PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Panairi i Guangzhout pasqyron transformimin e tregtisë së jashtme të Kinës
2014-04-21 14:20:47 CRI Komenti juaj Printoni

Më 15 prill u hap në qytetin Guangzhou të Kinës Jugore edicioni i 115-të i Panairit të Guangzhout.

Panairi i Mallrave të Import-Eksportit të Kinës, i krijuar në pranverën e vitit 1957, njihet më gjerësisht me emrin "Panairi i Guangzhout". Ky panair 57-vjeçar është veprimtaria më e madhe e tregtisë ndërkombëtare i Kinës me historinë më të gjatë, në nivelin më lartë, me shumëllojshmëri mallrash dhe numër të madh klientësh. Ai konsiderohet si barometër i tregtisë së jashtme të Kinës.

Ku fokusohet vëmendja në këtë edicion të panairit, që zhvillohet dy herë në vit ?

Me rënien e tregtisë së jashtme të Kinës në tremujorin e parë, për çfarë preokupohen ndërmarrjet pjesëmarrjëse dhe klientët?

Në tremujorin e parë të këtij viti, Kina pati rënie në import dhe eksport , që u reflektua me shqetësim për rënien e mëtejshme të tregtisë së jashtme këtë vit. Me këtë rast, Panairi i Guangzhout u hap duke ngjallur shpresat e shumë njerëzve. Zëdhënësi i Panairit të Guangzhout Liu Jianjun tha se në këtë edicion u regjistruan më shumë ndërmarrje pjesëmarrëse në krahasim me edicionin e kaluar dhe parashikoi se shuma e kontratuar do të jetë në të njëjtin nivel me edicionin e kaluar.

"Faza e parë e këtij edicioni përkon me pashkët e mëdha dhe kjo do të ushtrojë një farë ndikimi mbi pjesëmarrjen e klientëve amerikano-evropianë, megjithatë, numri i klientëve parashikohet t'i afrohet 200 mijëve. Në tremujorin e parë të këtij viti, situata në tregtinë e jashtme ishte serioze, por parashikojmë se shuma e kontratuar për eksportin në këtë edicion do të ruhet në nivelin e edicionit të kaluar dhe nuk do të ketë lëkundje të madhe."

Si pasojë e rënies së shënuar në tregtinë e jashtme, në tremujorin e parë të këtij viti kursi i këmbimit valutor i RMB me dollarin amerikan u ul 2.64% dhe kjo është pa dyshim në favor të ndërmarrjeve të eksportit. Mirëpo, sipas zotit Liu Jianjun, ndërmarrjet kineze duhet të mos mbështeten më te epërsia në çmim, por të rritin aftësinë konkurruese.

Çdo edicion i Panairit të Guangzhout ndahet në tre faza me tema të ndryshme. Në fazën e parë, që zhvillohet nga 15 deri më 19 prill, marrin pjesë kryesisht ndërmarrjet me produkte elektromekanike. Thuhet se Panairi i Guangzhout është "supermarketi i madh i mallrave kinezë", ndaj në këtë supermarket shihen në radhë të parë produkte elektromekanike, ndoshta pasi ato kanë zënë pozicion të rëndësishëm në tregtinë e jashtme të Kinës.

Zv/drejtori i Dhomës së Tregtisë së Produkteve Elektromekanike të Kinës, Wang Guiqing tha se këto produkte zënë peshën specifike më të madhe në mallrat kinezë të eksportit, konkretisht, 57% të 1.26 trilionë dollarëve amerikanë. Gjatë mbi 30 vjetëve nga viti 1980 deri në 2013, rritja mesatare vjetore e eksportit kinez ka qenë 22.5%, por në tre vjetët e fundit, ka patur një prirje uljeje, kurse këtë vit kjo rritje u ul në 7%.

Sigurisht, rënia vjen nga shumë arsye. Zoti Gao Yilong, përfaqësues i një ndërmarrjeje elektromekanike tha:

 

"Nuk mund të shikojmë vetëm vëllimin, më të rëndësishme janë të drejtat e pronësisë intelektuale si dhe marka e vet. Për shembull në kompaninë tonë kemi shumë dëshirë të zhvillojmë markën tonë, por për shkak të potencialit, tanipërtani merremi edhe me OEM (original equipment manufacturer), që do të thotë shitim produktesh me markat e të tjerëve. Kanalet e shitjes zotërohen nga kompani të tjera me markat dhe kur këto kompani nuk do të bashkëpunojnë me to, do të humbim fletëporositë. Prandaj nuk mund të shikojmë vetëm vëllimin e fletëporosive, sepse kontrollohemi nga të tjerët."

Si pjesëmarrës me përvojën 10-vjeçare në Panairin e Guangzhout, Gao Yilong zbuloi gjithnjë e më shumë rëndësinë e markës dhe të teknologjisë për zhvillimin e ndërmarrjes. Kompania Yang-Ke, ku punon ai, merret me OEM dhe njëkohësisht ka edhe produkte me markën e vet. Vitet e fundit, duke u mbështetur te kërkimet e veta shkencore, kompania ka patur fitime në tregun e ri, që janë të barabarta me fitimet nga OEM.

"Që nga viti 2007 filluam të prodhonim motorin e konvertimit dixhital të frekuencave, duke hyrë në këtë treg të ri. Kemi markën tonë, por prodhojmë edhe për marka të tjera. Produktet tona shiten me markën e vet kryesisht në Azi e Afrikë, kurse në Evropë e në ShBA, shiten me marka të tjera."

Në këtë panair vetëm 20% të ndërmarrjeve pjesëmarrëse janë me marka të veta dhe 80% janë ndërmarrje OEM. Por ashtu si kompania Yang-Ke, gjithnjë e më shumë ndërmarrje OEM kanë tani markën e vet ose zotërojnë teknologji thelbësore.

Ndryshimi i produkteve të ekspozuara në Panairin e Guangzhout njihet edhe nga klientët e huaj. Charlie Koo, i ardhur nga kompania "Cuckoo Electronics" për prodhimin e kasafortave, ka marrë pjesë në Panairin e Guangzhout qysh nga viti 2008. Sipas tij, ndërmarrjet pjesëmarrëse në këtë panair, veçanërisht ato kineze, kanë shkallëzuar pandërprerë produktet dhe njëkohëisht, Kina ka ndryshuar edhe strukturën e tregtisë së jashtme.

"Kur sapo erdha në Kinë, në Shangai, mendoja se cilësia e mallrave kinezë nuk është shumë e mirë. Por pasi mora pjesë në Parairin e Guangzhout dhe kontaktova me disa furnizues kinezë, zbulova se në Kinë ka shumë produkte me cilësi shumë të mirë dhe janë gjithnjë e më të mira. Kina është në rritje e sipër dhe produktet kineze janë në përmirësim e sipër. Kina ka potencial të prodhojë produkte më të mira."

Gjatë 57 vjetëve, Panairi i Guangzhout nuk ka patur asnjë ndërprerje, pavarësisht nga era e shiu. Në mars të vitit 2014, Kina u bë zyrtarisht vendi numër 1 i tregtisë së mallrave në botë, por të dhënat e prillit treguan se Kina pati rënie njëkohësisht në import dhe eksport. Gjatë procesit të ndryshimit nga "e madhja" në "të fuqishmen", shifrat nuk pasqyrojnë gjithçka . Në Panairin e Guangzhout, çdo ndërmarrje pjesëmarrëse, qoftë e madhe, apo e vogël, përballet me sfida si patenta, marka, kanalet, apo shkallëzimi i produkteve. Ndoshta këtu qëndron rëndësia e Panairit për tregtinë e jashtme të Kinës. (Wang Lei)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China