PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kinë, si të përballohet ngritja e kostos së sektorit të manifakturës
2015-08-17 10:16:43 CRI Komenti juaj Printoni

Ditët e fundit, "Foxconn", kompani nr.1 OEM (Original Equipment Manufacturer/prodhuesi i pajisjeve origjinale) në botë, nënshkroi në Indi një marrëveshje investimesh me këtë vend. Me ngritjen e kostos së krahut të punës në Kinë, shumë ndërmarrje të industrisë së manifakturës filluan t'i transferojnë fabrikat e tyre në vende me kosto më të ulët të krahut të punës si India etj.

A ka ende epërsi sektori kinez i manifakturës? Si do të jetë perspektiva e tij?

Në programin e sotëm, do t'ju flas për sektorin e manifakturës të Kinës, që përballet me sfidën e ngritjes së kostos.

Më 8 gusht, "Foxconn" nënshkroi marrëveshjen me qeverinë e provincës Maharashtra të Indisë, që të investojë 5 miliardë dollarë amerikanë në 5 vjet të ardhshëm për krijimin e një fabrike të prodhimit të produkteve elektronike. Presidenti i Foxkonn-it Guo Taiming shprehu dëshirën për bashkëpunim dhe ngritje të fabrikave edhe në provinca të tjera indiane. Klientët e Foxconn-it përfshijnë "Apple", "Blackberry", "Mi", "Amazon" etj.

Në fakt, para Foxconn-it, shumë ndërmarrje kineze dhe të huaja që merren me manifakturën në Kinë kanë investuar në vendet e Azisë Jugore dhe Juglindore, duke shpërngulur fabrikat e tyre në këto vende. Shkaku i shpërnguljes së tyre është rritja e pandërprerë e kostos në sektorin e manifakturës kineze. Veçanërisht në ato degë ku konkurrenca është e ashpër, ngritja e kostos ka ushtruar presion të madh ndaj ndërmarrjeve. Kompania e aparateve elektrike Kaite e Hangzhout prodhon pjesë këmbimi të aparateve elektrike, si prizë-zgjatues, linjë zgjatuese, adoptor etj. Menaxheri i shitjes i kësaj kompanie Ma Gaodong i tha korrespondentit të Radios së Jashtme të Kinës se me humbjen e epërsisë në koston e krahut të punës, është ulur aftësia konkurruese e sektorit kinez të manifakturës së nivelit të ulët.

"Nëse i referohem linjës së zgjatuesve të prodhuar në fabrikën tonë, ky produkt ka vlerë shumë të ulët sepse përbëhet vetëm nga PVC (Polyvinyl chloride) dhe fije bronzi, pa ndonjë teknologji të veçantë. Amerikanët kryejnë porositë aktualisht në Indonezi,pasi ky vend gëzon statusin e kombit të privilegjuar në treginë me ShBA-në dhe produktet indoneziane eksportohen në ShBA me taksë doganore zero, kurse taksa doganore e produkteve kineze të eksportuara në ShBA është 2.7%. Ndonëse Indonezia ka probleme me infrastrukturën, ashtu si Kina në të kaluarën, por rroga mesatare e punëtorëve në këtë vendë është vetëm 50-80 dollarë amerikanë, ndërsa rroga e punëtorëve kinezë 500-800 dollarë. Pra ndodhemi përballë sfidave shumë serioze në aftësinë konkurruese."

Nga të dhënat e Grupit Këshillues të Bostonit del se, kostoja e "Made in China" është afruar me atë në ShBA-së. Për prodhimin e të njëjtit produkt, nëse kostoja në ShBA është 1 dollar, kostoja në Kinë është 0.96 dollar, pra diferenca është shumë e vogël. Sipas raportit të këtij grupi, shkaku i parë i ngritjes së kostos së sektorit kinez të manifakturës është rritja e rrogave të orës të punëtorëve kinezë, që u shtua nga 4.35 dollarë në vitin 2004 në 12.47 dollarë në vitin 2014, ose u ngrit 187%. Shkaku i dytë është ndryshimi i kursit të këmbimit valutor. Gjatë 10 vjetëve, nga viti 2004 në vitin 2014, kursi i këmbimit midis juanit kinez dhe dollarit amerikan u rrit 35%. Shkaku i tretë është kostoja energjetike. Ngritja e shpejtë e çmimeve të energjisë dhe të gazit natyror ka krijuar presion jo të vogël për manifakturën.

Pavarësisht nga sfidat e mëdha, nga këndvështrimi i specialistëve është herët të thuhet se "Made in China" ka humbur epërsinë. Specialistja e Institutit Kërkimor të Ekonomisë Botërore Chen Fengying i tha Radios së Jashtme të Kinës se Kina ka ende epërsi në manifakturë.

"Presioni nga kostoja e lartë do ta nxitë sektorin kinez të manifakturës të përmirësojë strukturën e vet, që do të thotë të shndërrohet në manifakturën e nivelit më të lartë. Kur industria zhvillohet duhet të ketë shndërrim, pra konkurrenca e barabartë bazohet në përshkallëzimin e industrisë, që do të thotë tani vendet e Azisë Juglindore merren me tregtinë e përpunimit, e cila ishte manifaktura kryesore e Kinës në vitet e 80-të dhe 90-të të shekullit të kaluar, por aktualisht duhet të forcojmë sektorin e manifakturës me teknologji të lartë dhe sektorin e shërbimeve."

Zonja Chen Fengying është e mendimit se në Kinë është formuar një lidhje e përsosur e sektorit të manifakturës dhe është forcuar edhe aftësia kërkimore. Pavarësisht ngritjes së kostos së krahut të punës është rritur, forcohet edhe efektiviteti i punës me përshtatjen e robotit dhe të pajisjeve të tjera automatike.

Me shtimin e presioneve, si të realizohet përshkallëzimi i produkteve dhe të mbijetojë në konkurrencën e ashpër është një problem real përpara ndërmarrjeve kineze të manifakturës. Menaxheri i shitjes i Kompanisë së Aparateve Elektrike Kaite të Hangzhout, Ma Donggao i tha gazetarit të radios sonë:

"Nëse prodhojmë vetëm prizëzgjatues dhe adoptor të zakonshëm, do të dalim shpejt nga tregu. Ndërmarrjet kineze ashtu si kompania jonë, ishin kryesisht OEM dhe tani kemi markën tonë. Do të përpiqemi më shumë në kërkimin dhe dizenjimin, që të kemi ekskluzivitetin e përcaktimit të çmimit dhe të diskutimit të çmimit, të jemi në gjendje të negociojmë me të tjerët dhe të mbetemi në treg." (Wang Lei)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China