PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Zbutja e marrëdhënieve midis Kinës dhe Vatikanit
2014-08-18 15:31:31 CRI Komenti juaj Printoni

Qysh nga 14 gushti, Papa Françesku filloi vizitën 5-ditore në Korenë e Jugut dhe kjo është vizita e tij e parë në Azi, pas ardhjes në këtë post. Por para vizitës së Papës, fokusi i mediave perëndimore u përqëndrua jo në Korenë e Jugut, por në Kinë. Më 13 gusht, agjencia Reuter njoftoi se sipas traditës, Papa do t'u dërgojë një telegram liderëve të vendit, mbi të cilin fluturon. Sipas agjencisë, "zakonisht, një traditë e tillë nuk do të ngjallte një vëmendje të veçantë, por kësaj here është ndryshe, sepse bota ka shumë dëshirë të dijë cili do të jetë mesazhi i Papës për liderët kinezë."

Në telegramin drejtuar kryetarit të shtetit të Kinës Xi Jinping, Papa Françesku shkroi, "Urimet e mia më të mira për shkëlqesinë tuaj dhe bashkëqytetarët tuaj. Uroj paqe dhe mirëqenie për kombin tuaj".

Sipas Reuter-it, leja nga Pekini për fluturimin mbi hapësirën ajrore të Kinës konsiderohet si një hap përparimi i marrëdhënieve midis Kinës dhe Vatikanit, sepse gjatë vizitës së tij në Azi, Papës Gjon Pali I Dytë nuk ia dha leje, ndaj u detyrua të shmangte hapësirën ajrore kineze. Edhe gazeta "The Wallstreet Journal" ka nënvizuar më 13 gusht se Papa orvatet të riparojë marrëdhëniet midis Vatikanit dhe Kinës, duke shfrytëzuar vizitën në Azi.


东方IC

Qysh nga 14 gushti, Papa Françesku filloi vizitën 5-ditore në Korenë e Jugut. Vizita e kaluar e Papës në këtë vend ishte në vitin 1989, 25 vjet më pare, kur në krye të Selisë së Shenjtë ishte Papa Gjon Pali I Dytë. Më 14 gusht, Presidentja e Koresë së Jugut Park Geun-hye e priti në aeroport Papën Françesku.

Në një kryeartikull të gazetës kreanojugore "JoongAng Ilbo" theksohet se megjithëse Papa viziton Korenë e Jugut, bota tregon më shumë vëmendje për marrëdhëniet e Vatikanit me Kinën, veçanërisht përshëndetja drejtuar liderit më të lartë kinez kur Papa Françeku fluturoi mbi hapësirën ajrore kineze, është krejt e ndryshme nga eksperienca e Papës Gjon Pali I Dytë, që u refuzua për dy herë të kalonte në hapësirën ajrore kineze, përkatësisht më 1984 dhe 1989.

Në komentin e gazetës koreanojugore "Economic Daily" thuhet se pas vitit 1949, Vatikani nuk ka vendosur marrëdhënie me Republikën Popullore të Kinës, kurse kjo vizitë në Korenë e Jugut ka mundësi të bëhet rast për përmirësimin e marrëdhënieve me Kinën. "Para kësaj, Papa Françesku tregoi qëndrim miqësor për Kinën dhe kur u zgjodh kryetar i shtetit i Kinës, Papa i dërgoi Xi Jinping-ut telegram urimi."

Sipas njoftimit të Reuter-it, Vatikani ka ruajtur deri më sot "marrëdhënie diplomatike" me autoritetet në Tajvan, por ai shprehu dëshirën për vendosjen e marrëdhënieve të plota diplomatike me Kinën. Kohët e fundit, gjatë një interviste për median italiane, personaliteti nr.2 i Vatikanit, kardinali Pietro Parolin tha se Vatikani dëshiron të riparojë marrëdhëniet me Kinën. Ai tha se Vatikani është I gatshëm "të zhvillojë dialog konstruktiv dhe me respekt reciprok me qeverinë kineze, që të gjejë rrugën për zgjidhjen e problemit të katolikëve në Kinë".

Në reportazhin e gazetës amerikane "The Wall Street Journal" thuhet se mosmarrëveshjet mbi emërimin e peshkopit i kanë ftohur marrëdhëniet midis Kinës dhe Vatikanit. "Kisha Katolike e Kinës cakton 70 peshkopë, që përfaqësojnë afro 5.3 milionë katolikë. Në Kinë, kisha katolike gëzon më shumë liri në krahasim me të kaluarën, por Pekini tregon vigjilencë për mospajtimin politik nga organizatat fetare." Në reportazhin e saj, "The Wall Street Journal" komenton se gjatë një viti e gjysmë pas ardhjes në fuqi, Papa Françesku ka folur shumë rrallë për Kinën, por gjatë një interviste në mars për mediat italiane, ai bëri të ditur se "Jemi shumë të afër me Kinën. Kur Xi Jinping u zgjodh kryetari i shtetit i Kinës,unë i dërgova telegram urimi, vetëm 3 ditë pas nisjes së mandantit tim si Papë. Edhe ai m'u përgjigj. Kemi lidhje midis Vatikanit dhe Kinës. Kinezët janë komb i madh, të cilit i kushtoj rëndësi."

Studiuesi kinez Kong Chenyan, që ka ndjekur diplomacinë e Vatikanit,theksoi për gazetën kineze "Huanqiu Shibao" më 13 gusht se Papa Françesku është papa i parë që viziton Azinë, pas vizitës së Papës Gjon Pali I Dytë në Filipine në fund të shekullit të kaluar, prandaj vizita e tij në Korenë e Jugut ka rëndësi të madhe.

Numri i katolikëve në Korenë e Jugut është shtuar me shpejtësi vitet e fundit, prandaj ky vend ka rëndësi të veçantë për Vatikanin, në strukturën e tij strategjike të Azisë Lindore. Nëpërmet vizitës së tij në Korenë e Jugut, Papa Françesku jo vetëm do të shprehë preokupim dhe inkurajim për katolikët vendës, por synon të ndikojë edhe mbi dy vende të mëdha përreth, Kinën dhe Rusinë. Kina dhe Rusia nuk janë pajtuar me Vatikanin, kurse vizita e Papës Françesku ndoshta orvatet të shprehë përkrahjen për katolikët kinezë dhe rusë, nga një distancë e vogël, duke i transmetuar ndonjë mesazh zyrtarëve të lartë të këtyre dy vendeve.

Sipas profesorit Kong Chenyan, dhënia e lejes Papës për fluturim mbi hapësirën ajrore kineze dhe dërgimi i telegramit të urimi liderit kinez,shënojnë një përparim pozitiv në marrëdhënieve midis Kinës dhe Vatikanit, por mbetet ende një rrugë e gjatë për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve. Tani në marrëdhëniet midis Kinës dhe Vatikanit ekzistojnë 3 pengesa kryesore: emërimi i peshkopëve, problemi i Tajvanit dhe problemi i "dhënies së titullit 'Shenjt". Nga njëra anë, Vatikani nuk ka respektuar sovranitetin e Kinës, duke ndërhyrë shpeshherë në emërimin e peshkopëve katolikë kinezë. Nga ana tjetër, pas shpalljes së Kinës së Re, Vatikani ka refuzuar ta njohë parimin e "një Kine", duke ruajtur të ashtuquajturat "marrëdhënie diplomatike" me Tajvanin. Krahas këtyre, më 1 tetor 2006, me rastin e festës kombëtare të Kinës, autoritetet e Vatikanit u dhanë titullin "Shenjt" disa misionerëve dhe pasuesve të tyre, të cilët kanë kryer krime në Kinë. Me këtë ngjarje, marrëdhëniet midis Kinës dhe Vatikanit u ngrinë.

Duke folur për përmirësimin e marrëdhënieve midis Kinës dhe Vatikanit, ish-diplomati kinez Liu Zhilin tha se qëndrimi i qeverisë kineze është se Vatikani duhet të ndalojë të ashtuquajturat "marrëdhënie diplomatike" me Tajvanin, ta njohë qeverinë e Republikës Popullore të Kinës si e vetmja qeveri e ligjshme e Kinës dhe të pranojë se Tajvani është pjesë e pandashme e territorit të Kinës. Vatikani duhet të mos ndërhyjë në punët e brendshme të Kinës, nën pretekstin e çështjeve fetare.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China