprok.

Duke iu përgjigjur pyetjeve lidhur me marrëdhëniet kino-amerikane, Xi Jinping theksoi se bota e sotme ka hyrë në kohën e globalizimit ekonomik, kur vendet e ndryshme mbështeten te njeri-tjetri.

Ai vuri në dukje se zhvillimi i Kinë është në favor të Kinës, por edhe të ShBA-së. Edhe zhvillimi i ShBA-së është në dobi të botës dhe të Kinës. Kina dhe ShBA-ja kanë më shumë interesa të përbashkëta sesa divergjenca. Ai shprehu shpresën e sinqertë që Kina dhe ShBA-ja, duke u nisur nga interesat e të dy popujve, dhe të popujve të botës të krijojnë bashkërisht marrëdhëniet e tipit të ri midis fuqive.

Xi vuri në dukje se propozimet e Kinës për "një brez dhe një rrugë" dhe për krijimin e Bankës Aziatike të Investimeve Infrastrukturore janë të hapura, transparente dhe gjithëpërfshirëse. Kina u bën thirrje vendeve të ndryshme, duke përfshirë ShBA-në të marrin pjesë aktivisht në këto nisma.

Në konferencën e përbashkët për shtyp, Obama përshëndeti edhe një herë vizitën shtetërore të homologut kinez Xi dhe vlerësoi përpjekjet e Kinës në bashkëpunimin midis dy vendeve, në të mirë të të dy vendeve dhe të botës. Ai tha se zhvilloi takime shumë frytdhënëse me presidentin Xi Jinping dhe shkëmbyen mendime të hapura dhe konstruktive rreth investimeve tregtare, sigurisë kibernetike, problemit të Detit të Kinës Jugore, të drejtave të njeriut, shkëmbimeve njerëzore, zbatimit të gjithanshëm të marrëveshjes së problemit bërthamor të Iranit, nxitjes së zhdukjes së armëve bërthamore në gadishullin Korean, rindërtimit të Afganistanit, përballimit të ndryshimit klimatik, mbrojtjes së paqes etj. Pala amerikane ritheksoi këmbënguljen e politikës së një Kine dhe është e mendimit se një Kinë e qëndrueshme, e lulëzuar dhe paqësore do të luajë rol konstruktiv në arenën ndërkombëtare. (Wang Lei)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China