PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Historia jonë, Sun Wanhu
2014-06-25 15:16:09 CRI Komenti juaj Printoni

Sivjet është 45 vjetori i fillimit të emisioneve të Radios së Jashtme të Kinës në gjuhën shqipe. Në një cikël emisionesh do të njiheni me historitë e punonjësve të radios sonë, që për mbi 40 vjet kanë përcjellë zërin e Kinës në Shqipëri. I ftuari i sotëm është folësi i parë kinez në gjuhën shqipe Sun Wanhu.

Gazetarja Zhang Zhuo bisedoi me Sun. Ndiqni intervistën e plotë:.

1- Në vitin 1969 keni punuar në Ministrinë kineze të Tregtisë së Jashtme dhe ajo punë ishte shumë e mirë. Pse erdhët të punonit në Radion e Jashtme të Kinës ?

Në nëntorin e vitit 1967, nisa punën në Drejtorinë e Parë të Ministrisë së Tregtisë së Jashtme të Kinës ku përgjigjesha për ndihmën ekonomike ndaj Shqipërisë. Gjatë kësaj kohe u përgatita mjaft mirë pasi punova për vizitën e delegacionit tregtar nga Shqipëria, delegacionit për mbrojtjen e ujrave dhe veçanërisht në shtator të vitit 1968, zv-kryeministri i Shqipërisë Adil Çarçani drejtonte delegacionin ekonomik që vizitoi atëkohë Kinën. Isha përkthyesi i këtij delegacioni dhe zv-kryeministri i Kinës Li Xiannian u takua me të. Të dyja palët u shprehën të kënaqura me punën time. Pikërisht kur puna ime ishte në një fazë shumë të mirë , Komiteti Qendror i Partisë Komuniste të Kinës vendosi të fillojë emisionin në gjuhë shqipe. Kështu KQ dha domumentin nr.4 në vitin 1969 për grumbullimin e një numri kuadrosh kinezë të gjuhës shqipe nga Ministria e Tregtisë së Jashtme, Ministria e Punëve të Jashtme të Kinës, Drejtoria e Marrëdhënieve të Jashtme pranë Komitetit Qendror të PK të Kinës, Komiteti për marrëdhënie kulturore me botën e jashtme, Ministria e parë e Industrisë së Makinerive etj., që të vinin në Radio Pekini, pranë Drejtorisë Qendrore të Radiodifuzionit të Kinës asokohe, kurse tani Radio e Jashtme e Kinës. Duke iu përgjigjur kësaj kërkese, megjithëse më pëlqente puna në Ministrinë e Tregtisë së Jashtme, u gëzova shumë që do të punoja në Radio Pekini.

2 Data e fillimit të emisionit të gjuhës shqipe u caktua nga kryeministri i atëhershëm Çu En Lai. A mund të na flisni për këtë ?

Kusht i rëndësishëm për fillimin e emisionit ishte që specialistët shqiptarë të vinin në Pekin. Në maj të vitit 1969, Kristaqi dhe Vasilika arritën në Pekin. Kështu, më 4 qershor kur dëgjuam raportin në Teatrin e Radios pranë Drejtorisë Qendrore të Radiodifuzionit, morëm njoftimin e zyrës së Drejtorisë së përgjithme, ku thuhej të lexoni dokumentin e nënshkruar nga kryeministri Çu En Lai, prandaj u kthyem në Radio, të gëzuar. Përmbajtja e dokumentit ishte: tani specialistët shqiptarë arritën dhe filluan punë. Emisioni në gjuhën shqipe mund të fillojë sipas metodës së re. Çdo ditë do të transmetohet gjysmë orë emision, i cili do të fillojë më 6 qershor. Kur lexuam shënimin e kryeministrit, ishim shumë të gëzuar dhe përgëzuam njeri-tjetrin. Në orën 3 e gjysmë të mëngjesit të datës 7 qershor, sipas orës së Pekinit, dhe në orën 20.00 të mbrëmjes së datës 6 qershor, sipas orës së Tiranës, nisi transmetimi i emisionit të parë. Gjatë përgatitjes, që kishte nisur në prill më e rëndësishme ishte zgjedhja e spikerëve. Në fund, unë si spiker dhe Zhai Huailu si spikere u vendos të lexonim siglat e fillimit të emisionit: "Ju flet Pekini!". Përveç siglave lexuam dhe fjalët e fillimit të emisionit të gjuhës shqipe. Ishin të paktën 500 fjalë që u tregonin dëgjuesve shqiptarë kuptimin e fillimit të emisionit, lidhur me konceptin e Mao Çe Donit, të teorisë së tre botëve dhe për shpjegimin e rezultateve të arritura gjatë ndërtimit të socializmit në Kinë si dhe për forcimin e miqësisë midis dy partive dhe popujve të të dy vendeve.

3 Jeni folësi i parë kinez në gjuhën shqipe dhe patjetër kishit një nivel të lartë profesional. Në atë kohë si e ushtruat profesionin tuaj dhe si u zhvillua më tej ?

Zëri im është i mirë. Në drejtimin e specialistëve shqiptarë ushtrova leximin. Kur isha në shkollën e mesme dhe universitet më pëlqente leximi. Kur u zgjodha spiker i gjuhës shqipe duhet të realizoja këtë detyrë të rëndësishme, ndaj u ushtrova në fushën e tonit, frymëmarrjes, zërit. Kjo ishte një punë e gjithanshme nga ushtrimi i të lexuarit, pastaj leximi në gjuhën shqipe dhe deri te emisioni në studio.

4 Në 15 vjetorin e fillimit të emsionit të gjuhës shqipe, si drejtor i redaksisë së gjuhës shqipe ju organizuat veprimtarinë përkujtimore. A mund ta kujtoni këtë veprimtari ?

Kam shumë emocione dhe kujtime për 15 vjetorin. Në kohën e fillimit të emisionit, drejtor i redaksisë sonë ishte Cai Zumiao që është shqipfolës i brezit të vjetër dhe për mua ishte në vendin e parë si përkthyes. Ai vinte nga Ministria e Punëve të Jashtme e Kinës. Cai Zumiao u largua nga redaksia jonë dhe filloi punë në Drejtorinë Qendrore të Radiodifuzionit. Pastaj drejtuesit vendosën që unë të bëhesha drejtor i redaksisë. Viti 1984 shënoi 15 vjetorin e fillimit të emisionit të gjuhës shqipe. Organizuam veprimtarinë përkujtimore dhe u përgatitëm shumë, pasi ftuam personalitete në rrethin e shqipfolësve. Në atë kohë, marrëdhëniet midis Kinës e Shqipërisë ishin shumë të mira, prandaj drejtuesit e Drejtorisë Qendrore të Radiodifuzionit i kushtuan rëndësi aktivitetit, që u organizua në sallën e madhe të godinës së Drejtorisë Qendrore të Radiodifuzionit. Si drejtor i redaksisë së gjuhës shqipe mbajta fjalimin e 15 vjetorit. Ishte hera e parë që organizuam një veprimtari përkujtimore ndaj dëshiroj të lexoj fjalimin tim, pasi mendoj se përkon me 45 vjetorin e fillimit të emisionit tonë. Fjalimi im është:

Sot është 15 vjetori i fillimit të emisionit të gjuhës shqipe të Radios së Jashtme të Kinës. Jemi shumë të kënaqur që drejtues të radios sonë si dhe të sektorëve të ndryshëm, kolegë e shqipfolës marrin pjesë në këtë ceremoni. Kjo na inkurajon për emisionin e gjuhës shqipe.

Së pari, le të kujtojmë situatën e mbrëmjes së 4 qershorit në vitin 1969.Ne u kthyem nga Teatri i Radios pranë Drejtorisë Qendrore të Radiodifuzionit në zyrën e redaksisë së përgjithme dhe lexuam shënimin e kryeministrit Çu mbi fillimin e emisionit të gjuhës shqipe.

Përmbajtja e dokumentit ishte: tani specialistët shqiptarë arritën dhe filluan punë. Emisioni në gjuhën shqipe mund të fillojë sipas metodës së re. Çdo ditë gjysmë ore emision që do të fillojë më 6 qershor.

E lexuam disa herë shënimin e kryeministrit dhe na dukej sikur dëgjonim zërin e tij dhe ndjemë ngrohtësi në zemrën tonë. Vendosëm të përgatiteshim sa më parë me specialistët shqiptarë për emisionin e parë. Me përpjekjet e përbashkëta, në orën 3 e gjysmë të mëngjesit të 7 qershorit, sipas orës së Pekinit, dhe në orën 20.00 të mbrëmjes së 6 qershorit, sipas orës së Tiranës, emisioni i parë u transmentua. Çdo ditë gjysmë orë programe dhe nga ora 3 e gjysmë deri në orën 4.00, sipas orës së Pekinit, si dhe ritransmetim nga ora 4.00 deri në orën 4 e gjysmë . Deri në vitin 1983, emisioni i gjuhës shqipe ndryshoi orën e transmentimit në 3.00.

Nga qershori i vitit 1969 deri në korrik të vitit 1977, marrëdhëniet midis Kinës dhe Shqipërisë dhe midis dy partive ishin të mira. Parimi i emisionit është : "Propagandojmë Marksizëm-leninizmin dhe mendimet e Mao Zedong, sukseset e revolucionit dhe të ndërtimit të socializmit, forcimin e miqesisë midis dy partive, dy vendeve dhe popujve ."

Realizuam shumë intervista për miqësinë midis dy vendeve. Kemi intervistuar delegacione të ndryshme, me kinezë që kanë qënë në Shqipëri për punë. Në informacionet tona kemi folur për kinezët, por edhe të huaj, sipas situatave të ndryshme.

Qysh nga viti 1977, marrëdhëniet e dy vendeve u keqësuan. Populli shqiptar nuk i njohu ndryshimet e mëdha në Kinë pas Plenumit të 3-të të Komitetit Qendror, të zgjedhur në kongresin e 11-të të PKK-së dhe nuk njohu shpirtin e popullit kinez për ndërtimin e vendit, nuk e njohu politikën e pavarur e paqësore diplomatike të qeverisë kineze. Për të vazhduar emisionin e gjuhës shqipe, përveç redaktimit të lajmeve të qëndrës së lajmeve të Radios sonë, filluam të realizojmë artikuj mbi miqësinë e popujve të të dy vendeve. Nga 26 shtatori i vitit 1983, filluam rubrikat "Përparimet e Kinës Socialiste", "Ndërtimi i Kinës", "Kultura Kineze", "Fshatrat e Kinës", "Komuniteti Ndërkombëtar" etj. Të dashur shokë e miq, emisioni i gjuhës shqipe u transmentua 15 vjet dhe ne i kushtuam pjesën më të bukur të jetës, gjallërinë, forcat dhe talentet tona. Ishim djem dhe vajza të reja dhe tani jemi prindër, madje disa anëtarë të redaksisë janë të moshuar. Jemi krenar sepse hapëm një dritare, ku popujt e botës mund të njohin Kinën dhe popullin kinez.

Ky është fjalimi im në ceremoninë e kremtimit të 15 vjetorit të fillimit të emisionit të gjuhës shqipe.

5. Pse u larguat nga Radio e Jashtme e Kinës? Çfarë pune bëtë pas largimit? Si ndikuan punët e mëvonshme ?

Në marsin e vitit 1985 u lagova nga Drejtoria Qendrore të Radiodifuzionit. Para Radios punova në Drejtorinë e Parë të Ministrisë së Tregtisë së jashtme. Në vitin 1983 Ministria e Shkencës dhe të Teknikës e Kinës kërkoi punonjës që dinin gjuhën ruse. Para se të mësoja gjuhën shqipe, u diplomova për gjuhën ruse në Universitetin Heilongjiang. Prandaj nisa punën në Drejtorinë e Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Ministrisë së Shkencës dhe të Teknikës. Gjatë punës në radio përveç realizimit të emisioneve shpesh shoqëroja delegacione si përkthyes dhe kisha kontakte me sektorin e jashtëm. Eksperianca nga propagandimi dhe sektori i jashtëm më ndihmoi shumë për punën në Ministrinë e Shkencës dhe të Teknikës. Në radio punova si redaktor e gazetar dhe zgjerova vizionin. Koha që punova në radio ka rëndësi për rritjen time profesionale dhe mbetet e paharrueshme.

6 Pasi u larguat nga radio, a kishte lidhje puna juaj e re me Shqipërinë?

Kur u largova nga radio dhe fillova punë në Ministrinë e Shkencës dhe të Teknikës, lidhja me Shqipërinë u pakësua. Bashkëpunimi ndërkombëtar në fushën tekniko-shkencore kryhet me vendet e zhvilluara, dhe nuk kishte lidhje të vërtetë bashkëpunimi me Shqipërinë. Por ka patur ndihmë ekonomike për Shqipërinë, apo në fushën e teknikës dhe të projekteve nga Kina. Kur biseduam për projektet e ndihmës ekonomike nga Kina si bë pajisje dhe makineri dhamë këshillat e duhura, pasi e njihnim Shqipërinë. Në vitin 2012, u ktheva në Shqipëri për vizitë dhe pashë ndryshimet e saj. Kur pashë fabrikat e ndërtuara me ndihmën e Kinës u ndjeva shumë mirë.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China