PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
25-vjetori i pjesëmarrjes së trupave kineze në misionet paqeruajtësetë OKB-së
2015-04-17 11:34:07 CRI Komenti juaj Printoni

Me kërkesën e OKB-së, javën e kaluar, batalioni parë paqeruajtës i këmbësorisë i Kinës, i përbërë nga 700 oficerë e ushtarë, filloi misionin në Sudanin e Jugut. Në të kaluarën, Kina dërgonte jashtë vendit vetëm trupa paqeruajtëse të xhenios, transportit, të mjekësisë dhe të mbrojtjes, ndërsa kjo është hera e parë e dërgimit të një batalioni paqeruajtës të këmbësorisë nga Kina.

Shefi i zyrës së misioneve paqeruajtëse pranë rajonit ushtarak Jinan Ding Feng u shpreh se trupat paqeruajtëse kineze do të zbatojnë në Sudanin e Jugut 12 detyra, si mbrojtja e banorëve etj. Ai u shpreh:

Ding Feng

"Batalioni paqeruajtës i këmbësorisë përbëhet nga 700 oficerë e ushtarë, të pajisur me armë, automjete të blinduara transporti, automjete komanduese, gjeneratorë, radio, pajisje antiterroriste, jeleqe antiplumb etj. Ky batalion është nën komandën e Misionit të Posaçëm të OKB-së në Sudanin e Jugut dhe zbaton 12 detyra për mbrojtjen e banorëve e të stafit të OKB-së, për operacione me karakter humanitar, të patrullimit etj."

Sivjet është 25-vjetori i pjesëmarrjes së trupave kineze në misionet paqeruajtëse të OKB-së. Siç bëhet e ditur nga zv-shefi i zyrës së misioneve paqeruajtëse të Ministrisë së Mbrojtjes të Kinës Li Xiuhua, pas dërgimit në prill të vitit 1990 nga Kina të 5 vëzhguesve ushtarakë për armëpushimin në Lindjen e Mesme, trupat e njohura si "hermetat blu" të Kinës kanë marrë pjesë në 24 misione paqeruajtëse të OKB-së dhe kanë dërguar jashtë vendit gjithësej 30178 oficerë e ushtarë paqeruajtës, ndër të cilët 10 oficerë e ushtarë u sakrifikuan për mbrojtjen e paqes e sigurisë ndërkombëtare.

Aktualisht 2720 oficerë e ushtarë kinezë janë pjesë e misionit paqeruajtës të OKB-së në 9 rajone të botës. Li Xiuhua u shpreh se trupat paqeruajtëse kineze përfshijnë këmbësorinë, xhenion, patrullimin, personelin mjekësor, transportin, vëzhguesit ushtarakë, etj., Kina do të dërgojë edhe një repart helikopterësh në Misionin e Posaçëm të Darfurit të OKB-së. Ai tha:

Li Xiuhua

"Deri në fund të vitit 2015, numri i trupave paqeruajtëse kineze do të shtohet në rreth 3100 veta nga 2720 që është aktualisht , duke u renditur Kina në vendin 7-të ndër 121 vendet anëtare të OKB-së që dërgojnë trupa në misione paqeruajtëse. Njëkohësisht Kina është vendi që dërgon numrin më të madh të trupave paqeruajtëse ndër 5 vendet anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së."

Trupat paqeruajtëse të OKB-së janë trupat e posaçme ndërshtetërore, të krijuara sipas rezolutës përkatëse të OKB-së. Trupat e para paqeruajtëse u krijuan me rastin e krizës në Kanalin e Suezit në vitin 1956. Trupat paqeruajtëse kryejnë misione paqeruajtëse me emërimin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së ose të Këshillit të Sigurimit, ndërsa sot këto trupa veprojnë në të gjitha zonat e konfliktit në botë, duke dhënë një kontribut të madh për ruajtjen e paqes.

Roli i trupave paqeruajtëse të OKB-së është ndalimi i shkallëzimit të konfliktit rajonal dhe dhënia e ndihmës banorëve, në përpjekje për të krijuar kushtet për zgjidhjen politike të mosmarrëveshjeve.

Kur u krijuan trupat e para paqeruajtëse të OKB-së, sekretari i përgjithshëm i atëhershëm Dag Hamarsheld paraqiti 3 parimet e famshme paqeruajtëse: Së pari, misionet paqeruajtëse nuk duhet të ndërhyjnë në të drejtat, kërkesat e qëndrimin e vendeve përkatëse dhe duhet t'i përmbahen qëndrimit asnjanës. Së dyti, misionet paqeruajtëse duhet të kryhen pas miratimit të palëve të ndryshme. Së treti, trupat paqeruajtëse duhet të mbajnë armë të lehta dhe mund të përdorin armë vetëm për vetëmbrojtje.

Kina i përkrah me vendosmëri misionet paqeruajtëse të OKB-së dhe merr pjesë aktivisht në to. Krahas përfundimit të detyrave të ndryshme, trupat paqeruajtëse kineze përhapin edhe miqësi e qytetërim në rajonet ku veprojnë. Për shembull në Liberi, pas luftës civile që zgjati për 14 vjet, pajisjet infrastrukturore në këtë vend u shkatërruan krejt. Pas ardhjes në Liberi, "Helmetat blu" të Kinës ndërtuan disa rrugë në këtë vend dhe u mësuan banorëve teknologji të ndryshme për t'i ndihmuar të shkëputen nga varfëria. Disa ushtarë kinezë që njihnin teknologjinë e mbjelljes së orizit u mësuan banorëve këtë teknologji dhe si rezultat, shumë prej tyre përfituan nga kjo.

Misionet e trupave paqeruajtëse të Kinës shfaqin imazhin e një vendi të madh paqedashës e me përgjegjësi duke shprehur idenë diplomatike të qeverisë kineze për nxitjen e zhvillimit të përbashkët e krijimin e një bote në paqe dhe harmoni. (Fani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China