PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Shpejtimi i ndërkombëtarizimit të monedhës kineze RMB
2014-04-14 16:18:46 CRI Komenti juaj Printoni

Kohët e fundit, monedha kineze Renminbi preferohet shumë në Evropë. Britania dhe Gjermania nënshkruan me radhë marrëveshjen e kleringut dhe të shlyerjes së monedhës kineze Renminbi. Krahas Britanisë e Gjermanisë, edhe Franca po përpiqet të nxitojë ndërtimin e qendrës financiare të RMB-së jashtë Kinës. Çfarë ndikimi do të ushtrojë nënshkrimi i marrëveshjeve me Britaninë e Gjermaninë? Pse vende të mëdha evropiane konkurrojnë të bëhen qendra e tregtisë së RMB-së jashtë Kinës? Në programin e sotëm, do të fokusohemi te kjo temë.

Më 31 mars, Banka Qendrore Kineze dhe Banka "England" (Bank of England) nënshkruan në Londër memorandumin e mirëkuptimit mbi kleringun dhe të shlyerjes së monedhës kineze Renminbi, duke hapur rrugën e krijimit të një banke në Londër si banka e likuidetit të monedhës RMB. Ministri i Financave të Britanisë George Osborne tha se kjo marrëveshje ka rëndësi të madhe për forcimin e statusit të Londrës, si qendra e tregtisë së RMB-së jashtë Kinës.

Londra është një nga dy qendrat më të mëdha financiare botërore. Mbi 60% e pagimit me RMB jashtë Kinës kryhet në Londër. Analistët janë të mendimit se nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje me Bankën "England" do të ushtrojë ndikim të madh në këmbimin e lirë të RMB-së dhe do të jetë në favor të bashkëpunimit të mëtejshëm kino-britanik në shërbimet financiare ndaj tregtisë. Drejtorja e Institutit Kërkimor të Investimeve Valutore, zonja Tan Yaling:

"Arritja e marrëveshjes me Britaninë, duke marrë parasysh influencën e Londrës si qendra e dytë financiare në botë, pas Nju-Jorkut do ta ngrejë nivelin e RMB-së në shërbimet e kleringut jashtë vendit dhe më vonë, do të ketë rëndësi të veçantë për këmbimin e lirë përfundimtar të monedhës kineze."

Mësohet se Britania dëshironte të ishte vendi i parë që të nënshkruante marrëveshjen e kleringut dhe të shlyerjes me RMB-në jashtë Azisë, por fatkeqësisht Londra ishte e dyta, sepse 3 ditë para saj, më 28 mars, Banka Qendrore Gjermane nënshkroi e para në Berlin me Bankën Qendrore Kineze memorandumin e mirëkuptimit mbi krijimin e mekanizmit të kleringut në Frankfurt. Ndërkohë, edhe qytete të tjera si Parisi dhe Luksemburgu shprehën entuziazmin e madh të bëhen qendra e RMB-së jashtë Kinës.

Pse vendet evropiane konkurrojnë në krijimin e qendrës së RMB-së jashtë Kinës? Duke marrë si shembull Gjermaninë, zonja Tu Yonghong, zv/drejtori i Institutit Kërkimor për Monedhat Ndërkombëtare, pranë Universitetit Renmin, analizoi:

"Nënshkrimi i marrëveshjes mbi kleringun e RMB-së në Frankfurt i ofron tërë tregut të euros garanci në likuiditet. Nga njëra anë, ndërmarrjet gjermane do të mund të emetojnë direkt obligacione në RMB në Gjermani dhe mund t'i përdorin këto kapitale në RMB kur ato të investojnë në Kinë. Nga ana tjetër, gjatë tregtisë kino-gjermane, ndërmarrjet gjermane mund të shënojnë mallrat e tyre me RMB dhe ndërmarrjet kineze mund t'i paguajnë me RMB."

Në shkurtin e këtij viti, kompania gjermane e automjeteve Daimler Chrysler emetoi në Gjermani obligacionin e parë me RMB, që është i pari i emetuar nga një ndërmarrje jashtë Kinës, kurse në të kaluarën një obligacion i tillë emetohej zakonisht nga Banka Botërore dhe institucione të tjera monetare ndërkombëtare. Kjo tregon se gjithnjë e më shumë ndërmarrje dëshirojnë të përdorin RMB-në në administrimin e kapitaleve të tyre në tregun financiar.

Për statusin e Frankfurtit si qendër e RMB-së në Evropë, revista gjermane"Der Spiegel" tregon besim, duke thënë se Frankfurti, është një nga qendrat financiare të Evropës, ku ndodhet selia e Bankës Federate Gjermane si dhe e Bankës Qendrore Evropiane. Me këto epërsi, banka gjermane e kleringut me monedhën kineze do të lidhet direkt me sistemin e pagimit të euros. "Britania nuk është vendi i eurozonës dhe po parashikon për referendum për largimin nga BE-ja," komentoi drejtori i departamentit të ekonomisë të Shtetit Hesse të Gjermanisë.

Kina është bërë vendi i parë i tregtisë së mallrave në botë, ndërsa 15% të vëllimit të tregtisë së jashtme shlyhen me RMB dhe kështu RMB-ja përfshihet në 10 monedhat kryesore të tregtisë botërore. Sipas parashimit të Bankës Botërore, në të ardhmen jo të largët, RMB-ja ka mundësi të bëhet edhe monedha e rezervës valutore ndërkombëtare. Drejtori i Institutit Kërkimor të Financave pranë Akademisë së Shkencave Shoqërore të Kinës, zoti Yang Tao është i mendimit se krijimi i mekanizmit të kleringut të RMB-së si dhe nënshkrimi i marrëveshjeve përkatëse do të nxitin ndërkombëtarizimin e monedhës kineze.

"Nga përvoja historike, është një rast i rrallë që autoritetet e një vendi të zhvillojnë me iniciativë tregun e monedhës jashtë vendit, kurse Kina ka nxitur aktivisht bashkëpunimin me vende të tjera për krijimin e qendrës së RMB-së jashtë Kinës. Mendoj se ky veprim synon ushtrimin e presionit ndaj tregut të brendshëm monetar të Kinës, që të nxitë ndërkombëtarizimin e monedhës kineze, marketizimin e tregut monetar si dhe reformën financiare në Kinë."

Ngritja e Kinës ka ndryshuar strukturën e lëvizjes së kapitaleve ndërkombëtare, kështu kush do të zotërojë qendrën e shlyerjes së RMB-së jashtë Kinës, do të konsolidojë statusin e tij si qendra globale e tregtisë së valutave. Kryeekzekutivi i Shoqatës së Financave të Frankfurtit Hubertus Vath tha, "Nëse Evropa do të ketë qendrën e vet të tregtisë së RMB-së , do të shmangen me efikasitet ndikimet negative të ushtruara nga luhatja e dollarit ndaj RMB-së dhe euros." Madje, ndonjë ekonomist parashikon se krijimi i një qendre të tillë do të dobësojë statusin e dollarit si monedhë rezerve ndërkombëtare dhe të ulë mbështetje në dollar.

Këshilltari i Gjykatës së Apelit të Belgjikës mbi ligjin ndërkombëtar të taksave, Werner Niemegeers e përgjithëson procesin e ndërkombëtarizimit të RMB-së në tre hapa, si përdorim si monedhë e shlyerjes në tregti e financa, përdorimi në investim dhe shërbimi si monedhë e rezervës valutore. "Tani u hodh hapi i parë kyç i ndërkombëtarizimit të RMB-së dhe le të shohim si do të ecë deri në hapin e fundit RMB-ja." (Wang Lei)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China