PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Festa e Pranverës, një festë ndërkombëtare
2015-02-23 10:33:48 CRI Komenti juaj Printoni

Festa e Pranverës, tani u përket jo vetëm kinezëve. Me ndikimin gjithnjë e më të madh të kinezëve jashtë vendit, të huajt kanë më shumë njohuri për këtë festë tradicionale kineze dhe janë tërhequr nga kultura kineze.

Në programin e sotëm, do t'ju flas për ndërkombëtarizimin e Festës së Pranverës.

"Ikona tradicionale" e Festës së Pranverës

Festa e Pranverës, si festa më e rëndësishme për Kinën dhe për të gjithë kombin kinez, mbart në vetvete dashurinë e emigrantëve kinezë për vendlindjen. Me thellimin e shkëmbimeve kulturore midis Kinës dhe botës së jashtme, kultura kineze pranohet gradualisht nga popujt e tjerë.

Malli për vendlindjen ka qenë gjithmonë në zemrën e emigrantëve kinezë. Në të kaluarën, për emigrantët kinezë, kthimi në atdhe për bashkimin familjar nuk ishte i lehtë. Në kuadrin e Festës së Pranverës, aktivitete të larmishme të shoqatave të kinezëve në vende të ndryshme të botës jo vetëm u heqin emigrantëve kinezë mallin për atdheun, por tërheqin dhe vendësit për të shijuar këtë kulturë të huaj .

Vitet e fundit është rritur numri i të huajve që festojnë Vitin e Ri kinez, Festën e Pranverës. Më 14 shkurt, në Muzeun Kombëtar të Arteve të ShBA-së u shfaqën shumë elemente tradicionale kineze gjatë Festës së Pranverës, si vallja e luanit, teatri i kukullave me hije, kaligrafia, letrat e prera, fenerët e kuq etj. Shumë fëmijë vendës shijuan nga afër "të kuqen kineze", duke luajtur me "luanin" dhe duke krijuar fenerë të kuq.

Ndërkombëtarizimi i Festës së Pranverës

Sipas të dhënave statistikore të Nju-Jork-ut, 14% e banorëve të qytetit janë pasardhës të familjeve aziatike dhe pjesa dërrmuese e tyre janë kinezë. Me pjepjekje shumëvjeçare të pasardhësve kinezë, në vitin 2014 guvernatori i Shtetit të Nju-Jorkut Andrew Cuomo nënshkruoi një projekt-ligj, ku përcaktohet Festa e Pranverës si festë zyrtare në shkollë, kështu Festa e Pranverës u bë e para festë zyrtare në historinë e ShBA-së, ndër festat e kinezëve.

Deri tani, mbi dhjetë vende në botë, si Indonezia, Singapori, Koreja e Jugut, Vietnami, Malajzia etj. e kanë caktuar Vitin e Ri kinez si festë zyrtare.

Krahas entuziazmit gjithnjë e më të madh të banorëve të thjeshtë, edhe politikanë të vendeve të ndryshme marrin pjesë aktivisht në festimet me rastin e Festës së Pranverës. Në prag të Vitit të Ri kinez, liderët e vendeve të ndryshme përcjellin mesazhe urimi për komunitetin e emigrantëve kinezë me mënyra të ndryshme.

Sot Festa e Pranverës, që mban traditën kulturore të kombit kinez, është jo vetëm festa e kinezëve, por edhe simboli i përhapjes së kulturës kineze.

Festa e Pranverës, në syrin e të huajve

Pjesëmarrja e perëndimorëve në Festën e Pranverës shkrihet edhe në aktivitetet e tyre të përditshme kulturore, madje një pjesë e perëndimorëve luajnë rol kryesor në aktivitetet kremtuese.

Në kuadrin e Vitit të Ri kinez 2015, 60 vjeçari australian Mao Zhisheng (emër kinez) organizoi aktivitete në Melbourne e Sidnej rreth kulturës orientale, si Qigong, Joga, menditim etj., që vendësit mund të shijojnë qetësinë e gëzimin e sjellë nga kultura orientale. Ndërsa të gjitha shpenzimet për këto aktivitete u pagua nga vetë Mao Zhisheng .

Mao ishte zv/mbikëqyrësi kombëtar i Ministrisë së Shëndetësisë të Australisë, ndërsa tani merret veçanërisht me kërkimet e praktikën e zgjidhjes së problemeve psikologjike e shoqërore të perëndimorëve me kulturën orientale dhe ftohet shpesh për leksione në Japoni, ShBA dhe Evropë. Ai tha: "Në momentin më të vështirë në jetën time, fatmirësisht hasa kulturën orientale dhe fitova mençurinë, qetësinë dhe gëzimin nga ajo. Tani përpiqem t'ua sjellë perëndimorëve këtë kulturë të çmuar. Viti i Ri kinez është një rast shumë i mirë për përhapjen e qytetërimit të lashtë oriental në perëndim."

Një zonjë që banon në zonën e 13-të të Parisit tha: "Si budiste, kam përshtypje shumë të mira për kulturën orientale. Kam banuar në lagje të kinezëve qysh nga vitet e '70-të të shekullit të kaluar dhe kam shkuar mirë me aziatikët dhe kam kremtuar së bashku me ta Festën e Pranverës. Për mua,çdo Viti i Ri kinez është një pikënisje e re."

Si shprehet horoskopi kinez i vitit 2015?

Mediat ndërkombëtare tregojnë vëmendje për këtë festë të madhe kineze, por nuk janë të sigurta si shprehet horoskopi kinez i vitit 2015, që në gjuhën kineze shqiptohet "Yang".

Në gazetën britanike "Birmingham Mail" u botua më 13 shkurt një artikull me titull: "Viti i Ri Kinez 2015 në Birmingham, është Viti i Dhisë, Dhenve apo Dashit" (Chinese New Year in Birmingham 2015: Is it the Year of the Goat, Sheep or Ram?) Në gjuhën kineze, fjala "Yang" është emri i përgjithshëm për kafshën shtëpiake të imët me brirë e me lesh të gjatë të bardhë, a të zi. Por në anglisht kjo kafshë shprehet në tre mënyra, "goat", "sheep" dhe "ram", pra Komisioni i Festave Kineze i Birminghamit vendosi të shprehet kështu: "Do të fillojë të festohet Viti i Ri Kinez sipas kalendarit bujqësor të Vitit të Dhenve dhe të Dhisë".

Edhe televizioni amerikan CNN njoftoi posaçërisht për përkthimin e Vitit "Yang". Duke iu referuar studiuesit të Universtitet të HongKong-ut Isaacs, CNN njoftoi se "Yang" është emri i përgjithshëm i kësaj kafshe, por ai vetë preferon më shumë kuptimin e dhisë, sepse nga struktura e hielogrifit "Yang" (羊), pjesa e sipërme duket si dy brirë të dhisë, por jo dhenve. Gazetari i CNN-së vizitoi nëpër rrugë e lagje të HongKong-ut dhe zbuloi figurat e llojllojshme të "Yang"-ut, të dhenve, të dhisë dhe të dashit. Në raportin e CNN-së thuhet gjithashtu se në krahasim me kinezët, aziatikët e vendeve të tjera preferojnë një figurë të përcaktuar për "Yang", p.sh. vjetnamezët përdorin "dhi", koreanojugorët parapëlqejnë "dash", ndërsa japonezët preferojnë "dhen".

Gazeta amerikane "New York Times" përdori shprehjen "kafshë ripërtypëse me brirë" në raportin mbi Vitin Yang të Kinës. Në artikull thuhet se cila shprehje përdoret varet me kë bisedoni.

Pavarësisht nga ngërçi në shprehjet e fjalës "Yang", të gjitha mediat perëndimore janë dakord se simboli i Vitit "Yang" është mbarësi dhe fatmirësi. Një nga kuptimi i "dhenve" është prodhimi i leshit, që rritet vit pas viti, gjë që simbolizon pasurinë e pafund. (Wang Lei)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China