PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina dhe Amerika Latine, fitime të përbashkëta në "Hekurudhën Atlantik-Paqësor"
2015-05-25 15:07:14 CRI Komenti juaj Printoni

"Rajoni i Amerikës Latine është baza e rëndësishme e paqes dhe stabilitetit ndërkombëtar dhe forca e re e rritjes së ekonomisë botërore," tha kryeministri Li Keqiang, gjatë pjesmarrjes më 19 maj me presidenten Dilma Rousseff në Samitin Industrialo-tregtar Kinë-Brazil. Në të njejtën ditë, Kina dhe Brazili nënshkruan një sërë marrëveshjesh ekonomiko-tregtare, duke përfshirë studimin e zbatueshmërisë të "Hekurudhës Atlantik-Paqësor", për të cilën tregon shumë vëmendje opinioni. Sipas analistëve latinoamerikanë, vendet e Amerikës Latine ndajnë të njejtin mendim me Kinën, që "Për tu realizuar pasurimi,në rradhë të pare duhet të ndërtohen rrugë". Edhe zyrtarë brazilianë thanë se nisja e projektit të "Hekurudhës Atlantik-Paqësor" do t'i çojë marrëdhëniet braziliano-kineze në një nivel të ri.

"Hekurudha Atlantik-Paqësor"

Gjatë vizitës zyrtare në Brazil, kryeministri kinez nënshkroi së bashku me presidenten Dilma Rousseff një sërë marrëveshjesh dhe një prej tyre është studimi i zbatueshmërisë së ndërtimit të hekurudhës që përshkon Barzilin dhe Perunë dhe që lidh oqeanin paqësor me atë atlantik.

Projekti i "Hekurudhës Atlantik-Paqësor" nuk është i ri, por është paraqitur për here të pare në korrikun e vitit të kaluar nga kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping,gjatë takimit në Pekin me homologun peruan.

Me këtë rast presidenti Xi tha se Kina, Peruja dhe Brazili duhe të bëjnë një deklaratë të përbashkët mbi bashkëpunimin e hekurudhës, që lidh Oqeanin Atlantik me atë Paqësor. Nëntorin e kaluar, gjatë takimit në Brisbane të Australisë me presidenten e Brazilit Rousseff, të dyja palët ranë dakord për ndërtimin e "Hekurudhës Atlantik-Paqësor".

Këshilltari i Ministrisë së Tregtisë të Kinës Tong Daochi bëri të ditur se ky projekt është në periudhën e studimit të zbatueshmërisë dhe tanipërtani nuk ka të bëjë me vëllimin konkret të bashkëpunimit.

Sipas gazetes britanike "The Daily Telegraph" shumë specialistë parashikojnë se ndërtimi i kësaj hekurudhe ka rëndësi të madhe për nxitjen e integrimit të Amerikës së Jugut dhe do të nxitë zhvillimin ekonomik të Brazilit dhe të Perusë.

Krahas rëndësisë së madhe për zhvillimin ekonomik të vendeve të Amerikës Latine, "Hekurudha Atlantik-Paqësor" do të nxitë edhe tregtinë e jashtme të Kinës, nëpërmjet eksportimit të pajisjeve dhe teknologjive hekurudhore. Bashkëpunimi midis Kinës, Brazilit dhe Perusë në ndërtimin e kësaj hekurudhe do të jetë në favor të të tre vendeve.

Potenciali kompleks i Kinës në projektimin, ndërtimin, prodhimin e pajisjeve dhe në funksionimin e hekurudhës është më i fuqishëm se vendet e tjera, tha Sun Zhang, profesori i Universitetit Tongji mbi hekurudhat dhe transportin hekurudhor. Ai shtoi se suksesi i Kinës në hekurudhën me shpejtësi të lartë shërben si shembull për shumë vende të Amerikës së Jugut për zhvillimin e herkurudhës. Tani infrastruktura hekurudhore në këto vende ka nevojë për rinovim, ndërsa përvoja dhe grupi kinez për projektim dhe ndërtim janë zgjedhje ideale për vendet latinoamerikane.

Dijetarë të Amerikës Latine thanë se Amerika e Jugut dëshiron të realizojë zhvillimin e vazhdueshëm, por jo të mbështetet vetëm te eksporti i burimeve natyrore. Por grupi i mbrojtjes së mjedisit i këtij rajoni, që ka influencë të madhe, kundërshton programin e "Hekurudhës Atlantik-Paqësor", duke deklaruar se "ajo do të dëmtojë mjedisin ekologjik dhe interesat e banorëve autoktonë", sipas njoftimit të gazetës britanike "The Daily Telegraph". Para kësaj, ndërtimi i hidrocentralit të Brazilit Belo Monte u ndërpre si pasojë e konflikteve të dhunshme me banorët vendës, për shkak të zënies së tokave të tyre. Krahas këtyre, "The Daily Telegraph" dyshon edhe për zbatueshmërinë e ndërtimit të kësaj hekurudhe, sepse ajo do të kalojë nëpër zonën më të thellë dhe me mjedis më të keq të xhunglës të Amerikës së Jugut. Mësohet se në Brazil ka një rrugë automobilistike 4 mijë kilometra që përshkon Amazonën, por ajo nuk përdoret gjatë stinës së shirave. Analisti i famshëm ekonomik i Brazilit Retai u bëri thirrje brazilianëve të tregohen "gjakftohtë" dhe të mos trullosen nga projekti i madh i ndërtimit.

Kundrejt debateve mbi "Hekurudhën Atlantik-Paqësor", ministri i Tregtisë i Brazilit Monteiro u shpreh se nëse Brazili do të ketë interes për investimin në këtë hekurudhë, ai do ta konsideronte një projekt me rëndësi. Ekonomisti i Universitetit Shen Malkos të Perusë Karnus Akuino i tha gazetës kineze "Global Times" se kjo hekurudhë është një projekt i madh, nëpërmjet i cilit, Kina mund të transportojë mineral hekuri, fasule dhe lëndë të para të tjera drejtpërdrejt nga Brazili e Peruja, pa kaluar nga Kanali i Panamasë. Pra, "Hekurudha Atlantik-Paqësor" do të thyejë monopolizimin e logjistikës ndërkombëtare nga Kanali e Panamasë, që kontrollohet nga ShBA-ja.

Bashkëpunimi midis Kinës dhe Amerikës Latine

Gjatë turneut të tij nga 17 deri më 29 maj në vende të Amerikës Latine, si Brazil, Kolumbi, Peru dhe Kili, kryeminsitri kinez Li Keqiang do të nënshkruajë shumë marrëveshje me çdo vend.

"Amerika Latine, me territor të gjerë dhe burime të pasura, ndodhet në nivel relativisht të lartë të zhvillimit dhe është një treg i rëndësishëm i Kinës për investime jashtë vendit dhe bashkëpunimin ndërkombëtar në kapacitetin e prodhues", tha Tong Daochi, këshilltari i Ministrisë së Tregtisë të Kinës. Amerika Latine zë një vend të rëndësishëm në tregtinë botërore për produkte minerale dhe bujqësore, njëkohësisht ajo ka lidhje gjithnjë e më të ngushta me Kinën. Gjatë 10 vjetëve të fundit, eksporti ndaj Kinës nga Brazili, Kolumbia, Peruja dhe Kili u shtua 10 herë dhe Kina është bërë destinacioni kryesor i produkteve të shumë vendeve të Amerikës Latine.

Për vendet të këtij rajoni, zhvillimi i shpejtë i Kinës u ka dhënë hapësirë të madhe zhvillimi. Thellimi i bashkëpunimit midis Kinës dhe Amerikës Latine ka nxitur prodhimin e fasules në zonat e largëta në Qendër-Perëndim të Brazilit dhe ndërtimin e minieravetë bakrit në Andet e Perusë.

Ekonomistja e Institutit Kërkimor të Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Kinës Chen Fengying është e mendimit se në "gjendjen e re normale", ekonomia kineze ka nevojë të shkojë jashtë vendit dhe të zbatojë strategjinë e ndërkombëtarizimit, ndërsa bashkëpunimi me Amerikën Latine do të ketë leverdi reciproke dhe fitime të përbashkëta. Ndërmarrjet kineze i kanë sjellë Amerikës Latine teknologji e pajisje me cilësi të mirë dhe me çmim të ulët dhe kanë nxitur zhvillimin e ekonomisë vendëse. Të dyja palët kanë mundësi të madhe në bashkëpunimin e hekurudhës së shpejtësisë së lartë, manifakturës, biznesit elektronik dhe të ndërtimit të parkut industrial.

Deri në fund të vitit 2014, Kina ka investuar 110 miliardë dollarë amerikanë në Amerikën Latine, duke përfshirë tubacionin e gazit natyror, centrale, rrugë automobilistike, porte detare, banesa, telekomunikacion, hekurudhë etj.

Një pjesë mediash perëndimore mbajnë qëndrim të vjetëruar ndaj bashkëpunimit midis Kinës dhe Amerikës së Jugut, duke deklaruar se "oborri i pasëm i ShBA-së po shndërrohet në kopshtin e Kinës".

Por vendet e Amerikës Latine, që janë entuziaste për zgjeriminin e bashkëpunimit me Kinën nuk bien dakord me këto thënie. Zv/ministri i Jashtëm i Brazilit Lima tha se nuk shikohet ndonjë "movit i fshehur" prapa investimeve kineze në Amerikën Latine.

"Bashkëpunimi midis Kinës dhe Amerikës Latine nuk është kundrejt palës së tretë, por kontatet normale nën Kornizën e Bashkëpunimit Jug-Jug. Zërat në mediat perëndimore pasqyrojnë mentalitetin e Luftës së Ftohtë të një pjesë personash, të cilat e konsiderojnë bashkëpunimin midis Kinës dhe Amerikës Latine si një lojë ku fituesi i merr të gjitha", tha Zeng Gang, specialisti mbi çështjen e Amerikës Latine të Akademisë së Shkencave Sociale të Kinës. Ai theksoi se forcimi i marrëdhënieve midis Kinës dhe Amerikës Latine nuk bie ndesh me interesat e ShBA-së. Kina nuk ndërhyn në hapësirën e vendeve të tjera në bashkëpunimin me Amerikën Latine, sepse ajo ka fushat e veta të bashkëpunimit.

Gazeta austriane "Standard" komentoi se afrimi i Kinës me Amerikën Latine është simboli i shumëpolarizimit të rendit botëror. Politika e fortë e ShBA-së në Amerikën Latine nuk preferohet gjithmonë, bashkëpunimi me Kinën ka gjetur mirëpritje, ndërsa Evropa ka humbur gradualisht influencë në këtë rajon. (Wang Lei)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China