PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kostoja e martesës në Kinë
2014-07-18 15:41:08 CRI Komenti juaj Printoni

Sipas njoftimeve të medias së huaj, pavarësisht nga gjendja e mirë apo e keqe ekonomike, shpenzimet e njerëzve për martesë janë shtuar pandërprerë. Sot shpenzimet e martesës së amerikanëve arrijnë 29 mijë dollarë, rreth 180 mijë juanë. Sipas një ankete në Francë, shpenzimet mesatare të martesës janë rritur në 8257 euro që barazohen me rreth 70 mijë juanë. Sa është kostoja e martesës në Kinë?

"Harxhuam mbi 100 mijë juanë për të zbukuruar shtëpinë e re, bëmë muajin e mjaltit duke harxhuar 50-60 mijë juanë dhe shpenzimet e fotografive të martesës janë 10-20 mijë juanë."

Zonjusha Zhang nga provinca Hunan sapo bëri muajin e mjaltit në Evropë në maj dhe dasma e saj do të zhvillohet në tetor. Duke shtuar shpenzime të tjera si të zbukurimit të shtëpisë, kostoja e martesës së çiftit Zhang do të kalojë 200 mijë juanë.

Sipas statistikave, gjatë 30 vjetëve, kostoja e martesës në Kinë është rritur 150 herë. Në 3 qytetet me koston më të lartë të martesës, Shenzhen, Pekin dhe Shangai, kjo kosto kalon 2 milionë juanë dhe më se 50% e shpenzimeve harxhohen për blerjen e apartamentit.

Zoti Ma nga Pekini është një nga të rinjtë që blejnë apartament për martesë. Për të blerë apartamentin, ai shpenzoi të gjithë depozitën bankare dhe mori hua nga prindërit. Ai tha:

"Nuk kisha asnjë ide se shpenzimet për martesë janë kaq të larta. Kam punuar për 6 -7 vjet , duke grumbulluar rreth 500 mijë juanë depozitë. Isha i mendimit se këto para janë të mjaftueshme për martesë, por s'më shkoi mendja se e gjithë depozita do shpenzohej . Krahas këtyre, mora hua nga prindërit për të blerë apartamentin. Dihet nga të gjithë se çmimi i apartamentit në Pekin është shumë i lartë dhe 500 mijë juanë janë të pamjaftueshme."

Historia e zotit Ma është e zakonshme në qytetet e mëdha kineze, pasi sot martesa është bërë një biznes i madh me konkurrencë të ashpër, që nxit lulëzimin e sektorëve të pasurive të paluajtshme, të bizhuterive, të fotografimit, të turizmit në muajin e mjaltit, të organizimit të dasmës etj. Drejtori i përgjithshëm i shoqërisë kulturore Guoxingyuan, zoti Chen merret me shërbimin martesor në provincën Guangdong. Sipas tij, organizimi i dasmës është plot me shanse biznesi:

"Në qytetet e vogla, çiftet e reja shpenzojne zakonisht 2000 deri 8000 juanë për të bërë fotografi martese dhe disa çifte të pasura dëshirojnë të harxhojnë 20 deri 30 mijë juanë për të bërë fotografi jashtë vendit. Sipas nivelit të jetesës dhe të konsumit, në këto qytete, shpenzimet e dasmës së qytetarëve janë zakonisht 10 mijë juanë. Nëpunësit apo punonjësit e shoqërive të mëdha harxhojnë 10 deri 30 mijë juanë për organizimin e dasmës, kurse çiftet e pasura shpenzojnë 50 mijë , apo më shumë juanë në dasmë."

Në krahasim me brezin e prindërve, sot të rinjtë e lindur në vitet 80' e 90' të shekullit të kaluar kërkojnë më shumë forma të reja të dasmës. Zoti Zhao, i ardhur nga qyteti Hangzhou planifikon të bëjë një udhëtim të muajit të mjaltit në Okinava të Japonisë. Ai është i mendimit se brenda shpenzimeve të caktuara, kjo është një zgjedhje e mirë:

"Planifikoj të bëj një udhëtim gjatë muajit të mjaltit, sepse bashkëshortes i pëlqen shumë turizmi. Jemi të mendimit se në krahasim me dasmën tradicionale, udhëtimi I muajit të mjaltit ka rëndësi më të madhe përkujtimore. Nga ana tjetër, shpenzimet e udhëtimit të muajit të mjaltit janë më të lira se sa dasma tradicionale. Për shembull ne zgjodhëm një paketë të shërbimeve të udhëtimit të muajit të mjaltit me shpenzimet 10 deri 20 mijë juanë. Këto shpenzime përfshijnë ato të marrjes me qira të fustanit të nusërisë, të zhvillimi të dasmës, të marrjes me qira të kishës dhe të bërjes së fotografive."

Shumë të rinj janë të mendimit se dashuria është më e rëndësishme se dasma, prandaj dasma zyrtare nuk është e domosdoshme. Zonjusha Zhong shprehet se ajo dhe bashkëshorti nuk do të zhvillojnë dasmë:

"Do të hamë darkë së bashku me miq për të kremtuar martesën, por nuk do të bëjmë dasmë,sepse dasma të harxhon shumë para, ndaj ne vendosëm të harxhojmë këto para për udhëtimin e muajit të mjaltit dhe blerjen e apartamentit."(Fani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China