PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Partneriteti kino-rus: nuk bazohet vetëm te gjeopolitika
2014-10-20 17:32:08 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri i Kinës Li Keqiang zhvilloi një vizitë zyrtare në Rusi nga 12 deri më 14 shtator. Gjatë kësaj vizite frytdhënëse, të dy palët nënshkruan afro 40 marrëveshje të bashkëpunimit ndërqeveritar dhe midis ndërmarrjeve, që përfshijnë fushat energjetike, të fluturimeve kozmike, të hekurudhës me shpejtësi të lartë, të energjisë bërthamore, turistike, financiare etj. Për "përqafimin midis dragoit dhe ariut", bota perëndimore reagon në mënyra të ndryshme.

Në vitin 2008, midis Kinës dhe Rusisë u krijua mekanizmi i bisedimeve mbi energjinë. Gjatë 6 vjetëve, të dyja palët nënshkruan disa marrëveshje dhe memorandume që kanë të bëjnë me naftën, gazin natyror, qymyrgurin, energjinë elektrike, centralin bërthamor, hidrocentralin etj. Marrëveshja më tërheqëse e nënshkruar kohët e fundit është mbi bashkëpunimin e linjës lindore të gazsjellësit.

Gazi natyror, në krahasim me naftën, është më i pastër, më efektiv dhe më i sigurt. Pas inaugurimit të linjës lindore të gazsjellësit Rusi-Kinë, do të zbutet shumë niveli i ndotjes së mjedisit në verilindje dhe veri të Kinës, që janë në përkeqësim e sipër dhe do të përmirësohet mjedisi ekologjik në zonat përgjatë linjës. Për palën ruse, kjo linjë do të zgjerojë tregun e saj në Lindjen e Largët. Prandaj, linja e gazsjellësit Rusi-Kinë do të jetë një objekt me fitime të përbashkëta.

Krahas fushës energjetike, bashkëpunimi kino-rus në objektet e mëdha ka të bëjnë edhe shumë fusha të tjera, si të energjisë bërthamore, të fluturimeve ajrore dhe kozmike, të ndërtimit të infrastrukturës, të informacionit teknologjik etj.

Kryeministri i Kinës Li Keqiang tha ditët e fundit në Moskë se në 8 muajt e parë të këtij viti, vëllimi i eksportit të produkteve elektro-mekanike ruse ndaj Kinës u dyfishua në krahasim me të njërjtën periudhë të vitit të kaluar. "Kjo tregon se Rusia ka forcë konkurrese në produktet tekniko-shkencore dhe në pajisje, ndërsa Kina ka epërsi në treg."

Lidhur me hekurudhat me shpejtësi të lartë, Kina dhe Rusia do të realizojnë me prioritet objektin e hekurudhës Moskë-Kazan. Tani për udhëtimin nga Moska në Kazan duhet të paktën 11 orë, kurse me trenin e shpejtësë së lartë, kjo periudhë do të pakësohet shumë.

Tjetër bashkëpunim i rëndësishëm, i arritur gjatë vizitës së kryeministrit kinez në Rusi është në fushën satelitore. Kina dhe Rusia do të përdorin bashkërisht sistemin kinez Beidou dhe atë rus Glonass për përcaktimin e vendndodhjes me satelit dhe do të shkëmbejnë të dhënat e satelitëve për telekomandim.

Bashkëpunimi në objekte të mëdha nuk ndahet nga "paratë". Kësaj here, Kina dhe Rusia nënshkruan edhe marrëveshjen e shkëmbimit të monedhave dypalëshe, që të krijojnë lehtësi në shlyerje dhe të ulë koston e tregtisë. Tani në tregtinë kino-ruse, 57% të vëllimit u realizua nga bankat e të dy palëve, prandaj të dyja palët kanë nevojë të madhe për shlyerje me monedhën vendase.

Gjatë vizitës së kryeministrit Li Keqiang, u zhvilluan dhe shumë aktivitete të tjera. Aktiviteti i tij i parë zyrtar në Rusi ishte vendosja e kurorës së luleve në varrezat e dëshmorëve të panjohur. Vitin e ardhshëm, të dyja vendet do të organizojnë bashkërisht aktivitete për të kremtuar 70 vjetorin e fitimit të Luftës së Dytë Botërore. Li Keqiang tha se kjo ka për qëllim që t'i transmetojë komunitetit ndërkombëtar vendosmërinë për paqen dhe drejtësi.

Shumë media perëndimore janë të mendimit se sanksionet e Perëndimit e shtynë Rusinë drejt Kinës dhe Kina është "favorizuesi nr.1" i kundërvënies midis Perëndimit dhe Rusisë.

Këto thënie janë vetëm një nga arsyet e afrimit midis Kinës dhe Rusisë. Perëndimorët duhet të dinë se ky ishte takimi i 19-të i rregullt midis kryeministrit kinez dhe atij rus. Marrëdhëniet kino-ruse janë rritur vazhdimisht. Ai që konsideron bashkëpunimin kino-rus si shtojcë e qëndrimit të Perëndimit ndaj Kinës dhe Rusisë, është ndikuar nga centrizmi perëndimor.

Moska dhe Pekini kanë patur kundërvënie për një kohë të gjatë. Por qysh nga vitet e '90 të shekullit të 20-të, të dyja palët nisën të ecin në rrugën e marrëdhënieve miqësore dypalëshe, të cilat kanë kaluar periudhat e ndryshme, të ngrohta dhe të ftohta, të marrëdhënieve midis Perëndimit dhe Rusisë. Konsiderohet se Rusia, në kohën e Jelcinit, ka ndjekur një politikë të jashtme properëndimore, por Jelcini, është gjithashtu nismëtari i rëndësishëm i marrëdhënieve të reja kino-ruse.

Uashingtoni dhe Moska kanë qenë në kundërvënie për një kohë më të gjatë, por amerikanët nuk nxjerrin mësime nga kjo histori. Në mendjen e tyre mbizotëron "përvoja" e përmbysjes së Bashkimit Sovjetiv dhe e luftës së ftohtë. Ndoshta, Uashingtoni shpreson të arrijë edhe një herë sukses në të njëjtën mënyrë.

Fytyra shpeshherë e pakëndshme e Perëndimit ka thelluar ndërgjegjshmërinë e Kinës dhe të Rusisë për rëndësinë e bashkëpunimit miqësor dhe të barabartë midis dy palëve. Kështu, miqësia afatgjatë bëhet gradualisht zakoni i dy vendeve fqinje dhe me thellimin e miqësisë, të dyja palët kanë gjithnjë e më shumë interesa të përbashkëta, të cilat i kanë bërë marrëdhëniet kino-ruse më të qëndrueshme dhe më të besueshme. Edhe sikur ndonjë ditë, Perëndimi të heqë sanksionet ndaj Rusisë, marrëdhëniet kino-ruse do të jenë prapëseprapë me gjallëri.

Nga ana tjetër, zhvillimi dhe bashkëpunimi kanë qenë tema e përbashkët e tregjeve të reja në Azi. Vende si Kina dhe India, që kanë mosmarrveshje të mëdha territoriale, kanë interesat të mëdha për bashkëpunim dhe lënë mënjanë mosmarrëveshjet territoriale.

Vendet perëndimore njohin në përgjithësi marrdhëniet "zotëri dhe shërbëtor", me ShBA-në krye, kurse midis Kinës, Rusisë dhe ekonomive të tjera të reja marrëdhëniet janë të barabarta, që ecin përpara me mundësi të hapura.

Partneriteti i gjithanshëm strategjik midis Kinës dhe Rusisë ka forcë të veçantë, jo vetëm për arsye se të dyja fuqitë plotësojnë njëra-tjerën, por edhe për shkak se të dyja janë shumë pragmatike. Vendet perëndimore nuk i kuptojnë plotësisht marrdhëniet midis Kinës dhe Rusisë dhe janë gjithmonë të mendimit se të dyja janë vetëm "si dashnore" të lidhura me gjeopolitikën.

Shumë perëndimorë mendojnë se vetëm në kuadër të sanksioneve ndaj Rusisë, Kina dhe Rusia do të arrijnë afro 40 marrëveshje mbi objektet e mëdha midis dy vendeve, të nënshkruara gjatë vizitës së kryeministrit të Kinës Li Keqiang në Rusi. Nëse ata do të vazhdojnë të ndajnë këtë mendim, do të vijojnë konfliktet e tyre me Rusinë dhe do të vazhdojnë "marrëdhëniet e ndërlikuara" me Kinën. Për fat të mirë, Perëndimi nuk është tërë bota dhe qytetërimi perëndimor është vetëm një pjesë e qytetërimeve të njerëzimit. (Wang Lei)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China