PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Parandalimi i përhapjes së virusit Ebola në Evropë
2014-10-20 17:31:31 CRI Komenti juaj Printoni

Pas shpërthimit të gjendjes epidemike Ebola në Afrikën Perëndimore, komuniteti ndërkombëtar ka ndërmarrë masa të ndryshme për të parandaluar përhapjen e virusit. Megjithatë në SHBA dhe në Evropë janë regjistruar raste të prekurish nga Ebola.

Gjatë përkujdesjes për të sëmurët e prekur nga Ebola, infermierja spanjolle Teresa Romero u infektua rëndë nga virusi. Ajo është personi i parë i infektuar nga Ebola në kontinentin europian. Specialisti i shëndetit publik të Spanjës Fernando u shpreh se aktualisht gjendja e Teresa Romeros paraqitet serioze dhe shqetësuese, por personat që kanë kontaktuar me të, nuk kanë asnjë shenjë të infektimit nga virusi.

Fernandotha:

"Gjendja e Teresa Romeros është ende e rëndë,por duhet tju informoj se personat që kanë patur kontakt me të nuk kanë shenja infektimi. Kjo do të thotë se tani në Spanjë nuk ka persona të tjerë që mund të përhapin virusin Ebola, përveç Teresës."

Në të njëjtën kohë, vendet e tjera evropiane kanë filluar të marrin masa për të parandaluar përhapjen e virusit Ebola. Drejtori i Drejtorisë së Parandalimit Shëndetësor të Britanisë David Herman është i mendimit se rastet e sëmundjes Ebola do të shtohen në tërë botën dhe çdo vend duhet të bëjë përgatitje për një gjendje të mundshme epidemike:

"Jam i mendimit se do të ketë më shumë raste të sëmundjes Ebola në botë, sepse ky është një virus ngjitës. Ebola përhapet ndër masat popullore dhe në kohën e inkubacionit, shumë pacientë nuk e dinë se janë infektuar nga virusi. Nuk jemi të qartë se sa raste të reja të sëmundjes do të shtohen, prandaj çdo vend duhet të bëjë përgatitjet e duhura."

Në Francë u zhvillua mbledhja e kabinetit për përballimin e gjendjes epidemike Ebola. Pas mbledhjes, ministrja e Shëndetësisë Marisol Touraina u shpreh se ky vend po studjon masat e shtimit të ndihmës ndaj vendeve të Afrikës Perëndimore në gjendje të rëndë epidemike, veçanërisht ndaj Guinesë. Qeveria planifikon të dërgojë më shumë mjekë e infermierë në këto vende duke transportuar pajisje mjekësore në to. Ajo shtoi se nëse ka nevojë, udhëtarët e fluturimeve nga Guineja në Francë do ti nësntrohen inspektimit fizik në aeroport.

Marisol Touraina tha se deri tani në Francë nuk është zbuluar asnjë rast i infektuar nga virusi Ebola dhe po tregohet vigjilencë të lartë për këtë virus. Ajo shtoi se në vendet e Afrikës Perëndimore të prekura rëndë nga Ebola, rastet e mjekëve e infermierëve të infektuar kanë arritur në 395 dhe 216 prej tyre kanë vdekur.

Në Rusi, ministrja e Shëndetësisë Veronika Skvortsova u shpreh se qeveria po merr masa aktive e të rrepta për ta parandaluar përhapjen e virusit Ebola. Ajo tha:

"Për të ulur në nivelin më të ulët rrezikun e mundshëm të përhapjes së virusit Ebola në Rusi, qeveria ka marrë masa shumë të rrepta. Çdo muaj ne inspektojmë 7500 fluturime në 71 aeroportë të mbarë vendit dhe u matim temperaturën udhëtarëve. Çdo njeri që ka qenë në vendet e Afrikës Perëndimore gjatë 1 muaji e gjysmë të kaluar duhet ti kryhet kontroll shëndetësor. Nëse zbulohet ndonjë shenjë sëmundjeje si për shembull ethe, do të izolohen personat e dyshimtë të infektuar nga virusi për të marrë mjekim."

Siç bëhet e ditur nga Ministria e Shëndetësisë e Rusisë, ky vend ka shpikur vaksinën kundër virusit Ebola, për të cilën po bëhet prova klinike dhe ka shpresë të vihet në përdorim pas 6 muajsh.

Sipas të dhënave të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, virusi Ebola ka shkaktuar mbi 4000 të vdekur kryesisht në Liberi, Sierra Leone dhe Guine.

Sekretarja e përgjithshme e kësaj organizate Magrit Çan është e mendimit se në vendet me shëndetësi të zhvilluar nuk do të ketë shumë raste të infektuara nga virusi Ebola, por theksoi se nuk përbën çudi që raste të Ebolës të shënohen jashtë Afrikës Perëndimore, sepse jemi në kohën e globalizimit. Ajo tha:

"Jetojmë në këtë botë me kontakte të ngushta, njerëzit e vendeve të ndryshme lëvizin nga një vend në një tjetër, prandaj nuk është çudi që të vërehen raste të infektara nga virusi Ebola në SHBA etj." (Fani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China