PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Një kinez në Parlamentin Evropian
2014-10-27 18:13:35 CRI Komenti juaj Printoni

Parlamenti Evropian, Këshilli i Bashkimit Evropian dhe Komisioni i Bashkimit Evropian janë 3 institucionet kryesore të legjislacionit, të mbikëqyrjes dhe këshillimore në Bashkimin Evropian. Sot në këtë institucion tipik të Bashkimit Evropian ka një prani kineze, ai është kinezi i parë që punon në Parlamentin Evropian, ndihmësparlamentari Gai Lin.

30 vjeçari Gai Lin është një i ri i pashëm dhe plot vetëbesim. Megjithëse ka jetuar për 15 vjet në Belgjikë, ai flet ende me dialektin e fortë të Kinës Verilindore. Duke folur për punësimin në Parlamentin Evropian ai kujton takimin në verën e vitit 2004 me parlamentarin me shtetësi britanike në Parlamentin Evropian, Nirj Deva, në një bar :

"Pas disa gotave ndjehesha i motivuar. Në barin me hapësirë të madhe, i zoti kishte ndërtuar dy kate, ku unë u ngjita me duar deri në lartësinë 5 metra. Nirj Deva që po pinte në të njejtin lokal admiroi guximin tim dhe kështu u njohëm me njëri-tjetrin ."


Foto: 东方IC

Nirj Deva është një aziatik që ka patur sukses në Evropë. Ai ka lindur në vitin 1948 në Sri Lanka dhe më pas ka kryer studimet dhe ka punuar në Britaninë e Madhe. Në vitin 1992, ai u zgjodh anëtar i Dhomës së Komuneve të Britanisë dhe në vitin 1999 u zgjodh euro-parlamentar. Siç thotë Gai Lini, ndoshta për shkak të pamjes së ngjashme aziatike, ata të dy krijuan shpejt miqësi dhe diskutonin shpesh për marrëdhëniet midis Evropës e Kinës. Me propozimin e Nirj Devas, në dimrin e vitit 2004, Gai Lin u pranua në komisionin e zhvillimit të jashtëm pranë Parlamentit Evropian, si asistent i Nirj Devës. Në verën e vitit 2005, Nirj Deva i drejtoi një letër kryetarit të Parlamentit Evropian dhe i kërkoi të punësojë Gai Linin. Më në fund, Gai Lin u punësua si këshilltar i parlamentarëve, duke filluar karrierën në Parlamentin Evropian.

Duke folur për punësimin e Gai Linit në Parlamentin Evropian, Nirj Deva tha:

"Unë i pyeta kolegët në Parlamentin Evropian: 'A e njihni Kinën? Në fakt përveç kritikave ndaj Kinës, asnjëri nuk e njihte atë. Kina zë 1/4 e popullsisë së mbarë botës dhe duhet ta njohim këtë vend, sepse ka rëndësi të madhe për ne. Atëkohë në Parlamentin Evropian nuk kishte asnjë kinez, prandaj vendosa të punësojmë Gai Linin, i cili është një kandidat i përshtatshëm."

Në atë periudhë marrëdhëniet midis Parlamentit Evropian dhe Kinës nuk ishin shumë të mira dhe disa parlamentarë i përmbaheshin qëndrimit armiqësor ndaj Kinës. Sapo nisi punën, Gai Lin e ndjeu menjëherë këtë atmosferë jo miqësore:

"Kur sapo fillova punë në Parlamentin Evropian shumë parlamentarë më quanin 'spiun kinez'. Në fillim nuk dija se si t'u përgjigjesha. Pak nga pak,nisa të bëj shaka me ta. Unë u thashë se të gjitha informacionet në Parlamentin Evropian janë të hapura dhe mund të zbulohen në uebsajt, ndaj nuk ka nevojë për "spiun".

Për të ndryshuar gjendjen e vështirë, Gai Linit i lindi ideja e krijimit të grupit të miqësisë Evropë-Kinë në Parlamentin Evropian. Lidhur me këtë ai shprehet :

"Vura re se shumë parlamentarë mbanin një qëndrim antikinez, për shkak të mosnjohjes së Kinës. Në atë periudhë në Parlamentin Evropian ekzistonte grupi i miqësisë Evropë-Indi, grupi i miqësisë Evropë-Sri Lankë etj., prandaj mendova se përse të mos krijohej dhe grupi i miqësisë me Kinën. Për këtë kërkova përkrahjen e Nirj Devas dhe ai u tregua i gatshëm për të më ndihmuar. U desh një vit punë për krijimin e grupit.

Në vitin 2006, u krijua në Parlamentin Evropian grupi i miqësisë Evropë-Kinë, i cili ka për qëllim që t'i ndihmojë parlamentarët ta njohin Kinën, duke nxitur zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe. Nirj Deva është kryetari i grupit dhe Gai Lin është sekretari i përgjithshëm. Grupi i miqësisë organizon vizitat e parlamentarëve në Kinë dhe kundërshton çdo projekt për përçarjen e Kinës. Në vitin 2008, grupi mblodhi çadra për banorët e prekur nga tërmeti i fuqishëm në Wençuan të Kinës. Kur shumë parlamentarë ishin kundër Lojërave Olimpike të Pekinit të vitit 2008, grupi i miqësisë organizoi veprimtarinë e përkrahjes së këtyre Lojërave. Gjatë vizitës së Dalaj Lamës në Evropë, Gai Lin botoi një artikull në gazetë ku kritikonte Parlamentin Evropian për ftesën e Dalaj Lamës dhe i bëri thirrje BE-së t'i kushtojë më shumë vëmendje forcimit të bashkëpunimit dypalësh me Kinën dhe në drejtim të përballimit të krizës ekonomike.


Foto: Michael Trippel/laif / 东方IC

Me forcimin e potencialit shtetëror të Kinës, më shumë parlamentarë kanë vënë re rëndësinë e vendosjes së marrëdhënieve miqësore me Kinën. Deri sot në grupin e miqësisë Evropë-Kinë janë pranuar mbi 40 parlamentarë , duke u bërë grupi më i madh i miqësisë në këtë parlament.

Tani atmosfera ndaj Kinës në Parlamentin Evropian ka ndryshuar shumë dhe Gai Lin është emëruar këshilltar i posaçëm për politikën ndaj Kinës. Duke folur për këtë, Gai Lin tha:

"Parlamenti Evropian ka ndryshuar shumë dhe mendoj se shkaku kryesor është forcimi i potencialit shtetëror të Kinës. Evropianët kanë kuptuar se kanë nevojë për Kinën dhe marrëdhëniet e mira euro-kineze janë në favor të interesave evropiane. Ata kanë filluar ta pranojnë Kinën, si dhe të më pranojnë mua si kinez." (Fani)

德瓦 纳吉•德瓦Nirj Deva

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China