PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Pekini dhe OKB-ja dënojnë ashpër sulmin në Mogadishu
2015-07-29 14:51:18 CRI Komenti juaj Printoni

Sulmi me bombë i së dielës ndaj hotelit luksoz të Mogadishu-t, Jazeera Palace la 15 të vdekur dhe mbi 40 të tjerë të plagosur.

Një roje sigurie e Ambasadës së Kinës vdiq pas plagëve të marra nga shpërthimi.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Lu Kang e quajti sulmin "shokues".

"Kina u trondit gjerësisht nga ky sulm terrorist dhe ne e dënojmë atë me forcë. Qeveria kineze ndjen pikëllim të thellë për vdekjen e rojës së sigurisë dhe i ka përcjellë ngushëllime familjes."

Hoteli me gjatë kate strehonte disa misione diplomatike. Në një deklaratë pas shpërthimit grupi Al-Shabaab që mori dhe përgjegjësinë për ngjarjen e quajti hoteli strehë të ambasadave "perëndimore". Deri tani nuk ka asnjë provë që ambasada e Kinës ka qenë dhe objektivi i sulmit.

Zëdhënësi Lu Kang tha se stafi i ambasadës së Kinës është zhvendosur tani në një ndërtesë të sigurtë, ndërkohë të plagosurit po marrin trajtim mjekësor.

"Kina ka kërkuar zhvendosjen e selisë diplomatike në Mogadishu dhe në Pekin. Pala somaleze thotë se do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të trajtuar të plagosurit dhe për të garantuar sigurinë e organizatave të Kinës dhe shtetasve kinezë në Somali."

Zv/përfaqësuesi i përhershëm i Kinës në OKB-në Liu Jieyi u shpreh të hënën se Pekini është tronditur nga ky incident dhe dënon ashpër sulmin me bombë në Mogadishu. Në të njëjtën ditë, Këshilli i Sigurimit dhe sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Kim Moon përmes deklaratave e dënuan ashpër këtë sulm.

Këshilli i Sigurimit ritheksoi se sipas "Kartës së OKB-së" do të goditet terrorizmi i çdo forme, ndërkohë ritheksoi parimet e "Konventës së Vjenës mbi Marrëdhëniet Diplomatike" dhe të "Konventës së Vjenës mbi Marrëdhëniet Konsullore", për të garantuar sigurinë e organizatave dhe stafit diplomatik të vendeve të ndryshme.

Grupi militant somalez al-Shabab i lidhur me al-Qaeda-n mori përsipër përgjegjësinë mbi sulmin, ndërsa tha se kjo ishte në përgjigje ndaj sulmit të një force të Bashkimit Afrikan dhe qeverisë somaleze.

Somalia ka qenë e përfshirë në kaos që prej fundit të luftës civile e cila shpërtheu në vitin 1991. Deri në vitin 2012 vendi nuk kishte një qeveri, derisa u formua ajo e bashkimit kombëtar.

Kina e rivendosi misionin e saj diplomatik në Mogadishu tetorin e kaluar, pavarësisht gjendjes së paqëndrueshme të sigurisë dhe kryerjes së sulmeve të rregullta të ndërmarra nga Al-Shabaab-i.

I dërguari i posaçëm i Kinës për çështjet afrikane, ambasadori Liu Guijin i tha CRI-së se Kina ka nevojë për të vazhduar misionin e saj diplomatik në Somali.

"Somalia ka nevoja urgjente për rindërtim pas një konflikti shkatërrues që zgjati mbi 20 vjet. Kina ka një marrëdhënie të mirë me vendin, ndërkohë qeveria somaleze shpreson se Kina mund të rifillojë projektet e ndihmës që u ndërmorën menjëherë pas luftës, kur të plotësohen kushtet. Ka shumë rreziqe, por në kuadrin e zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe, nevojat për ne të qëndrojmë aty janë të vërteta."

Ministria e Jashtme e Kinës thotë se do t'i kushtojë vëmendje të gjendjes së sigurisë në Somali pas bombardimit vetëvrasës.

Masa janë marrë gjithashtu për të mbrojtur sigurinë dhe interesat e organizatave dhe shtetasve kinezë në Somali.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China