PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Brezi ekonomik gjatë Rrugës së Mëndafshit, platforma e re e bashkëpunimit evropiano-aziatik
2014-05-06 18:13:19 CRI Komenti juaj Printoni

Para mbi 2100 vjetëve, i dërguari i posaçëm i dinastisë Han Zhang Qian, vizitoi Rajonet Perëndimore (një term i dinastisë Han që përfshin rajonin autonom të Xinjiang Ujgurit dhe Azinë Qendrore), duke hapur Rrugën e Mëndafshit. Më vonë, ky korridor ekonomiko-tregtar u bë kanali kryesor i shkëmbimeve kino-perëndimore dhe nëpërmjet tij gjithnjë e më shumë vende njohën Kinën. Para mbi 1300 vjetëve, murgu i shquar i dinastisë Tang, Hsuan-Tsang mbërriti në Indi nëpërmjet Rrugës së Mëndafshit dhe i ktheu klasikat budiste në Kinë, kështu Rruga e Mëndafshit dha kontribut edhe për shkëmbimet kulturore kino-perëndimore. Sot, Rruga e Mëndafshit, me ndikime kolosale mbi shkëmbimet ekonomike e kulturore, vihet përsëri në fokus të vëmendjes së opinionit publik.

Në shtatorin e vitit të kaluar, kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping vizitoi 4 vende të Azisë Qendrore, si Kazakistanin, Turkmenistanin, Kirgistanin dhe Uzbekistanin. Në fjalimin e tij në Universitetin e Nazabajevit, Xi Jinping paraqiti për herë të parë idenë për krijimin e përbashkët të "brezit ekonomik gjatë Rrugës së Mëndafshit", që përshkon kontinentin evro-aziatik.

"Për të forcuar lidhjet ekonomike midis vendeve aziatike dhe evropiane dhe për të thelluar më tej bashkëpunimin, mund të mbështetemi në një risi në bashkëpunim, duke krijuar 'brezin ekonomik gjatë Rrugës së Mëndafshit', që do të jetë arritje madhore në interest ë vendeve dhe popujve, pjesë e kësaj rruge."

Sipas kësaj ideje, Kina dhe vendet e Azisë Qendrore do të krijojnë një zonë të bashkëpunimit ekonomik, që ndodhet afërsisht në hapësirën e Rrugës së Lashtë të Mëndafshit. Rruga e Lashtë e Mëndafshit niste në Lindje nga kryeqyteti i dinanstisë Han, Changan, që është qyteti Xian i sotëm dhe përfundonte në Perëndim, në territorin e Perandorisë Romake, që do të thotë në gadishullin Apenine. Kjo rrugë kaloi nga Azinë Qendrore, Azinë Perëndimore, Detin e Zi si dhe Detin Mesdhe, duke përfshirë vende të Evropës Lindore. Lidhur me konceptin e "brezit ekonomik gjatë Rrugës së Mëndafshit", Wang Lijiu, bashkëpunëtor i Degës së Azi-Evropës pranë Institutit Kërkimor të Marrëdhënieve Moderne Ndërkombëtare të Kinës shpjegoi:

"Mendoj se ky koncept ka dy karakteristika, nga njëra anë, ai ka përmbajtje të pasur dhe nga ana tjetër përfshin një hapësirë të gjerë gjeografike. Në të ardhmen, në këtë brez ekonomik do të realizohen lidhje në 5 fusha, si shkëmbime politike midis vendeve, lidhje rrugore, lidhje tregtare, qarkullim i monedhave dhe njohje reciproke midis popujve. Duke u nisur nga koncepti i ri, Rruga e Lashtë e Mëndafshit do të ketë përmbajtje më të pasur."

Sot, Kina dhe vende të tjera evropiane përballen me detyra të rënda për zhvillimin ekonomik. Me shtimin e bashkëpunimit midis vendeve nga rajone të ndryshme, Rruga e Lashtë e Mëndafshit kthehet përsëri në vizionin e njerëzve modernë. Si një zonë e re e zhvilimit ekonomik, "brezi ekonomik gjatë rrugës së Mëndafshit" lidh qarkun ekonomik të Azi-Paqësorit në Lindje me qarkun e zhvilluar ekonomik evropian në Perëndim, ndaj konsiderohet si korridori ekonomik më i gjatë dhe më me potencial në botë. Më e rëndësishmja është se ky brez nuk do të jetë vetëm një linjë e thjeshtë, por një kanal në tre përmasa, i përbërë nga rruga automobilistike, hekurudha, linja ajrore dhe gazsjellësi. Ky brez, që përshkon tërë kontinentin evro-aziatik, përfshin Azinë Lindore, Azinë Qendrore, Azinë Jugore, Azinë Perëndimore, Evropën Qendrore dhe Lindore si dhe Evropën Perëndimore. Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare i Universitetit Tsinghua, Wu Dahui u shpreh,

"Para mbi 2100 vjetëve, i dërguari i dinastisë Han Zhang Qian hapi këtë rrugë kryesore që lidh Lindjen me Perëndimin. Ai është jo vetëm kanali i qarkullimit të mallrave, por edhe i shkëmbimeve tregtare dhe kulturore. Në kohën e sotme, kjo rrugë përputhet edhe me mekanizmin e tregtisë shumëpalëshe, që lidh popujt e rajoneve të ndryshme, racat, vendet dhe kombet e ndryshme."

Vitin e kaluar në edicionin e 5-të të Forumit të Ekonomisë Evro-aziatike, të zhvilluar në qytetin Xian, "Brezi ekonomik gjatë Rrugës së Mëndafshit" ishte në fokus të pjesëmarrësve dhe u miratua më në fund "Manifesti Xian mbi krijimin e përbashkët të Brezit Ekonomik gjatë Rrugës së Mëndafshit". Përfaqësues nga qyteti Mary i Turkmanistanit, qyteti Gyumri i Armenisë, Samarkandi i Uzbekistanit, Delhi i Indisë dhe Lizbona e Portugalisë propozuan se duke u nisur nga parimi i miqësisë brez pas brezi dhe i lulëzimit të përbashkët,të zhvillohen shkëmbime e bashkëpunim i gjithanshëm në fushat ekonomiko-tregtare, turistike, tekniko-shkencore, të mjedisit, arsimore, kulturore etj., që të krijojnë bashkërisht "Brezin ekonomik gjatë Rrugës së Mëndafshit".

Pas shekullit të 16-të, si pasojë e mosmarrëveshjeve fetare, kontradiktave kulturore dhe diferencave në sistemin shoqëror, vendet evro-aziatike humbën shumë raste për bashkëpunim. Njëkohësisht, me zhvillimin e vrullshëm të tregtisë detare, Rruga e Lashtë e Mëndafshit ishte dobësuar dhe humbi ndikimin e dikurshëm në arenën ndërkombëtare.

Në shekullin e 21-të, vendet evro-aziatike, në kuadër të polarizimit dhe të globalizimit ekonomik, po zhvillojnë bashkëpunim në nivele rajonale, nënrajonale dhe brenda rajonit dhe tregtia e investimet midis këtyre vendeve janë shtuar gjithnjë e më shumë. Gazi natyror dhe nafta e Azisë Qendrore arrijnë në bregun e Paqësorit, duke kapërcyer male e lumenj gjatë rrugës prej 8 mijë kilometrash, ndërkohë, me futjen në funksionim të hekurudhës Sichuan-Xinjiang-Evropë, kontienerët e ngarkuar në qytetin kinez Xian mbërrijnë vetëm pas 16 ditësh në Duisburg, qytetin gjerman buzë lumit Rhein.

Ndërtimi i "Brezit ekonomik gjatë Rrugës së Mëndafshit" do të nxitë tregun kolosal me një popullsi prej 3 miliardë banorësh nga Paqësori në Detin Baltik, që do të kenë rastin për zhvillim të përbashkët. Mirëpo, ndërtimi i këtij brezi ekonomik do të jetë një proces afatgjatë. Në histori, rajonet, që përshkoi Rruga e Lashtë e Mëndafshit ishin në gjendje të pazhvilluar natyrore, në trazira politike dhe luftra të shpeshta, sa që vetëm me mallra luksi si mëndafshi, tregtia në këtë rrugë do të kishte mjaft fitime. Në krahasim me transportin detar, teknika e transportit masiv dhe në distancë të gjatë në tokë nuk është aq e përsosur dhe procedurat doganore gjatë transportit tokësor janë gjithësesi të ndërlikuara. Ashtu siç tha kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinpig, ndërtimi i përbashkët i "Brezit ekonomik gjatë rrugës së Mëndafshit" do të ndikojë në shtimin e shkëmbimeve politike, lidhjeve rrugore e tregtare, qarkullimin monetar dhe njohjet reciproke midis popujve. (Wang Lei)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China