PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Shijuesit tradicionalë të çajit kinez adoptojnë kulturën e kafesë
2014-10-29 17:26:03 CRI Komenti juaj Printoni

Shijuesit tradicionalë të çajit kinez adoptojnë kulturën e kafesë

Në tokën e çajit, pirja e kafesë dhe kultura e saj po përhapen me një shpejtësi virusale. Deri tani llogaritet në një treg prej 3 miliardë dollarësh dhe po ritet me 25 për qind çdo vit.

Këta burra janë duke përgatitur një pije të nxehtë me të gjithë dashurinë dhe përkushtimin që zakonisht i kushtohet çajit, për të marrë prej tij aromën dhe shijen maksimale. Dhe pavarësisht se këtu ndodhemi në Kinë, ky ritual kaq i detajuar nuk është për një filxhan caj, por për një filxhan kafe.

Edhe me një traditë mijëra shekullore të pirjes së çajit, kultura e kafesë po zë vend me shpejtësi në Kinë, falë edhe konsumatorëve si Zhou Lin dhe familja e tij.


Foto: 东方IC

"Unë mendoj se kafeja është shumë e shijshme. Është shumë e ndryshme nga çaji kinez. Kam vënë re se lloje të ndryshme kafesh kanë shije të ndryshme. Babai e dashuron kafenë. Ne kemi një makinë kafeje në shtëpi."

Pirja e kafesë është me siguri një zakon jo i hershëm në Kinë, por me shpejtësi po bëhet popullor.

Në Ekspozitën e Kafesë së Pekinit të mbajtur së fundi, barist është emri që përdoret për ata përgatisin pije të bazuara mbi kafenë ekspres si dhe përgatisin forma të çuditshme për 'capucciono' dhe 'latte'.

Industria e kafesë tani në Kinë llogaritet në 3 miliardë dollarë në vit, me një rrije prej 25%. Madje, sipas disa llogaritjeve, Kina mund të bëhet tregu më i madh i kafesë në 10 vjetët e ardhshëm.

Ky është një lloj biznesi i inkurajuar nga kompani të huaja, siç është dhe Royal Coffee, një eksportues amerikan i kafesë.

Peter Radosevich është menaxher 'Royal Coffee' për Azinë.

"Ne me të vërtetë besojmë se, shtimi i dyqaneve Starbucks dhe apo Pacific (kompani kafeje), nga perspektiva jonë kjo kafe ndoshta jo e cilësisë më të mirë, ndaj nuk besojmë se shijet e konsumatorit kanë filluar të ndryshojnë, dhe ata janë duke filluar të pranojë lloje dhe kafe me shije të ndryshme, nga origjina të ndryshme. Dhe unë mendoj se kjo e bën interesant dhe të rëndësishëm këtë treg për kompaninë tonë."

Në të kaluarën, kishte plot shtëpi çaji në qytet Pekini, por tani ato janë zëvendësuar nga dyqanet apo linjat ndërkombëtare të kafesë.


Foto: 向远坤 / 东方IC

Tani konsumatorët e kafesë në Kinë popullojnë dyqane të njohura dhe me famë ndërkombëtare si Starbucks apo Costa Coffee.

Kanë një konkurrencë të fortë për të përgatitur filxhanin më të mirë të kafesë.

Në konkursin 'Café Show China', baristët më të mirë vlerësohen për aftësinë e tyre të përgatitjes së filxhanit më të pashëm dhe kafesë më të shijshme.

Një nga gjyqtarët, Lucy Bai, është zv-drejtore e Shoqatës së Kafesë së Kinës dhe drejtore ekzekutive dhe 'China Barista & Coffee School.

Ajo thotë se është e rëndësishme që ndërsa Kina zhvillon kulturën e kafesë, duhet të ruajë një nivel të lartë profesionalizmi.

"Shkolla jonë e kafesë është e para që sjell në Kinë një sistem arsimor europian dhe amerikan të kafesë. Unë jam gjyqtarja e parë kineze e kafesë në Europë. Dhe jam gjithashtu një shijuese dhe gjyqtare ndërkombëtare e kafesë. Ne kemi bërë shumë kërkime mbi konsumin kafe në vendet e huaja, kështu që tani jemi duke punuar për të kultivuar një kulturë unike kineze të kafesë dhe duke i kombinuar shijet e kinezëve me ato të huajve."

Gjyqtarët shijojnë me ngadalë kafenë dhe vlerësojnë baristët për prezantimin, përgatitjen dhe natyrisht shije e kafesë.

Baristët e Kinës mund të jenë në gjendje për të konkurruar në një nivel ndërkombëtar, por nganjëherë ka vështirësi për kompanitë kineze të kafesë që kërkojnë të bëjnë të njëjtën gjë.

Xu Lianming është drejtor i kompanisë 'Pu'er Jiangcheng Fuwang Coffee Biotechnology'.

Pu'er është një çaj i famshëm i Kinës, por Xu dhe kompania e tij po specializohet për të eksportuar kafe. Sigurisht nuk është e lehtë edhe pse Kina është një treg me rritje të shpejtë.

"Si një tregtar kafeje dhe kompani prodhuese, ne vemi re se kafeja e kultivuar në Kinës nuk ende ndonjë avantazh të veçantë çmimi. Pra, nëse kokrrat e kafesë kineze nuk janë të një cilësie të mirë, do të jetë shumë e vështirë për të konkurruar dhe për të pasur sukses ekonomik në tregun ndërkombëtar të kafesë. "

Por pavarësisht kësaj, kinezët po mësojnë shijen e kafesë. Për shumë prej tyre, përfshirë dhe Long Taoran, kafeja është pjesë e së përditshmes.

"Po, përfundimisht është bërë një zakon për ne. Përveç kohës kur ushqeja me gji fëmijën, pirja e kafesë është një zakon i përditshëm, një ose dy filxhanë në ditë."

Me rreth 1 miliard shijues kafeje në Kinë, kultivimi i kulturës së kafesë këtu, është një arsye për fermerët, përpunuesit dhe shitësit, për të buzëqeshur.

Ukraina riafirmon kursin e saj europian

Ukrainasit kanë zgjedhur. Dhe këto ishin ndoshta zgjedhjet e tyre më të rëndësishme që prej pavarësisë së vendit. Sepse për herë të parë në parlament do të ketë një shumicë të gjerë properëndimore, e cila mund ta reformonte vendin dhe të çonte atë drejt Evropës. Dhe për herë të parë në parlament hyjnë disa aktivistë të rinj, të cilët duan të ndryshojnë vendin me ide liberale dhe demokratike. Ata kandiduan në lista të sigurta dhe arritën në këtë mënyrë që të hyjnë në parlament.


Foto: Dzhavakhadze Zurab / 东方IC

Dimrin e kaluar së bashku me qindra e mijëra të tjerë ata dolën në rrugë për të përmbysur regjimin e korruptuar dhe autoritar të Viktor Janukoviçit. Tani ata marrin përgjegjësinë politike në parlament dhe duhet të tregojnë atje, nëse mund ta sfidojnë ndikimin e elitave të vjetra politike dhe të oligarkëve, biznesmenëve të pasur, të cilët ndjekin kryesisht interesat e tyre personale në politikë.

Aktivistët e Maidanit janë fituesit e këtyre zgjedhjeve ashtu edhe partitë, që mbështeten në atë kohë ndryshimet politike, në radhë të parë aleanca zgjedhore e presidentit "Blloku Petro Poroshenko" dhe partia "Fronti Popullor" e kryeministrit provizor Arsenij Jazenjuk. Të dy partitë së bashku kanë një shumicë në parlamentin e ri dhe mund ta modernizojnë tani vendin sipas modelit evropian.

Edhe parti të tjera vijnë në konsideratë si partnerë koalicioni. Për të çuar përpara reformat e nevojshme dhe pjesërisht të dhimbshme ekonomike dhe sociale, do të ishte e nevojshme një aleancë e gjerë. Sidomos partia "Vetëndihma", që është e fortë në Ukrainën perëndimore dhe do të jetë për herë të parë e përfaqësuar në Verhovna Rada dhe ndoshta edhe partia e "Atdheut" e Julia Timoshenkos mund të ndihmojnë për t'i dhënë mbështetje kursit politik drejt perëndimit.


Foto: Viktor Drachev / 东方IC

Kjo nuk do të jetë e thjeshtë, edhe sepse forcat proeuropiane vuajnë nga rivalitetet personale. Përveç kësaj në parlament, megjithëse ka shumë fytyra të reja, janë të përfaqësuara përsëri elitat e vjetra, në mesin e tyre edhe ish besnikë të Janukoviçit, të cilët kanë krijuar "Bllokun opozitar". Sistemi zgjedhor ukrainas i përzier me listat e mbyllura dhe zgjedhjen e kandidatëve të drejtpërdrejtë e ka bërë me sa duket edhe këtë herë të mundur, që mandatet në parlament të bliheshin nga njerëz me para dhe ndikim.

Edhe forcat populiste dhe të djathta mund të vështirësojnë punën konstruktive në parlament. Por ata kanë marrë shumë më pak vota nga sa pritej. "Sektori i djathtë", partia ekstreme e krahut të djathtë nuk mundi të hyjë në parlament. Edhe partia nacionaliste "Liria", si dhe partia populiste "Partia Radikale", janë në rënie. Për politikanët në skajin e djathtë të politikës ukrainasit nuk kanë simpati të madhe.

Prandaj këto zgjedhje janë një sukses i madh për demokracinë në Ukrainë. Ndërrimi i pushtetit është legjitimuar. Rusia, e cila deri tani mohonte legjitimitetin e qeverisë provizore dhe i paraqiste aktorët e Maidanit si fashistë, nuk mund të mbështetet më në këto argumente absurde. Ukrainasit ashtu si në zgjedhjet presidenciale në maj vendosën përsëri me shumicë dërrmuese për forcat demokratike dhe të moderuara.


Foto: AA / 东方IC

Edhe fakti që shumë njerëz nuk mundën të votonin për shkak të luftës në lindje të Ukrainës, nuk ndryshon asgjë në legjitimitetin e votës. Mandatet e zonave të prekura mbeten vakante. Jo Kievi, por Moska me aneksimin e Krimesë dhe mbështetjen e separatistëve dhe mercenarëve në Donbas ua ka hequr njerëzve, që jetojnë atje, mundësinë për të marrë pjesë në zgjedhje të ndershme dhe të lira.

Dhe këto zgjedhje e çojnë Ukrainën më tej në rrugën drejt Evropës. Njerëzit në Ukrainë e duan këtë perspektivë evropiane. Rezultati i qartë i zgjedhjeve ofron një shans të madh për këtë. Tani politikanët në Kiev duhet të punojnë. Dhe Bashkimi Evropian duhet ta mbështesë Ukrainën edhe me perspektivën e anëtarësimit në BE.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China