PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Shqipëria, destinacion turistik për kinezët
2013-05-15 20:21:57 CRI Komenti juaj Printoni

Kthimi i Shqipërisë në një destinacion turistik ndërkombëtar dhe e rekomanduar nga Lonely Planet apo të tjera medie të rëndësishme ndërkombëtare, nuk është lënë pa vëmendje nga turistët kinezë.

Të nxitur nga nostalgjia për Shqipërinë që kanë parë dikur në filmat artistikë, tani kinezët vijnë për të shijuar Shqipërinë e re europiane, me natyrën e gjallë dhe ushqimin e shijshëm.

Një nga guidat profesioniste, gazetari i mirënjohur i udhëtimeve Ilir Mati, u ndesh me turistët kinezë në Luginën e Valbonës. Duke folur për gazetarin Leftion Peristeri, zoti Mati tha se u ndje i mrekulluar kur dëgjoi këngë të vjetra shqiptare të kënduar nga grupi kinez.

Më tej, duke folur për turizmin shqiptar, Mati tha se ka mundësi për të gjithë.

Këshillat e Lonely Planet

Guida me vendet më të lira në kontinent për këtë vit. Bregdeti jonian bashkë me ishujt grekë, Lisbonën, Islandën, Berlinin, ishujt Faroe, Stambollin dhe Slloveninë.

Një nga sajtet më të njohura një fushën e turizmit sapo ka shpallur destinacionet më me vlerë për vitin 2013 duke iu referuar kontinentit të vjetër. Në këtë klasifikim të përgatitur nga Tom Masters, autor i Lonely Planet, shkruan se Europa është gjithmonë një destinacion tërheqës dhe emocionues, edhe pse hotelet dhe restorantet janë me çmime të kripura apo tarifat e larta në kufi.

"Më poshtë ju japim këshillat tona për destinacionet me vlerën më të mirë në kontinent, destinacione që kanë gjithçka për ata kërkojnë një pushim në një qytet me stil, apo një aventurë me sport ekstrem. Këto janë vende për të shkuar në Europë për të pasur eksperiencat më të mira të udhëtimit në 2013"- shkruan Masters në artikullin e tij të publikuar në fund të muajit prill.

RIVIERA SHQIPTARE

Lista e ekspertit përbëhet nga tetë vende mes të cilave përfshihet edhe Riviera Shqiptare, në vendin e katërt. Duke iu referuar këtij destinacioni Masters shkruan: "Të gjesh plazhe mesdhetare për veten mund të jetë një mision kudo në Europë, por duhet të gjeni ato që kanë një çmim më të mirë.

Edhe pse bregdeti i Shqipërisë, prej kohësh është bërë një magnet për turistët backpacker, gjë që e ka bërë të jetë më i kushtueshëm dhe i mbushur me njerëz sidomos në disa pjesë, është sigurisht nga më të bukur të bregdetit jugor të Europës."

Autori këshillon frekuentimin e Vunoit dhe Drimadhes, duke theksuar se pavarësisht zhvillimit të tyre vazhdojnë të jenë plazhe idilike. Përtej plazhit, Masters vëren se Shqipëria ka një natyrë të përsosur për ngjitje në male, vizita në qytete të lashta por edhe argëtim në një kryeqytet të lirë për nga çmimet, siç është Tirana. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China