PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Arrithet marrëveshja e gjithanshme e programit bërthamor të Iranit
2015-07-17 16:56:20 CRI Komenti juaj Printoni

Pas bisedimeve të vështira që zgjatën për një vit e 9 muaj, më 14 korrik, u arrit në Vjenë marrëveshja e gjithanshme për programin bërthamor të Iranit. Si rezultat, ky konkflikt që ka zgjatur për rreth 13 vjet ka shënuar një hap kyç në rrugën e zgjidhjes politike. Marrëveshja do të kufizojë programin bërthamor të Iranit duke siguruar përdorimin e tij për qëllim paqësor, në të njëjtën kohë, komuniteti ndërkombëtar do të heqë sanksionet përkatëse ndaj Iranit.

Kjo marrëveshje është cilësuar si historike. Që nga viti 2002, kur problemi bërthamor i Iranit u acarua, OKB-ja, SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian ushtruan me radhë sanksione ndaj këtij vendi. Në vitin 2013, me ardhjen në fuqi të qeverisë së re të Hassan Rouhanit, u hap një epokë e re e bisedimeve bërthamore të Iranit. Në tetor të vitit 2013, 6 vendet e problemit bërthamor të Iranit, Bashkimi Evropian dhe Irani nisën në Vjenë raundin e ri të bisedimeve. Në nëntor të po këtij viti, palët arritën një marrëveshje të përkohëshme për zgjidhjen e problemit bërthamor të Iranit. Kjo marrëveshje u vu në zbatim që nga 20 janari i vitit 2014, duke nisur bisedimet për marrëveshjen e gjithanshme. Pas qindra bisedimeve e grindjeve, u arrit më në fund marrëveshja e gjithanshme.

Dokumenti i Marrëveshjes së gjithanshme ka 109 faqe duke përfshirë përmbajtjen kryesore dhe 5 shtojca. Sipas marrëveshjes, do të hiqen ose ndalohen përkohësisht shumica esanksioneve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të SHBA-së dhe të Bashkimit Evropian ndaj Iranit, njëkohësisht Irani duhet të zbatojë premtimet, të kufizojë programin bërthamor dhe ta përdorë për qëllim paqësor duke pranuar inspektimin ndërkombëtar. Pas miratimit nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së, marrëveshja do të vihet në zbatim brenda 3 muajve.

Zgjidhja e problemit bërthamor të Iranit me sistemin e 6 vendeve ka krijuar një shembull për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare. Gjatë bisedimeve, 6 vendet shprehën dhe shkëmbyen mendime për të gjetur pikën e barabartë të interesave të palëve të ndryshme. Në këtë proces, Bashkimi Evropian luajti një rol të rëndësishëm në procesin e koordinimit.

Marrëveshja e gjithanshme e programit bërthamor të Iranit është një dhuratë e madhe për popullin iranian. Heqja e sanksioneve do të krijojë një mjedis të mirë ndërkombëtar për Iranin, duke krijuar kushtet për zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e nivelit të jetesës së popullit në këtë vend.

Si një nga 6 vendet pjesmarrëse në bisedimet për problemin bërthamor të Iranit, Kina ka luajtur një rol të veçantë për zgjidhjen e tij. Kur sapo filluan bisedimet për marrëveshjen e gjithanshme në shkurt të vitit 2014, zv-ministri i Jashtëm kinez Li Baodong paraqiti konceptin "Pikëpamja e re e sigurisë", që kishte në thelb besimin e ndërsjelltë, leverdinë reciproke, barazinë dhe bashkëpunimin.

Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi u shpreh se si anëtar i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Kina mban përgjegjësi për paqen e sigurinë ndërkombëtare dhe ka marrë pjesë konstruktive në tërë procesin e bisedimeve bërthamore të Iranit. Kina nuk është fokusi i mosmarrëveshjes, prandaj mund të zhvillojë aktivisht ndërmjetësim me qëndrimin e barabartë dhe objektiv. Kur bisedimet hasën vështirësi dhe mbetën pezull, Kina kërkoi zgjidhjen e problemit, nisur nga interesat e përbashkëta të palëve të ndryshme. Roli i veçantë konstruktiv i palës kineze fitoi admirimin dhe pohimin e palëve. Wang Yi vuri në dukje se rezultati më i rëndësishëm i arritjes së marrëveshjes së gjithanshme të programit bërthamor të Iranit është mbrojtja e sistemit ndërkombëtar të mospërhapjes bërthamore. Ai tha:

"Irani ka bërë premtime politike për mospërhapjen e armëve bërthamore dhe marrëveshja e gjithanshme ka përcaktuar këto premtime zyrtare. Njëkohësisht marrëveshja i ka dhënë palës iraniane të drejtën e përdorimit paqësor të energjisë bërthamore, ndërsa marrëdhëniet midis Iranit dhe palëve kanë hapur një faqe të re."

Wang Yi shtoi se pavarësisht se sa të ndërlikuara mund të jenë problemet, zgjidhja politike është e vetmja rrugë. Marrëveshja e gjithanshme është një praktikë e favorshme për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të mëdha ndërkombëtare nëpërmjet dialogut dhe është përvojë aktive për trajtimin e problemeve të tjera të nxehta ndërkombëtare si problemi bërthamor në Gadishullin Korean etj.

Për Kinën, marrëveshja e gjithanshme e programit bërthamor të Iranit ka rëndësi të madhe. Tani Kina po zbaton strategjinë "Një brez e një rrugë", kurse Irani është një nga vendet e rëndësishme në Rrugën e Mëndafshit. Për shkak të problemit bërthamor të Iranit, shkëmbimet midis Kinës e Iranit kanë hasur pengesa. Me zbatimin e marrëveshjes së gjithanshme dhe me heqjen e sanksioneve do të përmirësohen marrëdhëniet midis Iranit e komunitetit ndërkombëtar dhe bashkëpunimi me leverdi reciproke midis Kinës e Iranit, pritet të ketë një perspektivë të re. (Fani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China