PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Interneti po transformon industrinë e filmit
2014-06-25 16:52:30 CRI Komenti juaj Printoni

Interneti po transformon industrinë e filmit

Nga festivali i 17-ë Ndërkombëtar i Filmit i Shangait vjen lajmi se interneti ka ndryshuar mënyrën se si njerëzit i shohin filmat. Si kompanitë tradicionale ashtu edhe uebsajtet e videove thonë se përveç shikuesve ka ndryshuar edhe mënyra e shitjes së filmave.

Korrespodenti Liu Kun raporton nga Shangai.

Imagjinoni veten duke parë një prej filmave të Festivalit të Shangait, "Coming Home," në një ekran me rezolucion 4K nga një portal on line, ndërsa të tjerët që duhet të shkojnë në kinema.


Coming Home

Por Gao Fei, zëvendëspresident i uebjsajtit popullor Le TV, sapo ka konfirmuar se një skenar i tillë është i realizueshëm brenda pak ditëve.

Gao thotë, se kur filmat ndiqen nga shtëpia në ekrane të mëdha përjetohet pothuajse e njëjta eksperiencë si edhe në kinema.

"Në ditët e sotme, ekranet 4K janë të rralla për kinematë, por së shpejti njerëzit do të kenë mundësi të shohin filma në rezolucionin 4K nga shtëpia. Kjo është ajo që na ka sjellë interneti. Çmimet dhe kostoja e ulët kanë sjellë një eksperiencë të re e cila pritet të vazhdojë, sidomos për ekranet e mëdhenj."

Zhu Huilong, zëvendëspresidenti i Korporatës Youku Tudou, një prej më të mëdhenjve në Kinë, vazhdon në një linjë, duke theksuar se me përhapjen e telefonave celularë të mençur, ka ndryshuar edhe mënyra se si njerëzit i blejnë biletat.

"Mendoj se në vitin që vjen, mbi 50 për qind e biletave të filmave do të blihen on line. Rreth 900 milionë njerëz në Kinës kanë një celular dhe 300 deri në 400 milionë e tyre janë të mençur. Nëse rritet numri i këtyre të fundit, imagjinoni se sa bileta do të shiten," thotë Zhu.

Mësohet ndërkohë se në prag të shfaqjes së filmit 3D "Godzilla," dy milionë kuponë për të parë filmin, secili me vlerë nga 19 në 199 juan, u shpërndanë brenda një ore në aplikacionin Wechat nga përdoruesit.

An Xiaofen, një producente dhe shpërndarëse e filmave hit këtu në Kinë, "Tiny Times" dhe "Ip Man", thotë se interneti po u ofron më shumë informacione mbi filmin publikut sesa posterat e zakonshëm.

"Më e rëndësishmja për të përcaktuar nëse dikush do të shkojë në kinema për të parë filmin, është videoja prezantuese, që tregon skenat kryesore të filmit. Uebsajtet e videove shpesh e tërheqin audiencën duke postuar këto lloj videosh," thekson An.

Gao Fei i Le Tv, shton se interneti e ka bërë më të gjatë kohën e prezantimit të një filmi për publikun.

"Mënyra se si ne bashkëpunojmë me kompanitë e filmave ka përparuar prezantimin. Në të kaluarën filmat i prezantonin pasi dilnin në kinema, por sot audienca do të dijë për filmin sa më parë që të jetë e mundur."

Për producenten An Xiaofen, me gjithë këto avantazhe që ofron interneti, përfitimi prej tij në të ardhmen është i pashmangshëm:

"Të gjitha uebsjatet e videove do të jenë në gjendje për të pasur të drejtat e autoritet dhe filmin falas, por audienca do të paguajë sa herë do të ta shohë filmin. Audienca është masive, ndaj edhe pse të drejtat e autorit do të ofrohen falas, përfitimi do të jetë i mahnitshëm."

Përkundër transformimit të sjellë nga interneti, cilësia e përmbajtjes së filmit në fund të fundit do të diktojë nëse një prodhimi është një sukses apo i pavlerë.

Tani amerikanët duan të jetojnë në qytete

Pas rreth 60-vjetësh migrimi masiv nga qytetet në periferitë e dominuar automjetet, një numër i madh amerikanësh dëshirojnë të jetojnë tani aty ku janë vendet e punës dhe dyqanet, por jeta urbane nuk vjen dhe aq lirë.

Korrespodentja e CRi-së Li Dong raporton:

Spencer McCallie jeton pranë një liqeni të bukur. Ai e shijon jetën aty në fshat, por tani po mendon për t'iu kthyer jetës së qytetit.

"E kam të pamundur, tani më duhet të ngas makinën për rreth 45 minuta për të shkuar në punë dhe po 45 minuta për t'u kthyer," shprehet ai.

McCallie është pjesë e një grupi në rritje amerikanësh që po zëvendësojnë shtëpitë e tyre të qeta larg zhurmës së qyteteve me apartamentet në qendrat urbane. Heather Gustafson nga agjencia imobiliare CMK Realty, më Çikago të Ilinois, e ka vënë re këtë trend:

"Për momentin jemi duke gjetur blerësit që duan të jenë vetëm disa hapa larg punës së tyre, kjo është ajo cka qytetet ofrojnë," thotë ajo.

Si beqarët ashtu edhe familjet janë duke ndikuar në kahun e kërkesës në jetesën urbane. Dhe kjo do të thotë për çmime më të larta.

Historikisht, amerikanët kanë blerë shtëpi që kushtojnë sa trefishi i të ardhurave të tyre. Por tani, shtëpitë e reja kulmojnë mbi 320 mijë dollarë, rreth gjashtë herë më shumë se mesatarja e të ardhurave të familjeve në Shtetet e Bashkuara.

Sipas Josh Boak, Analisti Ekonomik i agjencisë Associated Press, çmimi i lartë vjen si pasojë e vendimmarrjes në biznes nga ndërtuesit.

"Ndërtuesit kanë vendosur të ndërtojnë vetëm disa shtëpi, ndërkohë që çmimin e mbajnë të lartë për të ruajtur kufirin e tyre të fitimit."

Kjo mënyrë të menduari i ka shtyrë ndërtuesit të ofrojnë apartamente luksoze me tarraca, ku për shembull në Basecamp River North të Cikagos, çmimi i apartamenteve fillon nga gjysmë milioni dollarë.

Gustafson thotë se pavarësisht çmimit, ka njerëz që besojnë se përfitimet nga jeta qytetare i kalojnë kostot.

"Rrugë e shkurtër për në punë, qasje më të mirë tek restorantet, pazaret dhe shfrytëzimi i transportit publik," thotë ajo.

Një sondazh i ri i kryer nga Shoqata Amerikane e Planifikimit, tregon se 40 për qind e popullsisë së vendit vazhdon të jetojë në rrethinat e qyteteve, ndërsa vetëm 7 për qind e atyre të pyetur dëshirojnë që të vazhdojnë jetën aty.

Analisti Ekonomik Josh Boak, thotë se dëshira për të jetuar në qytete vjen pasi shumica e komuniteteve të banimit janë projektuar në mënyrë të tillë sa që shumica e njerëzve nuk duan të banojnë aty.

"Problemi qëndron tek fakti se ne për 60-vjet ndërtuan rajone periferike të orientuara tek automjetet, ndaj tani kemi një rrëmujë midis asaj se çfarë duan njerëzit dhe çfarë po ofron tregu."

Zoti McCallie thotë se përshtatja me jetën e qytetit ka qenë e lehtë. Tani shëtitjet e gjata nëpër parqe do të zëvendësohen me shëtitje të shkurtra nëpër rrugët e qytetit.

"Ishte kënaqësi e madhe. Shëtitëm së bashku me gjashtë veta të tjerë dhe pastaj u kthyem për të ngrënë darkë në restorantin tonë të preferuar e më pas u kthyem në shtëpi. Nëse do të jetonim 28 milje larg qytetit kjo do të ishte e paimagjinueshme."

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China