PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Media tradicionale në kërkim të vetvetes
2014-08-20 11:29:58 CRI Komenti juaj Printoni

Media tradicionale në kërkim të vetvetes

Ashtu si në çdo vend të botës, edhe këtu në Kinë mediat tradicionale po sfidohen nga ato të reja.

Përfaqësues të medies diskutuan strategjitë e reja të zhvillimit në epokën e re të informacionit.

Korrespodenti i CRI-së, Li Ningjing ishte në Lanzhou dhe solli raportin në vazhdim:

Për disa njerëz përhapja e medieve të reja do të thotë se media tradicionale po vdes. E vërtesë ose jo, kjo është një gjë për të cilën duhet pritur. Por nga ana tjetër, asnjë nuk e mohon se përhapja e medieve të reja përbën një sfidë të vërtetë.

Në forumin e zhvillimit të medive të mbajtur në Lanzhou të provincës veriperëndimore Gansu të Kinës, mediet kryesore kineze, në mënyrë të veçantë radio dhe televizioni, bien në një mendje se tani është çasti i duhur për t'ju drejtuar medieve të reja, si është interneti në lëvizje, i përfaqësuar nga tekolohjia 4G.

Drejtori i përgjithashëm i Radios së Jashtme të Kinës, Wang Gengnian përdor fjalët "largpamësi" dhe "kurajë" për të përshkruar atë që medieve të sotme ju nevojitet në mënyrë që t'i kthejnë sfidat në mundësi.

"Nëse ju nuk jeni të vetëdijshëm për ndryshimet e sjella nga përhapja e medieve në zhvillim, në qoftë se ju nuk do të mund të kujdeseni për nevojat e klientëve që përqësohen në mediumet e reja, ju jeni në rrezik që të anashkaloheni."

Wang shton se arrdhja e teknologjisë 4G është deklarata se epoka e medive të reja është këtu, dhe se së pari mediet tradicionale duhet të përshtatin mentalitetin e tyre dhe të ripozicionohen në frontin e teknologjisë 4G. Në këtë mënyrë sipas tij, mediat tradicionale do të vazhdonin me sukses rrugën e tyre ndërsa ato të reja do të mbanin avantazhet.

Kina numëron sot deri në mbi 600 milionë përdorues interneti. Produktet dhe shërbimet e medieve të reja, medive vetjake dhe atyre shoqërore po lulëzojnë mbi shtratin e krijuar nga teknologjia e internetit, duke marrë një pjesë të konsiderueshme të audiencës nga mediet e shtypura, radio apo TV.

Ndërkohë që bashkimi i bizneseve i medieve të reja dhe atyre tradicionale është një gjë normale, por Lin Ruijun, menaxheri i përgjithshëm i 'Guangdong South New Media Incorparation', paralajmëron se kompanitë mund të bien në grackë.

"Nëse mendoni se thjesht duhet të krijoni një degë të re të medies suaj që duke përdorur teknologjitë e reja, mendoj se mund të keni anashkaluar një fakt. Zhvillimi i medieve të reja është unik, ashtu është dhe biznesi i lidhur me to. Ju nuk mund të arrini sukses vetëm duke hedhur disa para. Nëse e anashkaloni këtë fakt mund të shfaqen disa probleme."

Ai gjithashtu nënvizon një sfidë të re për mediet tradicionale kur ato hyjnë në një mjedis të ri biznesi.

"Ne besonim se kishim një avantazh për zhvillimin e faqeve on line për shpërndarjen e videove, pasi ne jemi një televizion dhe mund të ofrojmë produkte televizive. Por sasia e produkteve televizive video që mund të prodhonim është shumë herë më e vogël sesa nevojat e internetit. Një tipar i medieve të reja është se kërkon sasi të madhe të përmbajtjeve që postohen në internet. Kështu që një nga sfidat reale për televizionin dhe radion është gjetja e kanalit të duhur për të marrë përmbajtje të mjaftueshme."

Fan Peng, zëvendësdrejtor i Departamentit të Promovimit të provincës Gansu, thotë se ardhja e teknologjive 4G është një shans qiellor për krahinat ekonomikisht më pak të zhvilluara të Kinës të ndjekin hapin e krahinave me teknologji dixhitale më të zhvilluar. Përveç kësaj, mediet vendore të provincës rendin krahas grupeve të tjera të fuqishme mediatike për të realizuar evoluimin drejt medieve të reja.

"Radio dhe Televizioni në Gansu kanë filluar të konkurrojnë me disa prej medieve më të përparuara të vendit. Unë mendoj se duhet të kapim rastin e sjellë nga teknologjitë e reja, pavarësisht efekteve anësore që mund të ketë. Në këtë proces, sigurisht që ne duhet të ruajmë edhe avantazhet tradicionale."

Pavarësisht se bashkimi i medieve tradicionale nuk është aq i lehtë sa duket, dhe vendimeve të dhimbshme që duhen marrë në një rast të tillë, radiot dhe televizionet e Kinës po e hedhin së bashku hapin e radhës.

Në gjurmën moderne të Rrugës Antike të Mëndafshit

Shënime udhëtimi të gazetarit Leftion Peristeri

Dita e parë në Lianyungang

Kjo është hera ime e parë që si gazetar i huaj vizitoj qytetin port të Lianyung-ut, por edhe hera e parë që dëgjoj për të. Këtu mbërrita me një ekip të Radios së Jashtme të Kinës për të parë infrastrukturën e zhvilluar të një qyteti që e fokuson zhvillimin ekonomik tek transporti.

Porti i këtij qyteti është pikënisje e Rrugës Moderne të Mëndafshit. Është e paimagjinueshme se si dhe sa shpejt ka ndryshuar transporti dhe mënyra e realizimit të tij.

Nga porti i Lianyungang-ut mallrat shpërndahen në pjesët e brendshme të Kinës. Por ky por është dhe një nyjë e rëndësishme hyrjeje e mallrave në drejtim të vendeve të Azisë Qendrore apo vendeve të Euroazisë.

Si pjesë e një prej provincave me nivelin më të lartë të jetesës, asaj Jiangsu, ishte e lehtë për mua të kuptoja se pas transformimit dhe zhvillimit të mëtejshëm të qytetit Lianyungang, ishte një ekonomi e fortë. E në fakt provinca Jiangsu është një lider botëror i eksportit të pajisjeve elektronike, titull që me sa shikoj personalisht këtu nuk mund ta mbajë pa pasur një transport kaq të zhvilluar.

Kur flas për transport, dua të them një zinxhir të plotë që fillon për shembull me ndërtimin e porteve moderne dhe vazhdon deri me dërgimin e mallrave në treg.

Në mënyrë simbolike sot një grup kamionësh nisën një garë nëpër gjurmën e Rrugës Antike të Mëndafshit, që fillon nga porti i këtij qyteti dhe mbaron në Urumqi, kryeqendrën e Rajonit Autonon të Xinjiang Uygur-it. Ky është një udhëtim kulturor i këtyre kamionëve, pasi e tillë ishte dhe është Rruga e Mëndafshit. Nyjë e shkëmbime ekonomike dhe kulturore.

Përveç simbolikës, kjo garë që filloi sot është një demonstrim i përparimit të teknologjisë dhe mjeteve moderne të transportit.

Qyteti bregdetar Lianyungang ndryshe nga shumë të tjerë të zhvilluar të Kinës Lindore, nuk ka një rrjet metroje të nëndheshme. Këtu autoritetet kanë ndërtuar një rrjet autobusësh ekspres me shtrirje të vazhdueshme në të gjithë qytetin.

Ashtu si dhe në Pekin, çmimi i biletës për një drejtim është vetëm 2 juan, nga më të lirët në të gjithë Kinën.

Çka që e bën edhe më komod këtë shërbim janë koristë e dedikuara, që mundësojnë lëvizjen në orar të autobusëve.

Sa mirë sikur edhe në Shqipëri të kishim një rrjet të tillë të transportit qytetas.

Ky rrjet autobusësh komandohet nga një sallë veprimi moderne, ku me kamera të instaluara në çdo stacion dhe në çdo autobus mund të mbikëqyrin çdo lëvizje.

Siguria, ishte e vetmja ndiejnë që përjetova kur vizitova sallën e kontrollit.

Xuzhou, nyjë e transportit (Dita e dytë)

Xuzhou është një tjetër qytet i provincës Jinagu, të cilin e vizitova të premte për herë të parë. Është nga ata qytete për të cilët të huajt që jetojnë në metropolet e Kinës nuk dinë gjë. Padyshim është ndryshe nga Pekini apo Shangai. Ma la përshtypjen e një vendi të qetë dhe me jo shumë njerëz, të paktën jo sa në Pekin.

Erdha këtu për të parë nga afër stacionin hekurudhor lindor dhe portin e ndërtuar mbi kanalin Pekin – Hanzhou.

Shërbimi ndaj udhëtarëve dhe transporti i mallrave janë është i rëndësishëm për Xuzhou-n, pasi ai ndodhet si një nyjë lidhëse për hekurudhën e shpejtësisës së lartë Pekin – Shanghai, por gjithashtu ndodhet midis zonës ekonomike të lumit Yance dhe detit Bohai.

Së pari sot vizitova stacionin e autobusit të Xuzhou-t. Ai është një stacion i mirë integruar. Lidhet me rrjetin e metrosë dhe njëherësh me stacionin e hekurudhës së shpejtësisë së lartë. Udhëtarët nuk kanë nevojë të dalin nga stacioni, ata thjesht mund të transferohen nga një platformë në tjetrën.

Në katin e tretë të nëndheshëm të stacionit është duke u ndërtuar platforma e metrosë. Në pak kohë udhëtarët do të lëvizin më thjeshtë. Ky stacion autobusi shërben edhe si nyjë lidhëse për aeroportin vendor.

Stacioni hekurudhor i shpejtësisë së lartë, është një nga më të rëndësishmit e linjës Pekin – Shanghai – Longhai. Ai renditet në mesin e stacioneve moderne hekurudhore, që sot përbëjnë një nga krenaritë e Kinës. Jo vetëm kaq, por edhe një nga mallrat dhe shërbimet e eksportit me markën 'Designed in China'.

Një tjetër pikë e rëndësishme që vizitova sot është porti i kanalit. Ai shërben për përpunimin e mallrave që vijnë kryesisht nga provinca Shandong.

Kanali Pekin – Hanzhou mësova se është ndërtuar rreth 600 vjet më parë, në kohën e dinastive Sui dhe Tang. Ai u ndërtua me qëllim transportimin e drithërave nga jugu në veri të Kinës. Sot është e kundërta, kryesisht materialet e ndërtimit kalojnë nga veriu në jug.

Në kanal sot zhvilluam dhe një shëtitje, dhe pashë nga afër jetën e shumë familjeve që jetojnë në kanal, pasi merren me biznesin e transportimit të mallrave.

Sot ishte një ditë e rëndësishme edhe për mua personalisht, pasi u ktheva në rolin e gazetarit televiziv. Ishte një emocion i veçantë, pasi prej katër vjetësh i jam rikthyer radios së dashur.

Kronikën që do të përgatis në vazhdim, do të keni mundësi ta shikoni në faqen e internetit dhe në mediet tona sociale.

Ishte një ditë e këndshme e "Rrugëtimit kulturor të Transportit". Një rrugëtim i cili kalon nëpër gjurmën antike të Rrugës së Mëndafshit, për të treguar se ajo vazhdon të jetojë sot në epokën moderne, duke i afruar më mirë njerëzit dhe kombet.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China