PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina, përballja me ShBA-në dhe Japoninë në konceptin e sigurisë
2014-06-09 10:20:29 CRI Komenti juaj Printoni

Në Dialogun e 13-të Shangri-La, që u zhvillua në Singapor nga 30 maji deri më 1 qershor, zv/shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës, gjeneral lejtnant Wang Guanzhong shtjelloi konceptin e ri të Kinës mbi sigurinë, duke iu kundërvënë akuzave pa bazë të ShBA-së dhe Japonisë ndaj Kinës. Në këtë dialog, ka tërhequr vëmendje të mëdha të opinionit paraqitja e gjeneralit kinez, që pasqyron bashkimin e elasticitetit dhe të parimësisë së politikës së jashtme të Kinës dhe që i drejton një sinjal të qartë komunitetit ndërkombëtar se sovraniteti territorial i Kinës dhe interesat detare nuk provokohen nga askush.

Dialogu Shangri-La titullohet zyrtarisht Samiti i Sigurisë Aziatike, që është mekanizmi i dialogut mbi sigurinë me pjesmarrjen më të madhe dhe në rang më të lartë në rajonin e Azisë dhe të Paqësorit. Ky dialog, që u nis nga Instituti Ndëkombëtar i Studimeve Strategjike i Britanisë, trajton tema mbi sigurinë aziatike, por rendi i ditës drejtohet zakonisht nga vendet perëndimore, veçanërisht nga ShBA-ja. Kina mori pjesë vetëm në disa edicione të dialogut, por ajo u sulmua pothuajse në çdo edicion me "teorinë e kërcënimit nga Kina". Në të kaluarën, Kina ka reaguar ndaj sulmeve negative dhe kështu opinioni publik nuk ishte në favor të Kinës.

Gjatë Dialogut 3 ditor Shangri-La, u zhvilluan 5 pleniume dhe afro 100 dialogje shumëpalëshe e dypalëshe në sfera të ndryshme. Ndryshe nga edicionet e kaluara, në edicionin e 13-të ishte atmosfera ishte shpërthyese. Tre ekonomitë më të mëdha në botë u përballën ashpër, çka ishte një pamje e rrallë diplomatike, vitet e fundit.

Në fjalimin e tij, zv/shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës, gjeneral lejtnant Wang Guanzhong prezantoi konceptin, politikën dhe praktikën e Kinës për mbrojtjen e paqes dhe sigurisë së Azisë dhe të Paqësorit. Ai shtjelloi edhe një herë konceptin mbi sigurinë aziatike, të paraqitur pak kohë më parë nga kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping në Samitin e 4-t të Konferencës për Ndërveprim dhe Krijimin e Besimit në Azi (CICA). Koncepti kinez pranohet gjerësisht nga vendet aziatike.

Specialisti ushtrak Yin Zhuo:

"Fjalimi i Obamës para dialogut, fjalimi i sekretarit amerikan të Mbrojtjes Charles Hagel si dhe ai i kryeministrit japonez Shinzo Abe në dialog kanë të njëjtin lajtmotiv, që do të thotë struktura e sigurisë së rajonit të Azisë dhe të Paqësorit, që bazohet në aleancën ushtarake të ShBA-së në Azi e Paqësor dhe që synon sigurinë ShBA-Japoni. Një strukturë e tillë përjashton të gjitha vendet jo-aleate me ShBA-në. Kina kundërshton kategorikisht këtë strukturë që fabrikon përçarje dhe mosmarrëveshje midis vendeve aziatike dhe që thekson konfliktet ekzistuese dhe të mundshme në të ardhmen. Aktualisht, vendet aziatike kanë interesa të përbashkëta, ndërkohë ndodhen përpara kërcënimeve të përbashkëta, të cilat duhet të zgjidhen me bashkëpunim. Prandaj koncepti i sigurisë i Kinës vlerësohet gjerësisht nga vendet aziatike."

Kundrejt fjalimeve të liderëve amerikanë dhe japonezë, zv/shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës, gjeneral lejtnant Wang Guanzhong reagoi në fjalimin e rastit, me fjalë të përmbajtura, por në mënyrë shumë shpotitëse. Ai vuri në dukje se fjalimi i Obamas dhe ai i Abes bënë jehonë me njëri-tjetrin, duke provokuar Kinën.

Specialisti ushtarak Meng Xiangqing është i mendimit se bashkërendimi midis ShBA-së dhe Japonisë u projektua me shumë kujdes.

"Nga ana e ShBA-së, një nga qëllimet e saj kryesore është demonstrimi i vendosmërisë për rikthimin në Azi-Paqësor, që t'i frymëzojë vendet aleate dhe njëkohësisht të mishërojë rolin drejtues në çështjet e sigurisë. Nga ana e Japonisë, nëpërmjet provokimit ndaj Kinës në këtë platformë të madhe, nga njëra anë ajo fabrikon një gjendje urgjente për rishikimin e Kushtetutës së Paqes, dhe nga ana tjetër, orvatet të ulë presionin e saj në Detin e Kinës Lindore, duke i nxitur Filipinet dhe Vietnamin të fabrikojnë incidente në Detin e Kinës Jugore. Krahas këtyre, ShBA-ja dhe Japonia forcojnë aleancën nëpërmjet kësaj jehone reciproke, që të drejtojnë bashkërisht çështjet rajonale."

Lidhur me problemin e Detit të Kinës Jugore, gjenerali lejtnant Wang Guanzhong shtjelloi nga ana historike dhe juridike sovranitetin e padiskutueshëm të Kinës në këtë det, duke theksuar se pala kineze kundërshton ndërhyrjen në punët e brendshme të vendeve të tjera, kundërshton synimin e çdo vendi për monopolizimin e çështjes së sigurisë në rajon dhe kundërshton forcimin e aleancës ushtarake kundrejt palës së tretë.

Specialisti ushtarak Meng Xiangqing vuri në dukje se në Dialogun Shangri-La, në problemet që kanë të bëjnë me sovranitetin territorial dhe me interesat detare, Kina tregohet njëherësh parimore dhe elastike, gjë që ishte pika më e shkëlqyer në këtë dialog.

"Në këtë dialog lëshuam sinjalin e qartë se pavarësisht një vend i madh apo i vogël, në qoftë se ai provokon sovranitetin dhe interesat detare të Kinës, Kina pa tjetër do ta kundërveprojë."

Duke i hedhur një vështrim prirjes së diplomacisë kineze gjatë dy vjetëve të fundit, është e qartë se Kina filloi ta shtjellonte politikën e jashtme nëpërmjet rasteve të rëndësishme diplomatike, duke kundërpërgjigjur keqkuptimeve ose akuzave ndaj politikës së jashtme të saj. Ndryshe nga ShBA-ja dhe Japonia, që u kushtojnë vëmendje mosmarrëveshjeve, Kina vë në plan të parë unanimitetin.

Në Samitin e Konferencës së Masave të Ndërveprimit dhe të Ndërtimit të Besimit të Azisë, kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping shtjelloi në mënyrë sistematike konceptin e ri të Kinës mbi sigurinë aziatike dhe theksoi se çështjet e Azisë duhet të zgjidhen nga popujt aziatikë, gjë që tregon pakënaqësinë ndaj ShBA-së që ndërhyn në punët aziatike. Në Samitin e ASEAN-it në tetorin e vitit të kaluar, kryeministri kinez Li Keqiang vuri në dukje se Kina do të marrë pjesë aktivisht në ndërtimin e strukturës së sigurisë rajonale. Të gjitha këto tregojnë se Kina është plotësisht e ndërgjegjshme për situatën e ndërlikuar të sigurisë në rajon dhe për rëndësinë e paraqitjes së qëndrimit në platformën e rëndësishme të dialogut dhe synon të marrë pjesë në hartimin e rregullave të lojërave.

Me forcimin e potencialit kompleks, Kina do të shprehë më shumë mendime dhe propozime, në mënyrë të qartë dhe besimplotë, në nivele shumëpalëshe, siç ishte Samiti Shangri-La. (Wang Lei)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China