PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Tokio, ekspozitë fotografie për armët kimike të përdorura nga Japonia në luftë
2015-08-20 14:11:56 CRI Komenti juaj Printoni

Një ekspozitë fotografie mbi armët kimike të përdorura nga Japonia gjatë Luftës së Dytë Botërore, u çel në Tokio.

Korrespodenti i CRI-së Guo Yan sjell më shumë hollësi.

Ekspozita katërditore me temë "Të shqetësuar për fatin e viktimave" u organizua bashkërisht nga Fondacioni për Zhvillimin e të Drejtave të Njeriut të Kinës dhe disa institute joqeveritare japoneze. Mbi 400 fotografi shfaqnin mizoritë e ushtrisë japoneze dhe eksperimentet bakteriologjike mbi njerëzit gjatë luftës në Kinë.

Ci Aimin, zv./presidenti i fondacionit, shprehu rëndësinë e ekspozitës gjatë një fjalimi në hapje të ekspozitës, që përkoi dhe me 70-vjetorin e dorëzimit të Japonisë.

"Në një ditë kaq të veçantë, kjo ekspozitë në Tokio merr një rësndësi shumë të veçantë. Na bën ne të mendojmë për luftën, paqen dhe të drejtat e njeriut. Duke parë të kaluarën, ne nuk mund të harrojmë eksperiencën e dhimbshme."

Ci Aimin shtoi se ekspozita synon të nxisë komunikimin midis dy popujve si dhe ju përmbahet fakteve historike.

Në ekspozitë janë paraqitur një sërë materialesh historike që tregojnë shkeljen e të drejtave të njeriut nga Japonia.

Ekspozita gjithashtu shfaq foto të realizuara së fundi ku tregohen lëndët kimike të braktisura pas lufte, të cilat në shumë raste kanë shkaktuar viktima dhe të plagosur në Kinë edhe pas luftës.

Avokati japonez Norio Minami, si përfaqësues i organizatave japoneze thotë se ekspozita do ta ndihmojë brezin e ri të njihet me historinë.

"Ekspozita fotografike synon të transmetojë informacionin se lufta bakteriologjike është e tmerrshme. Në të njëjtën kohë, ne duam t'ju tregojmë njerëzve se lufta i ka dëmtuar qytetarët kinezë gjatë 70 viteve të fundit."

Kjo ekspozitë ka tërhequr shumë vizitorë. Ata shprehen se është e nevojshme që sa më shumë njerëz të njihen me faktet historike.

"Pashë gjithë ato fotografi për të cilat më parë nuk kisha dijeni. Ato më bënë të ndihesha sikur lufta nuk ka përfunduar ende. Qeveria e ka fshehur të vërtetën. Mendoj se duhet më shumë kohë që njerëzit të njihe me këto fakte historike."

Disa vizitorë thanë se njohja e historisë duhet të jetë baza për miqësinë midis Kinës dhe Japonisë.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China