PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Skulptori Genti Tavanxhiu së afërmi në Open Air Museum Pingtan
2014-09-18 16:17:31 CRI Komenti juaj Printoni

Skulptori Genti Tavanxhiu do të marrë pjesë në Open Air Museum në Pingtan të Kinës Jugore. Ai do të paraqesë aty një vepër monumentale në granit të zi. Për të është e disata herë që viziton Kinën. Ai ka qenë këtu edhe gjatë Lojërave Olimpike të Pekinit të vitit 2008.

Përpara se të vijnë në Kinë, Genti Tavanxhiu mbylli me sukses Simpoziumin Ndërkombëtar të Skulpturës, një aktivitet ndërkombëtar i ideuar disa vite më parë nga ish-kryetari i Bashkisë, Niko Peleshi.

Skulpturat janë vendosur në parkun "Rinia" në Korçë. Ky vend është kthyer në një mjedis të vizitueshëm, jo vetëm nga qytetarët korçarë, por edhe nga turistët. Në simpoziumin e vitit 2014 do të mbahen edhe laboratorë për fëmijët, në projektin "Të gdhendim të ardhmen", mbështetur nga Ministria e Kulturës, prezantuar nga Genti Tavanxhiu.

Pjesëmarrës në këtë simpozium ndërkombëtar ishin artistët: Ayla Turan nga Turqia, Attila Rath Geber nga Hungaria, Antonis Myrodias nga Greqia dhe artisti shqiptar Genti Tavanxhiu, i cili erdhi nga Italia.

Koordinator artistik i simpoziumit ishte Genti Tavanxhiu. Ai ka lindur dhe ka mbaruar Liceun Artistik në Shkodër. Më pas ka studiuar me piktorin, Lin Delija. Është larguar nga Shqipëria në vitin 1993 dhe aktualisht jeton e punon në Itali. Tavanxhiu është një nga shqiptarët e Italisë, i njohur për arritjet e tij në fushën e skulpturës monumentale.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China