PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Një vështrim mbi politikën e jashtme kineze në 6-mujorin e parë të vitit
2014-08-18 16:40:24 CRI Komenti juaj Printoni

Nëse i hedhim një sy politikës së jashtme kineze në 6-mujorin e parë të këtij viti, vërejmë se krahas shfaqjes së Kinës si një shtet i madh,janë përdorur mjaft forma të reja, më elastike. Ndërsa duke parashikuar politikën e jashtme në 6-mujorin e dytë, krahas organizimit të samitit të APEK-ut, Kina pritet të përballet me një situatë më të ndërlikuar rajonale.

Gjatë turneut pak kohë më parë të Kryetarit të Shtetit të Kinës Xi Jinping në Amerikën Latine, filmi artistik "33 ditë pas humbjes së dashurisë" u përfshi në listën e dhuratave shtetërore, duke tërhequr vëmendjen e gjerë të opinionit publik. Në fakt, aktualisht gjithnjë e më shumë elemente të kulturës pop janë përdorur në politikën e jashtme kineze. Për shembull në fjalimin e mbajtur gjatë vizitës në Republikën e Koresë, Xi Jinping foli posaçërisht për dramën televizive jugkoreane "Nga ylli" të mirëpritur në Kinë, duke i bërë jehonë jetës së të rinjve të të dy vendeve. Krahas këtyre, në vitin 2014, e ashtuquajtura "diplomaci e bashkëshortes" ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në politikën e jashtme. Me shtimin e elementeve elastike, politika e jashtme kineze po zvogëlon distancën me qytetarët e thjeshtë. Drejtori i Institutit të Studimeve Ndërkombëtare të Kinës Qu Xing u shpreh:

"Në çdo vizitë shtetërore mund të shohim disa elemente njerëzore, si për shembull kontakti i drejtpërdrejtë i udhëheqësve shtetërorë kinezë me qytetarët, pjesëmarrja e bashkëshortes së kryetarit të shtetit në disa veprimtari bamirësie etj. Këto elemente kanë pasur rezultate pozitive në diplomacinë kulturore e publike, sepse shumë qytetarë të thjeshtë nuk kanë interes për temat e diskutuara midis udhëheqësve shtetërorë, por diplomacia e bashkëshortes, diplomacia kulturore etj. kanë lidhje të ngushtë me ta, pasi tërheqin vëmendjen e tyre."

Me përdorimin e elementeve elastike, në 6-mujorin e parë të vitit 2014, politika e jashtme kineze ka shënuar progres, duke tërhequr vemendjen dhe të vendeve të ndryshme. Kryetari Xi Jinping mori pjesë në disa samite të liderëve, kryeministri Li Keqiang vizitoi shumë vende duke nxitur shkëmbimet ekonomike me to. Drejtori i Institutit të Studimeve Ndërkombëtare të Kinës Qu Xing vuri në dukje se në 6-mujorin e parë të këtij viti, Kina pati rezultate pozitive në 4 fusha të diplomacisë së vendeve të mëdha, diplomacisë së vendeve fqinje , diplomacisë së vendeve në zhvillim dhe diplomacisë shumëpalëshe. Ai tha:

"Përsa i përket diplomacisë së vendeve të mëdha, vizita e Xi Jinpingut dhe e Li Keqiangut në Evropë ka rëndësi shumë të madhe. Pjesëmarrja e Xi Jinpingut në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore të Soçit është një ngjarje pararendëse në politikën e jashtme kineze, që pasqyron rëndësinë e marrëdhënieve kino-ruse. Përsa i përket diplomacisë së vendeve fqinje, në Samitin e Masave të Ndërveprimit dhe të Besimit në Azi (CICA) Kina paraqiti një pikëpamje të re për sigurinë aziatike. Gjatë vizitës së Xi Jinpingut në Republikën e Koresë, të dy vendet ngritën marrëdhëniet dypalëshe në një nivel të ri zhvllimi. Në anën e diplomacisë në vendet në zhvillim, vizita e Xi Jinpingut në Amerikën Latine dhe vizita e Li Keqiangut në Afrikë shënuam sukses. Përsa i përket diplomacisë shumëpalëshe, kryetari Xi vizitoi selinë e përgjithshme të Bashkimit Evropian dhe atë të UNESKO-s, kryeministri Li vizitoi selinë e përgjithshme të Bashkimit Afrikan duke hapur faqen e re të politikës së jashtme."

Në 6-mujorin e parë të vitit 2014, Kina u shfaq plotësisht si një shtet i madh me përgjegjësi dhe organizoi disa veprimtari të rëndësishme diplomatike. Krahas samitit CICA, Kina organizoi edhe raundin e 6-të të Dialogut Strategjik e Ekonomik Kinë-SHBA dhe raundin e 5-të të Konsultimeve të Larta të Shkëmbimeve Njerëzore Kinë-SHBA, duke nxitur krijimin e marrëdhënieve të tipit të ri midis dy vendeve të mëdha. Në 6-mujorin e dytë të këtij viti, Kina do të organizojë përsëri takimin jozyrtar të udhëheqësve të APEK-ut. Lidhur me këtë, zv-drejtori i Institutit të Studimeve Ndërkombëtare Moderne të Kinës Yuan Peng tha:

"Në 6-mujorin e dytë, do të organizojmë takimin jozyrtar të udhëheqësve të APEK-ut, ky është një shans i mirë për politikën e jashtme kineze. Në këtë takim do të marrë pjesë presidenti amerikan Barak Obama, ai do të bëjë edhe vizitë shtetërore në Kinë dhe vizita e tij do të forcojë më tej marrëdhënit midis dy vendeve."

Yuan Peng shtoi se në 6-mujorin e dytë, politika e jashtme kineze do të përballet edhe me disa sfida, si pasojë e krizës në Ukrainë, mosmarrëveshjet për interesat detare në Azi-Paqësor. Ai tha:

"Për krizën e Ukrainës, Kina duhet të luajë një rol ndërmjetësimi. Kurse në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve detare me Japoninë, Filipinet dhe Vietnamin, ne duhet të mbrojmë me vendosmëri të drejtat tona, njëkohësisht duhet të stabilizojmë marrëdhëniet me këto vende,dhe kjo është një sfidë e madhe." (Fani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China