PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Vizita e Edi Ramës në Kinë
2014-09-15 11:47:09 CRI Komenti juaj Printoni

Më 10 dhe 11 shtator, kryeministri shqiptar Edi Rama mori pjesë në Forumin Ekonomik Botëror të Davosit, që u zhvillua në qytetin Tianjin të Kinës. Gjatë qëndrimit në Kinë, kreu i qeverisë shqiptare bëri ndalesa edhe në qytetet e Pekinit dhe të Shangait. Megjithëse kjo nuk ishte një vizitë zyrtare, mund të thuhet se ajo ishte frytdhënëse. Dy kolegët e mi, Zana dhe Zamiri, shkuan posaçërisht në Tianjin për të intervistuar kryeministrin Rama dhe pjesëtarët e tjerë të delegacionit shqiptar. Në programin e sotëm i ftoj Zanën dhe Zamirin në studio, që të flasin lidhur me përvojën dhe mbresat e tyre nga këto intervista.

1. Në Tianjin Zana i mori një intervistë ekskluzive kryeministrit Edi Rama. Nga videoja e kësaj interviste, më dukej se z. Rama ishte disi i lodhur. Mos vizita e tij kishte një agjendë shumë të ngjeshur?

2. Në Tianjin, z. Edi Rama zhvilloi bisedime me homologun e tij kinez Li Keqiang. Të dyja palët ranë dakord të forcojnë bashkëpunimin midis dy vendeve, veçanërisht në fushat e energjetikës, të industrisë minerare, të bujqësisë dhe në ndërtimin e infrastrukturës. Por Zana, nga ajo çka mësove gjatë intervistës në Tianjin, konkretisht, cilat objekte do të përfshihen në bashkëpunimin midis dy vendeve?

3. Sapo Zana përmendi një donacion nga qeveria kineze për qeverinë shqiptare në fushën e arsimit. Zamir, ti bëre një intervistë me ministren e Arsimit dhe të Sportit të Shqipërisë Lindita Nikolla. Atëherë, çfarë tha znj. Nikolla lidhur me këtë donacion?

4. Përveç ministres Lindita Nikolla, kryeministri Edi Rama u shoqërua gjatë vizitës së tij në Kinë edhe nga disa zyrtarë të tjerë të lartë. Zamir, a mund të na paraqitësh anëtarët e tjerë të delegacionit shqiptar?

5. Ekonomia është në fokus të bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Kinës. Gjatë intervistës së tij, a dha ministri shqiptar i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, z. Arben Ahmetaj, ndonjë informacion të fundit lidhur me bashkëpunimin ekonomik me Kinën?

Faleminderit Zana dhe Zamir!

Gjatë bisedimeve me homologun e vet shqiptar Edi Rama, kryeministri kinez Li Keqiang u shpreh se Kina i kushton vëmendje të madhe miqësisë tradicionale me Shqipërinë. Me rastin e 65-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, pala kineze dëshiron të punojë bashkë me palën shqiptare për të forcuar shkëmbimet e nivelit të lartë dhe për të nxitur bashkëpunimin konkret në fusha të ndryshme. Shpresojmë se, me shtimin e shkëmbimeve të niveleve të ndryshme midis dy vendeve, Kina dhe Shqipëria do të arrijnë më shumë rezultate në bashkëpunimin mes tyre.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China