PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
45 vjet historia jonë, Zheng Zhongxu
2014-06-11 17:11:35 CRI Komenti juaj Printoni

Sivjet shënohet 45-vjetori i fillimit të emisioneve shqip të Radios së Jashtme të Kinës. Me këtë rast kemi intervistuar disa kolegë të vjetër të redaksisë. I ftuar sot është kolegu i vjetër e redaksisë shqipe, ish-drejtori i redaksisë së gjuhës shqipe Zheng Zhongxu..

Kolegia e redaksisë Zhang Zhuo bisedoi me Zheng. Më poshtë intervista e plotë:.

1. Në ç'mënyrë u transferuat ju për punë në Radion e Jashtme të Kinës? Si ju dukej gjendja në atë kohë?

Seksioni, ku punova më parë, ishte seksioni i përkthimit pranë Komisionit të Lidhjeve Kulturore me Botën e Jashtme të Republikës Popullore të Kinës. Në fillim të vitit 1969, krahas thellimit të mëtejshëm të "revolucionit kulturor", Qendra vendosi që të hiqet Komisioni i Lidhjeve Kulturore me Botën e Jashtme, detyrat e tij t'i merrnin përkatësisht Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ministria e Kulturës, ndërsa punonjësit e tij të ngarkoheshen gradalisht me punë të tjera. Më 10 mars të vitit 1969, një "Komision i Kontrollit Ushtarak", që ishte dislokuar në Komisionin e Lidhjeve Kulturore më njoftoi: "Qendra vendosi që të hapen emisione të radios së jashtme edhe në gjuhën shqipe. Prandaj ju do të transferoheni për punë në radio dhe duhet të shkoni për regjistrim që në ditën e nesërme."

Kur dëgjova njoftimin e Komisionit të Kontrollit Ushtarak, unë thashë vetem disa fjalë:"Mire. Do të shkoj nesër për regjistrim". Nuk thashë se kam qejf apo jo të shkoj atje. Në fakt, përgjegjësi i Komisionit të Kontrollit Ushtarak nuk më pyeti nëse kisha qejf apo jo. Ishte e pamundur që të thoshnja në atë çast se kam qejf ose nuk kam qejf, sepse me edukimin që mora, më ishte formuar në mendje një koncept që t'u bindem vendimeve të Organizatës në çdo çështje. Në një çast, më erdhi ndër mend se do të shkoja nga një njësi e madhe në një njësi të vogël. Por, unë mendova gabimisht. Në fakt, Radioja e Jashtme e Kinës, e cila quhej atëhere Seksioni i Jashtëm i Drejtorisë Qendrore të Radio-difuzionit të Kinës, ishte bërë tashme një njësi e madhe me rreth 1000 punonjës.

2. Thuhet se emisionet e Radios sonë në gjuhën shqipe filluan me udhëzimin e të ndjerit kryeministri Çu En Lai dhe ju e keni parë shkrimin origjinal të udhëzimit. A mund të kujtoni hollësirat e atëhershme?

Kur u formua grupi i radios sonë në gjuhën shqipe, Grupi i Kontrollit Ushtarak në Drejtorinë Qendrore të Radio-difuzionit vendosi që Cao Zumiao dhe unë të merrnim përgjigjesinë për punën e grupit të gjiuhës shqipe, duke na dhënë titullin "banshi yuan", që ishte afërsisht si "kujdestar i grupit". Emisionet e radios sonë në gjuhën shqipe filluan në orën 3 e 30 minuta të 6 qershorit të vitit 1969, kurse më 5 qershor, Grupi i Kontrollit Ushtarak thirri Cai Zumiao dhe mua dhe e lezoi para nesh udhëzimin e Çu En Lait për datën e fillimit të emisioneve të radios sonë në gjuhën shqipe. Ne e pamë shkrimin origjinal të udhëzimit. Më kujtohet si tani se udhëqimin e tij Çu En Lai e kishte shkruar me laps në raportin e Drejtorisë Qendrore të Radio-difuzionit lidhur me datën e fillimit të emisioneve në gjuhen shqipe. Ne morëm vesh më vonë se megjithëse data e fillimit të emisioneve të radios sonë në gjuhën shqipe u caktua me miratimin e Çu En Lait, propozimin fillestar për hapjen e emisioneve të radios sonë në gjuhën shqipe nuk e kishe parashtroi Çu En Lai, por një nga udhëheqësit e Shqipërisë. Siç thotë Fan Chengzuo, i cili ishte përkthyesi kryesor në gjuhën shqipe në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kinës, propozimin për hapjen e emisioneve në gjuhën shqipe e kishte parashtruar Beqir Balluku, që ishte atëhere ministër i mbrojtjes kombëtare i Shqipërisë dhe që ishte figura numër 4 në Shqipëri. Propozimin ai ia paraqiti Kang Shengut, i cili e shoqëronte atë gjatë vizitës në Kinë. Për këtë çështje, në fillim të vitit 1969, Qendra shpërndau një dokument me titull të shkruar me ngjyrë të kuqe, në të cilin u shpall vendimi për hapjen e emisioneve të radios sonë në gjuhën shqipe.

3. Ju lutem, ndani me ne gëzimet tuaja në ditën e emisionit të parë në gjuhën shqipe.

Në atë ditë, si ne, ashtu edhe dy specialistët shqiptarë, u gëzuan pa masë, por nervat i kishim shumë të tendosura. Emisioni 30-minutash ishte në fakt vetëm prej 26 e gjusmë minutash, por na u deshën dy orë e ca minuta për incizimin e atij emisioni. Gjatë incizimit, ata që lexonin tekstet, i kishin nervat më të tendosura në krahasim me të tjerët. Për shkak të tendosjes se nervave, atyre u merrej goja dhe shpesh herë përsërisnin një frazë që nga fillimi për një gabim të vogël. Ndoshta ajo natë ishte nata më me pak gjumë për ne në gjithë jetën.

4. Kemi dëgjuar se, shpesh herë në ato vite, të gjithë ju duhej të punonit natën vonë për të shtuar në programin e gatshëm ndonjë lajm me rendësi. A mund të na thoni diçka interesante për këtë.

Nuk më harrohen kurrë disa raste që patëm gjatë 30 e ca vjetëve të punës sime për emesionet në gjuhën shqipe. Më la përshtypje shumë të thellë një rast për të marrë çelësin e zyrës nga shtëpia e redaktorit që banonte në Dongdaqiao. Një ditë po në vitin e parë të emisioneve në gjuhën shqipe, ne incizuam programin, e dorëzuan shiritin magnetik në seksionin teknik dhe dolëm nga puna. Unë ishta ende i pamartuar dhe flija në konvikt afër pallatit të radios. Redaksia e radios së jashtme, që quhej atëhere si "Grupi i Propagandës", dërgoi njeri që më gjeti në konvikt dhe më tha se zv-ministri i jashtëm i ish-Bashkimit Sovjetik Kuzniezov erdhi për vizitë në Kinë dhe se lajmi për këtë duhej të jepej medoemos në kohë në eminsionin në gjiuhën shqipe. Unë e dija mirë se në kohën kur marrëdhëniet kino-sovjetike kishin rënë në pikën e akullit, lajmi për visitën e zv-ministrit sovjetik të punëve të jashtme kishte rendësi të veçantë. Erdha në pallatin e radios, por nuk hyja dot në zyrë, sepse redaktori Fan Xinlong ishte kthyer në shtëpi duke marrë në xhep çelësin e zyrës. Shyqyr që e dija se Fan Xinlong banonte në lagjën Dongdaqiao. Drejtuesi me përgjegjësi i "Grupit të Propagandës" Jin Yinsong i mori telefon brigadës së shoferëve të radios që të më çonin me makinë në Dongdaqiao për të marrë çelësin. Arrita atje, ku ishin vetëm tri godina. Por nuk e dija se në ç' godinë flinte ai. Aq më tepër, nuk e dija në ç'apartament dhe ç'kat flinte ai. U detyrova të thërrisja me zë të lartë emrin Fan Xinlong rrëzë godinës së parë, duke pasur ndër mend të thërrisja te të tri godinat. Edhe shoferi thërriste bashkë me mua. Shyqyr që Fan Xinlong flinte po në atë godinë. Në ditët e zakonshme, atij i marrej goja kur fliste dhe, në çastet kritike e kishte të vështirë të fliste. Unë i thashë se si ishte puna, e mori çelësin dhe erdha në zyrë. Pastaj shkova në palltin e specialistëve të huaj, thirra Kristaqin dhe e kryem detyrën. Lajmi për vizitën e Kozniezovit ishte shumë i shkurtër, vetëm me njady fraza. E kam të qartëse duhet t'u kërkoja falje banorëve të asaj godine, sepse i shqetësova natën me zë të lartë, edhe pse nuk veprova ashtu për veten time. Le të shohim se sa të lehta i kanë të rinjtë e të rejat e tanishme lidhjet me njëri-tjetrin me mjete moderne. Gjendja në atë kohë ka qenë krejt ndryshe për ne, se askush prej punonjësve tane të grupit të gjuhës shqipe nuk kishte telefon në shtepi. Mirë thotë një proverb kinez se "një rënie në gropë, një njohuri në kokë". Pas atij rasti, bëmë më shumë çelës të zyrës dhe filluam të zbatonim rregullin e kujdestarisë natën në zyrë. Sipas rregullit, ai që bënte kujdestari natën, e kishte si detyrë të thërriste të tjerët nga shtëpia në raste të veçanta. Kur mua me vinte radha për kujdestari të natës dhe kur kisha raste të atilla, e thërrisja nga shtëpia He Daming. Nganjëherë, e çoja atë në shtëpi me biçikletë, pasi mbaronim punën për shtimin e ndonjë lajmi të rendësishëm. Një herë, na u rrëzuam nga biçikleta për shkak të një pengese në rrugë. Shyqyr që askush prej nesh nuk u plagos.

5.Thuhet se, gjatë viteve kur ju punuat si shef i grupit, dikush prej drejtuesve paraqiti një propozim për të ndërprerë emisionet e radios sonë në gjuhën shqipe. Na thoni diçka për këtë. Si punonit në ato rrethana?

Unë pata një kohë mjaft të gjatë të punës si "kujdestar i grupit" dhe, me pas, si "përgjegjës i grupit", kurse pata vetëm disa vjet të punës si "shefi i grupit". Që në fillim, isha një nga dy "kujdestarët e grupit". Në vitin 1973, më dërguan për kalitje me punë fizike në "shkollën e 7 Majit" në fshat të provincës Hënan. Pas një viti, u ktheva dhe, që në ditën e parë të punës sime në zyrë, zv-drejtori i radios sonë Zhao Guang më thirri në zyrën e tij dhe më tha se Cai Zumiao, që kishte qenë njëri nga "kujdestarët e grupit ", ishte emëruar si shef i grupit, ndërsa unë jo. Ai tha: "Por, do të vazhdosh bashkë me shefin përgjegjësinë për punën e grupit të gjuhës shqipe." Ai kërkoi që të bëja përpjekje për t'u bërë anëtar partie. Kështu që unë u shndërrova nga "kujdestari i grupit " në "përgjegjës të grupit". Pasi marrëdhëniet ndërmjet Kinës dhe Shqipërisë u bënë të ftohta, shefi Cai Zumiao u largua nga grupi i gjuhës shqipe dhe u bë shef i zyrës së radios sonë. Fill pas largimit të tij, Sun Vanhu u emërua si shef i grupit, ndërsa unë u emërova si zv-shef. Në atë kohë, unë isha kandidat partie, kurse ai ishte anetar partie. Pa kaluar shumë kohë, edhe Sun Vanhu dhe disa të tjerë u larguan nga grupi i gjuhës shqipe. Na mbetën vetëm 6 veta për të vazhduar emisionet e radios sonë në gjuhën shqipe. Unë u emërova si shef i grupit në rrethana të vështira.

Ku ishin vështirësitë tona në ato rrethana? Në radhë të parë, numri i pononjësve të grupit tonë nuk ishte i mjaftueshëm dhe gjendja shpirtërore e të gjithëve nuk ishte qendrueshme. Ne nuk kishim si të pajtonim nga jashtë ndonjë specialist të gjuhës shqipe. Përveç kësaj, disa persona prej drejtuesve të radios sonë propozonin për heqjen e emisioneve në gjuhën shqipe dhe në disa gjuhë të tjera. Ne i jemi mirënjohës të djerës drejtoreshë të radios sonë, Ding Yilan, e cila nguli këmbë në ruajtjen e emisioneve në gjuhën shqipe. Mirëpo ne nuk kapërcenim dot vështirësinë e shkaktuar prej pamjaftueshmerisë së krahëve të punës. Pikerisht në atë kohë, doli një person që shprehu dëshirën për të punuar në grupin e gjuhës shqipe të radios sonë. Ky ishte Vang Sihai. Një drejtues më porositi të provoj atë dhe të paraqit një raport për këtë çështje. Në raportin që ia paraqita sektorit të çështjeve të personave, unë e zbatova parimin tim: "Të them më shumë fjalë të mira për të tjerët" dhe, si rezultat, Vang Sihai erdhi pa asnjë pengesë për të punuar në grupin tonë. Ai i kishte mbaruar studimet në degën e gjuhës shqipe në Universitetin e Gjuhëve të Huaja të Pekinit, mirëpo si pasojë e punës në një njësi që nuk kishe aspak lidhje me gjuhën shqipe, ai pothuajse e kishte harruar gjuhën shqipe. Nuk kasha ç'të bëja, përveç që ta ndihmoja për të mësuar përsëri gjuhën shqipe. Përgatita një tabelë të zezë mësimore dhe një kuti me shkumës dhe fillova t'i jepja mësime në kohë të caktuar.

Si ta stabilizonim gjendjen shpirtërore të punonjësve tanë? Në këtë drejtim, unë i jam mirënjohës shefit të atëhershëm të sektorit të jashtëm të radios sonë, Lin Xingcan, i cili më përkrahu të shkoj në Kosovë si pjesëmarrës në seminarin e gjuhës shqipe, për të kërkuar mundësinë e lidhjeve me Radio-prishtinën. Më pas, me përpjekjet e mëtejshme të sektorit të jashtëm, na u dhanë raste për specializimin e punonjësve tanë në Radio-prishtinë. Krahas kësaj, Radio-prishtina dërgoi radhazi dy delegacione për vizitë në Kinë dhe ne filluam të pajtonim specialistë të gjuhës shqipe disa vjet me radhënga Kosova. Në ato vite, unë kisha detyra shumë të renda të punës, duke punuar shpesh herë në kohën e lirë për të redaktuar tekstet që i kishin përkthyer të tjerët. Pikërisht në ato vite, unë vuaja nga hiperplasia e kockave në zverk. Kisha dhimbje të padurueshme dhe, si pasojë e mungesës së furnizimit të trurit me gjak, më merrte mendje shumë shpesh. Kështu që, u detyrova të jap dorëheqjen nga detyra e shefit të grupit.

Unë kujdesesha vazhdimisht për punën e grupit tonë, megjithëse nuk isha më shef. Një ditë, Kristaq Teneqexhiu, i cili punoi për 7 vjet me radhë në radion tonë, na mori telefon nga Shqipëria. Ai pyeti për punën e grupit tonë. Kur unë e pyeta nëse ai kishte dëshirë të vinte përsëri për të punuar në radion tonë, ai tha: "Po." Unë, pa pyetur të tjerët, i thashë se do të bënim përpjekje që të vinte sa më parë. Në atë kohë, He Daming ishte shef. Me përpjekjet e saj dhe të tjerëve, Kristaqi erdhi përseri për të punuar në grupin tonë si specialist i gjuhës shqipe. Me ndihmën e tij, emisionet tona në gjuhën shqipe patën përparim të ri. Ato vite, kur Kristaqi punoi bashkë me ne për herën e dyte, unë i quaj si pranvera e dytë e emisioneve tona në gjuhën shqipe. Në fund të vitit 1998, mua m'u mbushën 60 vjeç dhe dola në pemsion. Pak më vonë, Kristaqi, i cili ishte moshtar me mua, u kthye në Shqipëri.

Pas 5 vjetëve të jetës sime në pension, kur gjendja ime shëndetësore ishe përmirësuar për mrekulli, Radioja e Jashtme e Kinës me pajtoi mua përsëri dhe punova 6 vjet të tjerënë grupin e gjiuhës shqipe. Ato vite të punës bashkë me të rinjtë e të rejat e brezit të ri kanë qenë vite të gëzimit të madh në jetën time. E kam kuptuar në praktikë se ata janë shpresë e emisioneve tona në gjuhën shqipe. Jam vendosmërisht i bindur se ata do të punojnë shumë më mirë se ne punonjësit e brezit të vjetër.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China