PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Në dhomat luksoze të Jambo Stay Hotel
2015-04-08 16:35:17 CRI Komenti juaj Printoni

Një hotel në Stokholm është duke u dhënë udhëtarëve një eksperiencë të padëgjuar më parë. Hoteli në vetvete është një super avion me 33 dhoma, i rinovuar dhe përshtatur për të pritur si fanatikët e aviacionit ashtu dhe udhëtarë të stresuar. Të dëgjojmë tani reportazhin që vjen nga Suedia

Jumbo Stay Hotel, që ndodhet pranë Aeroportit Ndërkombëtar Arlanda të kryeqytetit suedez Stokholm, është një avion i rinovuar Boeing 747, i njohur gjithashtu dhe si jumbo jet.

Hoteli përbëhet nga 33 dhoma dhe 80 shtretër, të cilat renditen nga kategoria ekonomike dhe arrijnë deri super suitën luksoze që përfshin dhe kabinën e pilotimit.

Një krevat me dy kate ofrohet për 450 korona suedeze, apo rreth 60 dollarë për natë dhe ky është opsioni ekonomik i Jambo Stay Hotel, krahasuar edhe me hotelet e tjerë pranë aeroportit.

Ndërkohë suita luksoze që përfshin dhe kabinën e pilotimit është e pajisur me televizor, internet Wi-Fi dhe një banjë me pamje nga aeroporti që kushton 3,300 korona suedeze, duke shënuar dhomën më të shtrenjtë.

Dhoma e motorëve, poshtë krahëve të avionit që sapo është rinovuar, është po ashtu në dispozicion për t'u rezervuar nga udhëtarët.

Linja të drejtpërdrejta autobusi çdo 20 minuta janë vendosur midis aeroportit dhe hotelit.

Dhoma kabinë ka një pamje mahnitëse të aeroportit dhe u përshtatet entuziastëve të aviacionit që duhan të shikojnë çastet e ngritjes në fluturim apo zbritjes të avionëve ndërsa përkëdhelen në shtrat.

Sipas Oscar Dioes, themeluesit të Jumbo Stay hotel, klientët një përzierje e fanatikëve të aviacionit dhe udhëtarëve të zakonshëm në kërkim të një dhome ekonomike.

"Dua të them se ka një përzierje njerëzish. Disa vijnë këtu për një eksperiencë ndryshe. Ata duan të jetojnë aty ku është pak më ndryshe, edhe pse mund të jetë një qoshe e vogël. Dhe padyshim që hoteli i përshtatur brenda një avioni është një vend i vogël. Gjithsesi ne kemi vend edhe për ata udhëtarë që për shkak të një fluturimi herët në mëngjes duan të qëndrojnë pranë aeroportit."

Boeing-u 747 u ndërtua për kompaninë Singapore Airlines në vitin 1976. Ai ka fluturuar për kompani të ndryshme përfshirë Pam Am, përpara se të përfundonte në duart e kompanisë suedeze Transjet.

Udhëtimi i fundit i avionit ishte midis Osaka-s dhe Dublin-it dhe më pas Stokholmit në vitin 2002, kur avioni u pezullua nga autoritetet suedeze të aviacionit. Kompania Transjet më pas ishte e paaftë të paguante për mirëmbajtjen e Boing-ut 747 dhe e braktisi atë në aeroport.

Dioes e bleu avionin në 2007 dhe më pasi ai kaloi gjashtë muaj restaurim derisa arriti në standardin e një hoteli. Ai u hap për publikun në vitin 2008.

Çdo vit hoteli mirëpret afro 100 mijë udhëtarë. Dhe sigurisht e pazakonshmja sipas Dioes është çelësi i suksesit.

"Mendoj se njerëzit po udhëtojnë më shumë në ditët e sotme ndaj nuk ka shumë gëzim për gjërat e zakonshme. Dhe njerëzit kërkojnë diçka të jashtëzakonshme dhe të shtrenjtë, edhe kur bëhet fjalë për fjetjen."

Mëngjesi shërbehet në restorantin e hotelit si cili ndodhet në pjesën e poshtme të avionit. Gjithashtu shërbehen pije dhe ushqime të thjeshta ditën dhe natën.

Jenny Naerhinen dhe Jussi Jahkola fjetën një natë në këtë hotel, për shkak të një ndalese në Stokholm.

Duke ngrënë mëngjesin përpara se të merrte fluturimin për në Helsinki, Naerhinen thotë se ndihet e lumtur nga kjo eksperiencë.

"E shijova deri në fund. Është një eksperiencë e jashtëzakonshme. Nuk kam provuar diçka të tillë kurrë më parë edhe pse udhëtoj pamasë. Prandaj them se ishte argëtim."

Edhe Jahkola është në një mendje me të.

"Është një ide e jashtëzakonshme, një hotel brenda një avioni jumbo. Ne jemi të sigurt se nuk kemi diçka të ngjashme me këtë në Finlandë ndaj ndihem pak xheloz. Mjediset ishin komode, të pastra dhe vendndodhja gjithashtu e përshtatshme. Ne mbërritëm mbrëmjen e kaluar dhe ishte shumë e përshtatshme të merrje autobusin dhe të vijë këtu."

Arlanda është aeroporti më i ngarkuar i Suedisë që regjistroi mbi 20 milionë pasagjerë në vitin 2013.

Shumë pasagjerë udhëtojnë drejt Stokholmit, duke e bërë atë qytetin e dhjetë më të vizituar të Europës.

Sipas Thomas Laurell, drejtues i zyrës së marrëdhënieve me publikun pranë Shoqatës së Industrisë së Mikpritjes së Suedisë, hoteli Jumbo Stay është pjesë e një prirjeje në rritje të hoteleve të jashtëzakonshme të Suedisë.

"Ne kemi vënë re një prirje në rritje të të ashtuquajturve hotele të jashtëzakonshme. Dhe besojmë se kjo ndodh për dy arsye: së pari sepse turistët janë duke kërkuar për diçka të pazakontë diçka që do ta përjetojnë thellë dhe do ta kujtojnë kur të kthehen në shtëpi. Gjithashtu ne kemi vërë re se Suedia është një ndryshe nga pjesa tjetër e Europës ndaj dhe duhet të përshtatemi. Ndaj dhe hotelet e jashtëzakonshëm janë një mënyrë për ta bërë këtë. Ndaj me suksesin e këtyre hoteleve të jashtëzakonshme kemi vënë re edhe shtimin e tyre."

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China