PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Mjedisi i Tibeti është i mirëmbrojtur
2015-09-09 17:11:42 CRI Komenti juaj Printoni

Mbrojtja e mjedisit të Tibetit është nënvizuar si një nga prioritetet kryesore të qeverisë kineze për rajonet e thella jugperëndimore të Rajonit Autonom të Tibetit.

Korrespodenti i CRI-së Qi Zhi sjell më shumë hollësi.

E quajtur 'Çatia e Botës," pllaja Qinghai-Tibet përfshin rajonin malor Qiangtang. Ai përbën rezervën më të madhe natyrore të Kinës në Tibet.

Ai shtrihet në veriperëndim të rajonit autonom, rrëzë majës më të lartë të botës, si dhe pjesës së Tarim Basin-it dhe skajit më perëndimor të Kinës.

I nodhur në lartësinë e mbi 5 mijë metrave mbi nivelin e detit, në një sipërfaqe prej rreth 300 mijë kilometrash katrore, sipërfaqja e Qiangtang-ut është afërsisht sa trefishi provincës lindore Jiangsu.

Karma Tsedrup, është një prej zyrtarëve vendorë të mbrojtjes së mjedisit. Ai thotë se Qiangtang ekologjikisht i vecantë dhe ndikon të gjitha rajoni përreth tij.

"Rezervati Natyror i Qiangtang-ut mbizotërohet nga ekosistemi i pikës më të lartë të pllajës. Kjo do të thotë se rajoni luan një rol kyç në mënyrën se si zhvillohen ndryshimet klimatike, jo vetëm këtu në Kinë, por edhe në pjesë të tjera të Azisë Juglindore."

Qiangtang është ndër 47 rezervarët natyrorë të Tibetit që mbulojnë mbi 400 mijë kilometra katrorë.

Tibeti është një nga rajonet e Kinës, me burime të bollshme ujore. Liqenet e rajonit mbulojnë gjithsej një sipërfaqe prej 25 mijë kilometra katrore. Në rajonin autonom burojnë gjithashtu lumenjtë Yangtze dhe Lumi i Verdhë.

Qiangtang është gjithashtu habitati natyror i mbi 100 depozitave me minerale të ndryshme. Afro dy të pestat e rezervave të bakrit të Kinës ndodhen në këtë rajon. Në Tibet gjenden edhe sasi të mëdha të plumbit dhe zinkut.

Pavarësisht mundësive që ofrojnë burimet natyrore, Zhang Tianhua i Byrosë së Menaxhimit të Burimeve të Tibeit, thotë synimi kryesor është mbrojtja e burimeve dhe jo nxjerrja e tyre.

"Ne nuk do të zgjedhim asnjëherë të zhvillojmë ekonominë në kurriz të dëmtimit të mjedisit. Kur kemi të bëjmë më mbrojtjen e mjedisit, ne do të bëjmë çdo gjë të mundur për të garantuar një zhvillim të shëndetshëm."

Si pjesë e zotimeve për mbrojtjen e mjedisit, gjatë dy viteve të fundit në rajon nuk janë dhënë leje për të zhvilluar miniera. Nga ana tjetër, disa miniera ekzistuese janë mbyllur.

Gjithashtu janë marrë masa për të ndaluar shkretëtirëzimin e rajonit i cili kufizohet në jug me Shkretëtirën e Gobit.

Jia Qinqing është një zyrtar i mbrojtjes së pyjeve nga provinca Shandong i cili ndodhet në Tibet për të ndihmuar në pyllëzimin e disa rajoneve të shkreta.

"Fillimisht, shumica e pemëve u thanë menjëherë pasi u mbollën. Por tani, mbajtja e pemëve gjallë nuk është më një problem për shkak të përmirësimit të ujitjes, fertilizimit të tokës dhe teknikave të mirëmbajtjes."

Më parë, për rajonin Qiangtang të Tibetit ishte problem mungesa e vullnetit të njerëzve për të jetuar aty.

Zongga nga Byroja Rajonale e Mbrojtjes së Mjedisit thotë se mungesa e personelit është një problem themelor.

"Stafi i rezervatit natyror këtu përbëhet nga më pak se 400 njerëz. Çdonjëri prej tyre duhet të kujdeset për mijëra kilometra katrorë tokë."

Në një përpjekje për të thyer këtë hendek, këtë vit është shtuar buxheti për të punësuar njerëz që vijnë nga jashtë rajoni të mbrojtur Qiangtang.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China