PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Simpoziumi i dy luftërave botërore
2014-08-11 11:22:07 CRI Komenti juaj Printoni

Viti 2014 është 100-vjetori i shpërthimit të Luftës së Parë Botërore dhe 75-vjetori i shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore. Ditët e fundit, u zhvillua në Pekin simpoziumi ndërkombëtar "Mësimet dhe zbulimet historike nga Lufta e Parë dhe Lufta e Dytë Botërore" ku morën pjesë dijetarë dhe specialistë nga Kina, Rusia, Franca, Britania, SHBA-ja, Serbia, Japonia etj. Pjesmarrësit diskutuan për arsyen e shpërthimit të dy luftërave botërore, ndryshimin e strukturës botërore , zhvillimin paqësor të botës pas dy luftërave etj.

Lufta e Parë dhe Lufta e Dytë Botërore janë ndër ngjarjet më të rëndësishme historike në shekullin e 20-të që i sollën popullsisë mbarëbotërore pasoja të rënda, duke ndikuar thellë mbi ndryshimin e strukturës globale. Specialistët, pjesëmarrës në simpozium janë të mendimit se mësimet e nxjerra nga dy luftërat botërore kanë rëndësi të madhe për zhvillimin e marrëdhënieve midis vendeve të ndryshme veçanërisht midis vendeve të mëdha, ruajtjen e paqes botërore dhe përparimin e përbashkët të njerëzimit. Duke analizuar thelbin e shpërthimit të dy luftërave, shumë specialistë janë të mendimit se agresioni, ekspansioni dhe kërkimi i hegjemonisë nga vendet imperialiste janë shkaku themelor i shpërthimit të dy luftërave. Zv-drejtori i Akademisë Ushtarake të Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës He Lei u shpreh:

"Historia na tregon se etja për hegjemoni shkaktoi shpërthimin e dy luftërave botërore. Lufta e Parë Botërore shpërtheu për shkak të garës për hegjemoni midis dy aleancave kryesore politike e ushtarake në Evropë. Shkaku i shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore është i njejtë me atë të Luftës së Parë Botërore, domethënë gara për hegjemoni rajonale e botërore nga vendet fashiste si Gjermania, Italia e Japonia. Prandaj për të ruajtur paqen botërore dhe për të shmangur shpërthimin e një lufte të re botërore, duhet të heqim dorë nga hegjemonizmi, veçanërisht nga ultranacionalizmi."

Dy luftërat botërore janë fatkeqësi në historinë e njerëzimit. "Masakra në Verdun", "Kampet e përqëndrimit të hebrejve", "Masakra e madhe e Nankinit" etj. i kanë shkaktuar njerëzimit plagë të thella. Zv-drejtori i Akademisë së Shkencave Shoqërore të Kinës Li Peilin tha:

"Lufta e Parë Botërore zgjati 4 vjet e 3 muaj dhe në të morën pjesë 33 vende me një popullsi prej 1.5 miliardë banorësh. Gjatë luftës vdiqën më se 10 milionë njerëz dhe humbjet ekonomike arritën në 270 miliardë dollarë. Kurse Lufta e Dytë Botërore zgjati 6 vjet, në të u përfshinë 61 vende e rajone dhe një popullsi prej 1.7 miliardë banorësh. Lufta shkaktoi 51.2 milionë të vdekur dhe 4 trilionë dollarë humbje ekonomike. Gjatë Luftës së Dytë Botërore ndodhën tragjedi si gjenocidi kundër hebrejve, masakra e madhe e Nankinit etj."

Pas Luftës së Dytë Botërore, rendi ndërkombëtar është përmirësuar në përgjithësi dhe paqja e zhvillimi janë bërë tema kryesore e botës së sotme. Por, për të plotësuar kërkesat e luftës së ftohtë, SHBA-ja nuk e ndëshkoi rrënjësisht Japoninë. Si pasojë, vitet e fundit, qeveria japoneze ka acaruar mosmarrëveshjet territoriale me vendet përreth, duke shkatërruar rendin ndërkombëtar. Njëkohësisht mohimi i historisë së agresionit nga ana e autoriteteve të Shinzo Abes ka tërhequr vëmendjen e pjesëmarrësve të simpoziumit. Profesori i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Serbisë Ljubodrag Dimiç vuri në dukje se mohimi i historisë nga politikanët është një sinjal i rrezikshëm dhe komuniteti ndërkombëtar duhet të tregojë vigjilencë për këtë. Ai tha:

"Më e rrezikshmja është që të korrigjohet historia nga ana e politikanëve dhe dijetarët e vendeve të ndryshme kanë përgjegjësi për publikimin e të vërtetave historike, për ta hedhur poshtë këtë prirje të gabuar."

Profesori Dimiç shtoi se Kina i përmbahet politikës së jashtme me leverdi reciproke dhe ka dhënë kontribut të madh për paqen e stabilitetin botëror:

"Kina i përmbahet gjithmonë politikës së jashtme paqësore dhe miqësore me vendet fqinje. Mund të themi se Kina ka luajtur një rol të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare. Kina bën përpjekje për të nxitur zgjidhjen e problemeve ndërkombëtare nëpërmjet dialogut dhe në mënyrë paqësore, duke fituar respektin e komunitetit ndërkombëtar." (Fani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China