PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Alipay, dëshmon ndryshimin e jetesës së kinezëve
2014-12-12 17:24:54 CRI Komenti juaj Printoni

8 dhjetori është dita jubilare e krijimit të "Alipay", platforma e pagimit të palës së tretë pranë kompanisë kineze të biznesit online "Alibaba". Me këtë rast, Alipay i shërben çdo klienti të tij me një deklaratë të detajuar të llogarisë gjatë 10 vjetëve të kaluar, nëpërmjet të cilës, klientët mund të shohin drejtpërdrejt të dhënat e sakta në blerje, financim, shpenzime për ujë, energji e gaz, shlyerje për kartë krediti etj. Nga të dhënat del se qysh nga viti 2004, 300 milionë përdorues të internetit realizuan 42.3 miliardë pagesa nëpërmjet Alipay.

Edhe interneti ka kujtesë. Dhjetra miliardë pagesa kanë dëshmuar ndryshimet e zakoneve të konsumatorëve, kanë skicuar hartën e ekonomisë kineze të internetit dhe pasqyrojnë gjithashtu vështirësitë e sfidat përpara ekonomisë kineze.

Këto ditë, një temë e fokusuar nga blerësit kinezë të internetit është "A guxon të shikosh deklaratën 10 vjeçare të llogarisë Alipay?" Shumë prej tyre u habitën me të vërtetë nga shuma e shpenzimeve në këtë deklaratë. Zonja Shi është fanse e blerjes online dhe thotë se megjithëse kishte një ide, shuma e shpenzimeve në deklaratën është më e madhe se parashikimi.

"Gjatë këtyre 10 vjetëve kam shpenzuar afro 300 mijë juanë (afro 50 mijë dollarësh), mesatarisht 30 mijë juanë në vit (5 mijë dollarë). U llahtarisa !. Nuk më kishte shkuar kurrë ndër mend se mund të kisha shpenzuar aq shumë në internet."

Një pjesë klientësh të Alipay nuk tregojnë shumë vëmendje për shumën e madhe në deklaratë, sepse kjo shumë jo vetëm përfshin shpenzimet në blerje online, por edhe tranzitin e parave, shlyerjen e kartës së kreditit, pagesat për ujë, gaz e energji si dhe financim. Zonja Zhou është e mendimit se me zgjerimin e funksioneve të Alipay, shpenzimet në këtë platformë do të shtohen më tej.

"Mendoj se do të shpenzoj gjithnjë e më shumë në të ardhmen me Alipay, sepse kjo platformë do të na krijojë gjithnjë e më shumë lehtësi për shpenzime."

Me pak kuriozitet, edhe unë hapa deklaratën e llogarisë sime të detajuar gjatë 10 vjetëve të kaluar. Ajo më shpjegon në mënyrë kronologjike kur u regjistrova në Alipay, kur realizova blerjen e parë në internet, kur kreva tranzitin e parë të parave, kur pagova për herë të parë shpenzimet e gazit me Alipay etj. etj. Më në fund, deklarata më analizon në cilat drejtime i bëra shpenzimet dhe sa janë fitimet nga financimi. Në deklaratë parashikohen dhe të ardhurat e mia në 10 vjetët e ardhshëm.

Për klientët, deklarata 10 vjeçare e llogarisë së Alipay dëshmon ndryshimin e të ardhurave individuale, ndërsa nga pikëpamja e përgjithshme, deklaratat skicojnë edhe ndryshimet e mënyrës së konsumit dhe të jetesës të kinezëve. Sipas të dhënave statistikore, gjatë 10 vjetëve përdoruesit kinez të internetit realizuan 42.3 miliardë pagesa nëpërmjet Alipay. Nga shuma e përgjithshme e pagesave sipas krahinave, Guangdong, Zhejiang, Shangai, Pekini dhe Jiangsu radhiten në 5 vendet e para. Analisti i Alipay Zhu Yishi tha se kjo radhitje ka qenë e qëndrueshme gjatë dy vjetëve të fundit dhe këto 5 krahina quhen nga përdoruesit e internetit "5 tuhao" (pasanik).

"Nga të dhënat statistikore del se këto 5 krahina kanë arritur të parët në epokën e informacionit, kur njerëzit përdorin shumë internet, duke realizuar 'jetesën e dixhitalizuar', që para dhjetra vjetëve parashikohej vetëm në libra."

Në hartën ekonomike të Kinës, krahinat lindore janë zhvilluar më herët se ato perëndimore, kurse në fushën e ekonomisë së internetit, disniveli midis Lindjes dhe Perëndimit nuk është aq i madh. Në radhitjen për pagesat me telefoninë e lëvizshme, Tibeti, Shaanxi, Ningxia dhe Mongolia e brendshme zunë 4 vendet e para. Ndërkohë, nga përmasa e rritjes së shumës së pagesës për frymë, radhiten në 3 vendet e para zonat Shannan dhe Shigatse të Tibetit dhe prefektura Bortala e rajonit autonom të Monglisë së brendshme.

Më e rëndësishmja është metoda e pagesës nëpërmjet internetit, e përfaqësuar nga Alipay, që ka ndryshuar mënyrën e jetesës së njerëzve. P.Sh. në të kaluarën pagesa e shpenzimeve për ujë, energji dhe gaz realizohej vetëm në bankë ku rradhët e gjata ishin shqetësuese për shumë njerëz. Alipay ka krijuar shumë lehtësi për jetesën e përditshme të banorëve, duke krijuar me radhë 4 kanale për lehtësimin e pagesës, përkatësisht për pagesën e shpenzimeve për ujë, energji dhe gaz, për shlyerjen e kartës së kreditit, për rimbushjen e celularit dhe për transit bankar. Gjatë 10 vjetëve, në Alipay u realizuan 6 mialirdë pagesa të tilla. Analisti i Alipay Zhu Yishi:

"Nëse çdo pagesë me Alipay ka kursyer 10 minuta për klient rrugë ose radhë, gjatë 10 vjetëve Alipay u kurseu klientëve kohën, në të cilën mund të shikojnë 500 milionë filma."

Krahas këtyre lehtësive, Alipay nxorri edhe produktin e financimit "Yebao" një vit më parë, gjë që shënon nisjen e financave të internetit në Kinë. Sipas të dhënave statistikore, gjatë një viti "Yebao" ka tërhequr 149 milionë klientë në mbarë vendin, duke u sjellë fitime prej 20 miliardë juanësh.

"Bigdata" e internetit na paraqit jo vetëm rezultate, por ka vlerë edhe në zbulimin e problemeve. Nga të dhënat 10-vjeçare të Alipay dalin edhe disa sinjale alarmi. Nga sasia e përgjithshme e pagesave me Alipay, 5 krahinat si Guangdong, Zhejiang, Shangai, Pekin dhe Jiangsu kanë qenë në 5 vendet e para prej shumë vjetëve dhe kanë sasinë më të lartë se krahinat qendrore dhe perëndimore. Kjo tregon se krahinat lindore hynë më herët në epokën e informacionit dhe përgjigjen me strukturën e përgjithshme të paekuilibruar të ekonomisë kineze.

Deri në tremujorin e tretë të vitit 2014, 149 milionë klientë të "Yebao" disponojnë 534.9 miliardë juanë, gjë që tregon se në kohën kur kinezët kanë më shumë pasuri private, mungojnë akoma kanale për financim dhe struktura e investimeve nuk është e arsyeshme.

Të gjitha këto të dhëna do të jenë në ndihmë të vendimmarrësve në kuptimin e gjendjen së ekonomisë kineze, që të hartojnë politikën më shkencore në interes të qytetarëve. (Wang Lei)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China