PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kujtojmë për të mos harruar, Sun Yixin
2015-03-04 14:23:12 CRI Komenti juaj Printoni

Në rubrikën e sotme do të bashkëbisedojmë me zonjën Sun Yixin, ish- përkthyese e Ndërmarrjes së Përbashkët të Çelikut në Elbasan. Ajo nisi të mësonte gjuhën shqipe në vitin 1962 dhe në vitin 1976 ajo u rikthye në Shqipëri si përkthyese e Ndërmarrjes së Përbashkët të Çelikut në Elbasan. Kur Sun përkthente në shqip, miqtë e saj shqiptarë thonin se po ta dëgjosh me sy të mbyllur mendon se ajo është shqiptare. Niveli i saj i gjuhës shqipe është shumë i lartë. Madje ajo thotë se jeta e saj ka ndryshuar sipas marrdhënieve kino-shqiptare. Kur marrëdhëniet midis dy vendeve nuk ishin të mira, ajo nisi punën si përkthyese e gjuhës angleze dhe në fund të karrierës së saj punoi si menaxhere e përgjithëshme e degës në SHBA të Kompanisë së Përgjithshme të Metalurgjisë të Importit dhe Eksportit të Kinës.

Ndjekim eksperiencën shqiptare të zonjës Sun Yixin në dialog me gazetaren e Radio Ejani Zhang Zhuo .

Gazetarja: Nga viti 1962 ju filluat të mësoni gjuhën shqipedhe për shkak të Reformës së Kulturës, u shkëputët nga rrethi i gjuhës shqipe. Ndërsa në vitin 1976 ju punuat si përkthyese e Ndërmarrjes së Përbashkët të Çelikut në Elbasan. Si ishte lidhja me Shqipërinë në atë kohë?

Sun Yixin: Në gushtin e vitit 1970 mora lejen e punës dhe në 1967 u ktheva në Kinë, ku qëndrova deri në vitin 1970. Në 1970 fillova punë në Drejtorinë e Metalurgjisë në Shangai, por prindërit e mi nuk e pritën mirë këtë punësim. Kjo pasi nga viti 1962 isha larguar nga familja për të shkuar në Shqipëri ku qëndrova deri në vitin 1970, pa u takuar me prindërit. Prandaj kur u takuam pas 8 vjetësh, nuk dinim për çfarë të flisnim. Ata gëzoheshin që punoja dhe përdorja gjuhën shqipe në punë. Në grupin e ndihmës jashtë vendit të Drejtorisë së Metalurgjisë të Shangait, isha si në shtëpinë time, sepse shefi Wang Peizhou sillej shumë mirë me ne. Wang është modeli i punës sime në Shangai. Ai kishte studjuar në Universitetin e Teknikës dhe të Shkencës të Shangait, prandaj ishte përfaqësues i denjë i njeriut punëtor dhe intelektual. Ai ishte përgjegjës për ndihmën jashtë vendit dhe punonte mjaft mirë.

Sapo fillova punë, ai më tha se kishte punë më të rëndësishme se ajo e përkthyeses. Sipas tij nëse do të kryeja vetëm punën e përkthyeses, nuk mund të përfundonim objektivin për ndërtimin e fabrikës së çelikut. Ne do të dërgonim 500 specialistë kinezë në Shqipëri dhe do të isha mësuese e gjuhës shqipe për ta, por do të vazhdoja edhe detyrën e përkthyeses. Kështu fillova mësimdhënjen në Shangai, ku organizoheshin 3 kurse me rreth 120 nxënës .

Gazetarja: Cilat janë kujtimet tuaja për këta 120 nxënës ?

Sun Yixin: Kryem tri semestre të gjuhës shqipe për specialistë, në të cilat një nxënës im ishte krenaria ime. Ai ishte kuzhinier i mensës pranë Zyrës së përgatitjes së punëtorëve shqiptarë në Fabrikën e Gazit Wusong të Shangait. Kur vizitoja mensën, dëgjoja dikë që lexonte me zë të lartë librin e gjuhës shqipe për specialistët kinezë, të shkruar nga unë . E çuditur u afrova te kuzhina e mensës dhe pashë një djalë të ri rreth 19 vjeç me kapelesh e kuzhinierit në kokë. Ai kujdesej për ushqimin në furrën e pjekjes dhe lexonte fjalë në shqip. E pyeta si quhesh dhe mu përgjigj Yu. I thashë a mund të më lexosh disa fjali dhe ai nisi të lexonte me një shqiptim të mirë. Kur e pyeta nëse kishte dëshirë të mësonte gjuhën shqipe, ai më tha se kishte shumë dëshirë por a ishte e mundur kjo ? Më tregoi se kur mbaronte punën mësonte shqipen me punëtorët shqiptarë. Ai më tregoi se punëtorëve shqiptarë u pëlqente gatimi i tij dhe kështu si shkëmbim i mësonin gjuhën shqipe,ndërsa ai gatuante për ta. E këshillova të ndiqte kursin e gjuhës shqipe dhe ai nisi të mësonte mjaft mirë. Kur përfundoi punën në Shqipëri shkoi në grupin e Kompanisë së Çelikut Baoshan, ku mësoi dhe gjuhën gjermane. Më pas ai u bë zv-menaxher i Kompanisë së Import-Eksportit të Grupit të Çelikut Baoshan.

Gazetarja: Kur nisi puna juaj në ndërmarrjen e përbashkët të Çelikut në Elbasan?

Sun Yixin: Në vitin 1975 shkova zyrtarisht në ndërmarrjen e përbashkët të Çelikut të Elbasanit dhe u ktheva në vitin 1977. Gjatë punës në Elbasan, grupi i specialistëve banonte në një godinë të posaçme të ndërtuar nga shteti shqiptar, por asokohe kushtet ishin të vështira. Shpenzimi i përditshëm për ushqim ishte 8 RMB, por ishim shumë të kënaqur. Paga ime brenda Kinës arrinte në dhjetra juanë dhe përveç kësaj merrja dhe pagën mujore prej 40 juanësh në Shqipëri. Në atë periudhë ndihmuam shqiptarët në ndërtimin e vendit .

Ministri i Ekonomisë dhe Tregtisë së Jashtme Fang Yi pati thënë se do të dorgoheshin pajisjet më të mira, teknikët dhe specialistët më të mirë në projektin në Shqipëri prandaj të 500 specialistët ishin specialistë të njohur në fushën e çelikut në Kinë. Ne shkuam në Shqipëri për të kryer një detyrë internacionaliste. Ministri Fang Yi tha se personeli teknik me ndihmën e përkthyesve duhet të punonte për të ndërtuar një fabrikë sa më të mirë për popullin shqiptar sipas dëshirës së tyre, por kishim edhe vështirësi. Gjatë punës në Shqipëri, u njohja me shumë specialistë të talentuar dhe mësova shumë prej tyre.

Gazetarja: Ju u larguat nga Shqipëria në kohën e përkeqësimit të marrëdhënieve dypalëshe ?

Sun Yixin: Nuk isha në Shqipëri në kohën e tërheqjes së specialistëve, por kur u kthyen ata më treguan se shumë nga punëtorët dhe qytetarët shqiptarë u mallëngjyen me lot për largimin e specialistëve kinezë. Besoj se populli shqiptar i vlerësonte specialistët tanë por më vjen keq që tani Ndërmarrja e përbashkët e çelikut në Elbasan është kthyer në rrënojë. Vërtet ndjehem shumë keq për këtë.

Gazetarja: Prishja e marrëdhënieve kino-shqiptare ndikoi në punën tuaj?

Sun Yixin: Në vitin 1977 u ktheva në Shangai nga Shqipëria dhe u njoftova se do të shkoja në Pekin për të punuar pranë Drejtorisë së marrëdhënieve me jashtë të Ministrisë së Metalurgjisë. Pastaj mora pjesë në bisedimet e delegacioneve të të dy vendeve. Delegacioni i metalurgjisë i Shqipërisë drejtohej nga ministri për industrinë e metalurgjisë, kurse delegacioni kinez nga zv-ministri i metalurgjisë. Bisedimet zgjatën nga fundi i vitit 1977 deri në marsin e vitit 1978 dhe përfunduan me dështim.

Pas këtyre bisedime, u ktheva në Drejtorinë e marrëdhënieve me jashtë të Ministrisë së Metalurgjisë, ku drejtori më tha se gjuha shqipe aty nuk përdorej shpesh, pasi specialistët kinezë ishin tërhequr dhe nuk kishte më projekt. Unë njihja gjuhën ruse por edhe atë nuk e përdornim shpesh ndaj vendosa të studjoja gjuhën angleze. Me mbarimin e studimit të gjuhës angleze u bëra përkthyese e kësaj gjuhe dhe u largova nga rrethi i shqipfolësve. Kam dhënë kontributin tim si përkthyese e gjuhës angleze në vitet 80-të të shekullit të kaluar. Gjatë punës së mëtejshme ajë u dërgua në Hong Kong dhe në SHBA si përfaqësuese e Grupit të Kompanive të Çelikut të Kinës dhe arriti suksese. Tashmë , në pension zonja Sun Yixin mendon se përvoja e saj në Shqipëri ishte e suksesshme . (Çang Çuo)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China