PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Evropa përballon fluksin e refugjatëve
2015-08-24 14:55:12 CRI Komenti juaj Printoni

Kalimi i Mesdheut dhe hyrja në kontinentin europian janë zgjedhja e parë e shumë refugjatëve afrikanë. Për shkak të aksidenteve të regjistruara kohët e fundit në kanalin detar drejt Italisë, shumë refugjatë kanë zgjedhur zbarkimin në kontinent në Greqi dhe si pasojë, ky vend po përballet me krizën e refugjatëve. Sipas të dhënave të fundit të Agjencisë së Refugjatëve të OKB-së, javën e kaluar, numri i emigrantëve të paligjshëm që hynë në Greqi arriti në mbi 20 mijë,sa gjysma e numrit të përgjithshëm të refugjatëve të pranuar në Greqi në vitin 2014.

Nga 1 janari i vitit 2015 deri tani, numri i refugjatëve që kanë mbërritur në tokën helene i ka kaluar të 160 mijët. Lidhur me këtë, zëdhënësi i Agjencisë së Refugjatëve të OKB-së Wiliam Spindler tha:

"Në javët e fundit është shtuar numri i refugjatëve në Greqi. Vetëm në korrik, ky numër arriti në mbi 50 mijë, gati i barabartë me numrin e përgjithshëm të refugjatëve të pranuar vitin e kaluar në këtë vend."

Sipas statistikave të Agjencisë së Refugjatëve të OKB-së, këtë vit, numri i refugjatëve që kanë hyrë në Europë nëpërmjet Mesdheut ka arritur në mbi 260 mijë, ndër të cilët në Greqi ka rreth 160 mijë veta, në Itali 104 mijë, në Spanjë rreth 2000 veta dhe në Maltë rreth 100 veta. Ndër refugjatët që kanë hyrë në Greqi, numrin më të madh rreth 82% te zenë sirianët.

Për Greqinë e përfshirë nga kriza e borxheve, fluksi i refugjatëve ka keqësuar më tej situatën. Sipas Wiliam Spindler Greqia duhet të forcojë aftësinë e akomodimit të refugjatëve, procedurën e regjistrimit dhe shërbimet ndaj tyre. Lidhur me këtë ai shprehet:

"Gjendja e tanishme në Greqi është shkaktuar nga mungesa e aftësisë së pranimit. Refugjatët duhet të regjistrohen në polici, ndaj policët detyrohen të punojnë jashtë orarit dhe shpesh punojnë rreth 20 orë papushim. Edhe vetë refugjatët janë të lodhur, pasi disa prej tyre presin mbi 10 ditë për regjistrim dhe gjendja shpirtërore e tyre rëndohet. Të gjithë këta faktorë kanë shkaktuar një gjendje të nderë."

Agjencia e Refugjatëve e OKB-së ka deklaruar se për shkak të mungesës së aftësisë së pranimit dhe të burimeve të mjaftueshme në Greqi, vendet e tjera evropiane duhet të kontribuojnë për të përballuar së bashku krizën. Wiliam Spindler tha:

"Për këtë arsye ne kërkojmë veprime të gjithanshme, pasi refugjatët kanë mundësi të shkojnë në vende të tjera evropiane, prandaj Evropa duhet të bashkohet në përballimin e fluksit të tyre ."

Sipas të dhënave të Agjencisë së Refugjatëve të OKB-së, në vitin 2014, numri i përgjithshëm i refugjatëve në botë arriti në 60 milionë, dhe ata i përkasin kryesisht zonave në konflikt. Në raundin e ri të fluksit të refugjatëve në Evropë, megjithëse Greqia e Italia janë dy qendra të krizës, shumë vende evropiane kanë patur ndikimin negativ. Si ekonomia e pare e madhe në Evropë, Gjermania ka pranuar më shumë refugjatë, rreth 1/3 e atyre që kanë hyrë në Evropë, ndërsa parashikohet se këtë vit numri i përgjithshëm i tyre në këtë vend do të arrijë në 500 mijë. Pas Gjermanisë renditet Suedia, që ka pranuar 13% të refugjatëve që hyjnë në Evropë. Zvicra është një tjetër vend evropian që pranon refugjatë. Siç bëhet e ditur, në 7 muajt e parë të këtij viti, rreth 13 mijë refugjatë hynë në Zvicër në mënyrë të paligjshme. Për Zvicrën me një popullsi prej vetëm 8 milionë banorë, do të thotë që ndër çdo 1 milion banorë, 265 do të jenë refugjatë.

Komisioneri i lartë i OKB-së për çështjen e refugjatëve Antonio Guterres vuri në dukje se të gjitha vendet evropiane kanë përgjegjësi të pranojnë dhe të mbrojnë refugjatët. (Fani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China