PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kurdët, në trazirat midis vendeve të Lindjes së Mesme
2014-11-03 15:27:08 CRI Komenti juaj Printoni

Kohët e fundit, përballja e Lindjes së Mesme me organizatën ekstremiste "Shteti Islamik" ka nxjerrë në shesh kurdët. Kush janë kurdët? Si do të jetë fati i tyre në rajonin e trazuar të Lindjes së Mesme ? Në programin e sotëm, do të fokusohemi te kurdët.

"Kurdët, Armiku nr.1 i Turqisë"

Në qershor të këtij viti, "Shteti Islamik" pushtoi Mosulin, qytetin kryesor në veri të Irakut. Qysh nga ajo kohë, kurdët në Irak dhe në Siri u përballën me një situatë mjaft kritike. Terroristët e "Shtetit Islamik" ishin të gatshëm për të pushtuaredhe qytetin Erbil, kryeqendrën e rajonit autonom të kurdëve të Irakut. Pasi ShBA-ja nisi sulmet ajrore kundër IS-it në Irak, organizata terroriste ndryshoi objektivin, duke iu drejtuar kurdëve në Siri. Muaj me radhë, IS sulmoi pandërprerë qytezën Kobani, vendbanimi i tretë i kurdëve në Siri, që orvatet të kontrollojë tërë zonën kufitare midis Turqisë dhe Sirisë. Përballë sulmeve të organizatës terroriste, afro 200 mijë kurdë në Siri iu drejtuan juglindjes së Turqisë. Ndërkohë, kurdët e armatosur që vazhdojnë luftën kundër IS, kanë pësuar humbje të njëpasnjëshme, për shkak të cilësisë së ulët luftarake dhe armatimeve të vjetra.

Më 20 tetor, forcat e armatosura kurde në Siri u frymëzuan nga "ndihmat ushtarake" të ShBA-së. Por disa ditë më parë, presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan kundërshtoi furnizimin me armë nga ShBA-ja dhe aleatët e saj të NATO-s, sepse sipas tij "Për Turqinë,forcat e armatosura kurde në Siri, përfaqësojnë një organizatë terroriste njësoj si Partia e Punëtorëve të Kurdistanit"

Lidhur me këtë qëndrim të Turqisë, gazeta ruse "Nezavisimaya" analizon se Partia e Punëtorëve të Kurdistanit që kërkon autonomi, ka zhvilluar prej 30 vjetësh një lëvizje rebele, prandaj është i kuptueshëm qëndrimi i Turqisë, kundër fuqizimit të forcave të armatosura kurde. Mirsky, specialist i Institutit Kërkimor të Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe të Ekonomisë Botërore pranë Akademisë së Shkencave të Rusisë, është i mendimit se Turqia nuk do t'i ndihmojë kurdët në goditjen kundër IS-it, sepse për të, kurdët janë armiku nr.1, ndërsa pushteti i Sirisë në vend të dytë, duke u pasuar në vend të tretë nga IS.


Foto: Lefteris Pitarakis / 东方IC

Qëndrimi i qeverisë turke dhe pengimi i saj ndaj ndihmave amerikane për kurdët ka ngjallur pakënaqësi të madhe te kurdët në Turqi. Ditë me radhë, kurdë në 35 krahina turke si dhe organizata pro-kurde kanë zhvillua protesta. Ndërkohë, lideri i Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit, Abdullah Ocalan, i dënuar me burgim të përjetshëm është shprehur se nëse kurdët në Kobani do të masakrohen, Partia e tij do të ndalojë marrëveshjen e armëpushimit me qeverinë turke. Në komentin e gazetës turke "Today's Zaman" thuhet se po ndryshojnë qëndrim një pjesë e politikanëve dyshues ndaj Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit dhe partive të tjera pro-kurde,si dhe shumë turq shprehin simpati për fatin e kurdëve. Njoftohet se më 20 tetor, ministri i jashtëm turk, duke ndryshuar qëndrim, deklaroi se Turqia do t'i ndihmojë kurdët në goditjen kundër "Shtetit Islamik".

Historia e shkurtër e fatit të kurdëve

Prej kohësh, kurdët kanë jetuar në trazirat midis vendeve të Lindjes së Mesme.


Foto: NurPhoto / 东方IC

Në Lindjen e Mesme jetojnë mbi 30 milionë kurdë, që përbëjnë kombin e 4-t në këtë rajon. Kurdët janë "kombi më i madh që nuk ka shtetin e vet". Gjatë shekujve, ata u tradhëtuan herë pas here nga aleatët dhe vendbanimet e tyre u shkatërruan. Historia po përsëritet. "Shteti Islamik" po pushton vatrën e kurdëve dhe kurdët në Irak dhe në Siri janë bërë pre e masakrave.

Ndër vendet e Lindjes së Mesme, Turqia ka më shumë kurdë. Popullsia prej 18 milionë kurdësh zë afro 15% të popullsisë turke dhe banon kryesisht në lindje dhe juglindje të Turqisë.

Në Irak, mbi 8 milionë kurdë zënë afro 25% të popullsisë. Kurdët po luajnë një rol shumë të rëndësishëm në rindërtimin e Irakut. Sipas Kushtetutës së fundit të Irakut, presidenti i shtetit duhet të jetë kurd. Në qeverinë aktuale irakiane, 1/5 e ministrave janë kurdë.


Foto: NurPhoto / 东方IC

Në Siri ka afro 2 milionë kurdë, që zënë afro 10-15% të popullsisë dhe përbëjnë pakicën kombëtare më të madhe në këtë vend.

Kurdët që nuk kanë shtetin e vet kanë vuajtur nga trazirat në Lindjen e Mesme. Në vitet '20-të të shekullit të kaluar, pas shpërbërjes së Perandorisë Osmane, udhëheqësi i Turqisë Mustafa Kemal Ataturk refuzoi "Traktarin e Sevresit", të nënshkruar midis vendeve të Antantës dhe Perandorisë Osmane, të cilat premtuan krijimin e shtetit kurd. Gjatë dhjetra vjetëve, Turqia ka shtypur shumë kryengritje të kurdëve.

Edhe në Siri, qeveria ka shtypur me të gjitha forcat kurdët si komb. Por autoritetet aktuale siriane zbatojnë një politikë relativisht të butë ndaj kurdëve, duke i lejuar përdorimin e gjuhës kurde në shkolla dhe hapësira të tjera publike.

Kurdët kanë pësuar dhunë gjithashtu në Iran dhe Irak. Krahas këtyre, janë shënuar dhe mjaft konflikte mes vetë kurdëve. Gjatë viteve 1994-1997, Partia Demokratike Kurde dhe Aleanca Patriotike Kurde u përfshinë nga lufta civile.


Foto: Patrick Tombola/laif / 东方IC

Trazirat në Lindjen e Mesme nga IS-i kanë nxjerrë në ndritë edhe kurdët që jetojnë në Evropë dhe ShBA. Vitet e fundit, numri i kurdëve në Evropë u shtua dhe ndikimi i tyre është forcuar. Aktualisht në Gjermani jetojnë 500-800 mijë kurdë, që përbëjnë grupin më të madh të kurdëve në Evropë.

Qysh nga vitet '70-të të shekullit të kaluar, në ShBA-në kishte 4 rryma të refugjatëve ose të emigrantëve kurdë. Pavarësisht nga ndryshimet fisnore, fetare dhe parimore, pjesa dërrmuese e kurdëve në ShBA nuk synojnë "ëndrrën amerikane " ose shkëputjen nga varfëria, por të shpëtojnë nga lufta.

A do të kenë shtetin e vet kurdët?

Në një artikull të botuar kohët e fundit në gazetën amerikane "Huffington Post" thuhet se në fillim të viteve '90 të shekullit të kaluar, me mbrojtjen nga "zona e ndaluar e fluturimit", e krijuar nga disa vende me në krye ShBA-në, kurdët në Irak filluan të kërkonin të drejtat e autonomisë. Pas luftës civile, kurdët në Irak u bashkuan dhe u orvatën të ndërtojnë "Kurdistanin" demokratik dhe proamerikan. Sot, në këtë rajon autonom ka spitale, shkolla, restorante, hotele me 5 yje, parqe dhe aeroport, të cilat të habisin, ndaj lind pyetja "A do të ketë në botë Shtet të Kurdistanit?"


Foto: Lefteris Pitarakis / 东方IC

Kohët e fundit, në shumë media amerikane dhe ruse janë botuar analiza me tituj si "A do të lindë Kurdistani i pavarur?", "A është koha për krijimin e shtetit kurd?". Por në të gjitha analizat mbizotëron opinioni se "krijimi i shtetit kurd përballet me rreziqe të mëdha".

Diplomati amerikan Galbreath, që ishte zv/përfaqësues i OKB-së në Afganistan dhe këshilltar për zonën kurde, tha ditët e fundit se Partia e Punëtorëve të Kurdistanit në Turqi dhe administrata lokale e zonës të kurdëve në Irak kanë qenë armike. Sipas diplomatit amerikan, partitë e kurdëve në disa vende të Lindjes së Mesme nuk kanë objektiva të përbashkëta. Sipas tij, Kurdistani në Irak ka mundësi të shpallë pavarësi, kurdët në Turqi s'kanë mundësi të jenë të pavarur, përsa u kërket kurdëve në Siri, gjendja e tyre është më e ndërlikuar.

Në botë jetojnë mbi 30 milionë kurdë, por askush nuk mund të parashikojë fatin e tyre. (Wang Lei)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China