PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Si mund të ketë bashkëveprim pozitiv ShBA-Kinë në Paqësor?
2014-04-17 09:53:14 CRI Komenti juaj Printoni

Si mund të ketë bashkëveprim pozitiv ShBA-Kinë në Paqësor?

Një studim i kohëve të fundit i 'Qendrës Pew Research' tregon se mosbesimi mes kinezëve dhe amerikanëve është në rritje. Po çfarë çoi në rritjen e mosbesimit? Si duhen kapërcyer dallimet në rajonin e Azi Paqësorit ndërmjet Kinës dhe Shtetet e Bashkuara? Ekspertët dhe diplomatët ndajnë pikëpamjet e tyre.

Zhang Wan raporton:

Bazuar në një raport të Qendrës Pew Research, vetëm 33 për qind e amerikanëve kanë një mendim pozitiv për Kinën, ndërsa numri ishte 51 për qind dy vjet më parë. Që kur sondazhi ka filluar të zhvillohet në vitin 2008, mendimi pozitiv mbi Kinën në mesin e amerikanëve ka rënë.

I Lindur në vitin 1980, i riu kinez Zhang Zhi thotë se ai beson se Shtetet e Bashkuar nuk janë as armik dhe as mik.

"Kina dhe Shtetet e Bashkuara janë së bashku mik dhe armik, ose më mirë të themi as mik dhe as armik. Unë mendoj se çdo situatë varet nga besimi. Në disa fusha të dy vendet e besojnë njëri tjetrin, por në disa të tjera ne e besojmë Amerikën, por ata nuk na besojnë ne. Përveç kësaj, ajo që unë nuk pëlqej tek Amerika është se ata duket sikur duan të 'pengojnë' interesin dhe zhvillimin e Kinës," thotë Zhang.

Megjithatë, ish-Drejtori për Kinën pranë Këshillit Kombëtar të Sigurimit të Shteteve të Bashkuara, James Keith thotë se shumica e amerikanëve nuk besojnë se politika amerikane ndaj Kinës është kontrolluese, por shumica e kinezëve besojnë se është.

Ai thotë se burimi i këtij keqkuptimi vjen nga ndjenja e pasigurisë. Në Shtetet e Bashkuara, nuk flitet për mbrojtjen marrëdhënieve në të ardhmen me Mbretërinë e Bashkuar, ose me Gjermaninë, apo me Francën, sepse ekziston një ndjenjë shumë e mirë se ku këto vende do të jenë 25 vjet më pas. Por për Kinën, ka pasiguri.

"Shumë vëzhgues që flasin nga këndvështrimi amerikan tani thonë se marrëdhënia midis ShBA-së dhe Kinës pas 20, 30 ose 40 ose 50 vjetësh është e pasigurtë, dhe për shkak të kësaj pasigurie krijohen mundësi për mosbesim dhe keqkuptime."

Por ç'duhet të bëjë Kina dhe ShBA-ja për të kaluar këtë deficit? Presidenti i Institutit Popullor të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Yang Wenchang, thotë se të dy vendet duhet ndërmarrin përgjegjësi të përbashkëta për zhvillimin paqësor dhe të qëndrueshëm të Rajonit të Azi Paqësorit.

"Së pari, unë mendoj se Kina dhe Shtetet e Bashkuara kanë një rol të barabartë sesa atë të mësuesit dhe nxënësit. Unë do t'i krahasoja marrëdhëniet ndërmjet Kinës dhe ShBA-ve si tre gurë: ku dy prej tyre janë të drejtë dhe një i shtrembër i cili duhet hequr. Dy gurët e mëdhenj tregojnë bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar mes dy vendeve, si dhe shkëmbimet personale, ndërsa guri që pengon është mosbesimi, sidomos ai në lidhje me sigurinë," thekson Yang.

Ish-senatori amerikan Max Sieben Baucus, që erdhi në Pekin si ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara më pak se një muaj më parë, thotë se ai e mori përsipër detyrën pasi beson se marrëdhëniet midis ShBA-së dhe Kinës, janë marrëdhëniet më të rëndësishme dypalëshe në botë.

"Rreth 40 vjet më parë bilanci i tregtisë së jashtme ishte më pak se 100 milionë dollarë, ndërsa investimi në tregjet e të dy vendeve ishte Zero. Sot, mbi 700 mijë vende pune në Shtetet e Bashkuara lidhen nga tregtia me Kinën. Mbi gjysmë trilioni dollarë mallra dhe shërbime qarkullojnë në ekonomitë tona çdo vit. Kompanitë amerikane kanë investuar mbi 70 miliardë dollarë në Kinë deri në fund të vitit 2012. Totali i vlerës së investimeve kineze në Shtetet e Bashkuara ka arritur në rreth 6 miliardë deri në fund të vitit të kaluar," thekson ambasadori amerikan.

Ekspertët dhe diplomatët bien dakord se është në të mirë të të dy vendeve për të zgjeruar bashkëpunimin, respektuar njeri tjetrin dhe menaxhuar divergjencat midis dy vendeve.

Trenat e shpejtësisë së lartë ofrojnë zbritje çmimi

Duke filluar nga e hëna këtu në Kinë, disa biletash trenash që fillojmë me prefiksin "G", filluan të shiten me 20 deri 30 për qind zbritje çmimi.

Korrespodenti ynë Li Dong raporton.

Trenat që përshkojnë linjën midis Pekinit dhe Shangait apo Guangzhou-t janë përfshirë në programin e zbritjes së çmimit të biletës.

Ndryshe nga programi i mëparshëm i zbritjes së çmimit, pasagjerët që blejnë një biletë të klasit të dytë, do të përfitojnë zbritje, pavarësisht se kjo kategori nuk përfshihet në njoftimin zyrtar. Gjithashtu mësohet se zbritja e çmimit do të zgjasë për të gjithë vitin, pavarësisht nga koha se kur pasagjeri e blen biletën.

Zbritja për çmimin e biletës do të ofrohet për pasagjerët që udhëtojnë nga e hëna në të enjten, ndërsa fundjava apo e hëna që vjen pas pushimeve kombëtare nuk do të përfshihet në programin e zbritjes së çmimit.

Yang Xuan pëlqen të udhëtojë. Ajo e mirëpret uljen e çmimit, por ajo shpreson se ulja e çmimit do të përfshije një periudhë më të gjatë.

"Unë e zgjedh trenin e shpejtësisë së lartë nëse ai shkon në destinacionin tim. Harxhon më pak kohë të shkosh në stacionin e trenit sesa në aeroport, pa përmendur kohën që duhet të shpenzosh për kontrollin e sigurisë, si dhe udhëtimin e gjatë nga aeroporti ku mbërrin deri në qytet. Si një pasagjere unë e mirëpres zbritjen e çmimit të biletës. Por uroj të zbritja të jetë për një kohë më të gjatë dhe të mbulojë më shumë linja."

Procesor Liu Baocheng i Universitetit Ndërkombëtar të Biznesit dhe Ekonomisë, thotë se zbritja e çmimit është një hap më shumë në drejtim të reformës së Korporatës së Hekurudhave të Kinës.

"Biznesi i hekurudhave kishte shtetin si pronar. Hapi i parë për reformën ishte themelimi i një korporate që do të menaxhonte sistemin. Hyrja e kapitalit privat tregon se tani ky lloj biznesi duhet të jetë i orientuar në drejtim të tregut. Zbritja e çmimit të biletës është një mundësi për t'u përballur me konkurrencën në treg. Për shembull ulja e çmimit për klasin e parë dhe atë të biznesit mund të tërheqë më shumë pasagjerë që merrnin klasin e dytë. Ky vendim mund të integrojë më mirë burimet dhe ulur kostot operative."

Në ditët e sotme, shumë kompani ajrore të operojnë linjën midis Pekinit dhe Shangait. Fluturimet e bollshme përfundojnë në një garë të egër çmimesh. Shpesh herë udhëtarëve u ofrohet ulje drastike e çmimeve, ndonjëherë deri në 73 për qind, shumë më e ulët se çmimi i biletës së trenit me shpejtësi të lartë.

Profesor Liu shton se ulja e çmimit të biletës është pjesë e strategjisë për ta orientuar biznesin në drejtim të tregut. Ai sugjeron se korporata duhet të përmirësojë cilësinë e shërbimit.

"Shërbimi në trenat me shpejtësi të lartë nuk i plotëson standardet e shërbimit që ofrohen për të njëjtën linjë nga kompanitë ajrore, edhe pse udhëtarët kanë paguar për çmime të ngjashme për të udhëtimin. Kompanitë ajrore kanë më shumë vite përvojë në treg. Shërbimi i tyre është më afër standardeve ndërkombëtare. Por është ende faza e fillimit për korporatën hekurudhore. Unë mendoj se ajo mund të mësojnë nga linjat ajrore dhe të bëjë më shumë përpjekje në përmirësimin e shërbimit."

Në programin e parë të zbritjes së çmimit të biletës, Korporata e hekurudhave e Kinës, ofroi zbritje për një vit që mbulon 556 linja hekurudhore.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China