PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Pasioni italian i An Zhongyan-it
2015-07-02 15:42:05 CRI Komenti juaj Printoni

Njerëzit zakonisht arrijnë sukses pas njëfarë moshe e vetëm një pjesë e vogël ka aftësinë për ta bërë një gjë të tillë që në moshë të re. An Zhongyan-i është një prej këtyre të paktëve. Ajo e di se si t'i përdorë aftësitë e saj dhe të arrijë njërin sukses pas tjetrit. An Zhongyan-i filloi disa biznese njëherësh dhe u bë një emër i njohur në industritë përkatëse kur ishte ende në fillim të të tridhjetave. Ajo është vlerësuar me tituj të shumë të dhënë asaj përgjatë viteve, si: "Menaxhere e dalluar e Kinës", "Punëtore e dalluar e Pekinit" etj. Ajo po ashtu është përfshirë ndër "Gratë e suksesshme të Kinës" nga Federata Mbarëkineze e Gruas. E rrethuar nga admirimi për pamjen e saj tërheqëse dhe elegante, ajo përsëri ruan një zemër të çiltër dhe të ndjeshme, dhe plot mirësi për ata që janë në nevojë.

An Zhongyan-i ka lindurnë kryeqytetin kinez Pekin në vitet '60 të shekullit të kaluar, në një familje të kombësisë mançure. Duke qenë më e vogla e familjes, e bukur dhe me talent për të kënduar dhe vallëzuar, An Zhongyan-i duhej të kishte shijuar të gjithë ëmbëlsinë që ofron fëmijëria. Megjithatë, ishte periudha e trazuar e Revolucionit Kulturor. An Zhongyan-i pati një fëmijëri të vështirë, por një gjë e tillë bëri që ajo të rritej shpejt dhe të fitonte një forcë dhe optimizëm të jashtëzakonshëm, që e ndihmuan të kapërcente problemet dhe pengesat e shumta.

An Zhongyan-i shprehet: "Njerëzit e zgjuar shohin gjithmonë anën pozitive të gjërave dhe e shpërfillin anën tjetër, me qëllim që të kenë kështu guximin për të shkuar përpara." Kjo moto e An Zhongyan-it e ka çuar atë në shumë suksese, qofshin këto të mëdha apo të vogla.

Ajo që të bën përshtypje tek An Zhongyan-i është çiltëria dhe ndershmëria e saj, fakti që i thotë gjërat drejtpërdrejt dhe pa dorashka, ashtu si i mendon. Edhe kur e takon për herë të parë, biseda me të kthehet në një bisedë mes dy shokësh a shokësh që njihen prej vitesh.

"Mua më pëlqen t'i shoh e t'i them gjërat ashtu siç janë," thotë ajo. "Shumë prej atyre që sapo nisin punë diku, u këshillohet që të mos i shfaqin e të mos i tregojnë ndjenjat dhe mendimet e tyre të vërteta, për ta mbrojtur më mirë veten e tyre, por mua nuk më pëlqen aspak një gjë e tillë. Unë kam dëshirë të jem transparente dhe nuk kam frikë nëse të tjerët më shohin tejpërtej ...".

An Zhongyan-i ndërmend një ngjarje të ndodhur kur ishte në shkollë. Ajo dhe shokët e shoqet e saj të klasës u caktuan të punonin për një muaj në fshat. Puna ishte me të vërtetë e rëndë për një vajzë të shkurtër dhe shtat'hollë, por ajo nuk mund t'ia lejonte veten që të mbetej pas shokëve e shoqeve të tjera. Tipari i saj i lindur për ta kryer mirë çdo gjë e bëri An Zhongyan-in të shquhet ndër të tjerët dhe, për shkak të kësaj, ajo u pranua në organizatës e rinisë së shkollës, ose Lidhja e të Rinjve siç quhej, gjë që ishte një nder i madh për një nxënëse a nxënës në atë kohë. Edhe sot e kësaj dite An Zhongyan-i ende beson se përpjekjet dhe këmbëngulja në gjithçka që bën deri në fund, patjetër do të të sjellin sukses.

An Zhongyan-i e di shumë mirë se karakteri i një njeriu përcakton fatin e vet atij njeriu dhe kjo për të është një e vërtetë e madhe.


An Zhongyan

Në moshën 18-vjeçare, pas përfundimit të shkollës së mesme, An Zhongyan-i u caktua të punonte në një fabrikë rregullimi radiosh në Pekin. Përsëri, natyra e saj sipërmarrëse dhe kushtimi i vëmendjes edhe ndaj hollësive më të imta e përpikmëria në punë e ndihmuan An Zhongyan-in të përvetësonte të gjitha aftësitë e nevojshme në vetëm gjashtë muaj, 2.5 vjet më shpejt se mesatarja. Ajo fitoi besimin e shefit të vet dhe u bë shtylla kurrizore e punëve në atë fabrikë. Për tre vjet rresht, An Zhongyan-i u nderua me çmime për talentin e vet në punë, duke u vlerësuar shpesh si punëtore e dalluar.

Më pas, kur ishte 21 vjeçe, An Zhongyan-i u emërua menaxhere e një dyqani degë të kompanisë së ngritur tashmë mbi bazën e fabrikës, dhe në krye të pesë vetave të tjerë që punonin aty, bëri që ai dyqan të ishte më i mirëmenaxhuari në të gjithë sistemin.

Megjithatë, pikërisht kur An Zhongyan-i ishte e gatshme për një plan ambicioz biznesi, kompania mëmë vendosi ta marrë përsëri plotësisht nën zotërimin e vet dyqanin. "Çdo gjë mund të jetë një bekim ose një fatkeqësi e maskuar," thekson An Zhongyan-i, duke shtuar më tej se pikërisht kjo lëvizje e shtyu atë të krijojë sipërmarrjen e vet.

"Kur shikon një mundësi, duhet të shfrytëzosh sa hap e mbyll sytë atë dhe të mos e lësh të të ikë nga dora: po të mendohesh gjatë, kjo vetëm se mund të të kushtojë humbjen e një rasti të mirë," vëren ajo. An Zhongyan-i kujton përsëri diçka që e bëri të marrë vendimin e rëndësishëm në karrierën e vet si biznesmene për të hapur një autoshkollë. "Kur fillova të mësoj të ngas makinën në një autoshkollë, pashë se ishte një gjë disi e koklavitur: duhej të përdorje lidhjet shoqërore, të lije takim për të marrë pjesë në provim etj. Më shkoi mendja se krijimi i një strukture të mirëpajisur për të mësuar drejtimin e makinës do të ishte një ide e mirë," vëren ajo.

Dhe kështu An Zhongyan-i filloi përgatitjet për hapjen e autoshkollës dhe së bashku me partnerët në biznes mblodhi informacion dhe bëri planin për sipërmarrjen e re.

An Zhongyan-i e hapi autoshkollën në vitin 1993 dhe e quajti atë "Fengshun", që në gjuhën kineze do të thotë "lundrim i qetë".

Autoshkolla "Fengshun" nisi të njohë një rritje të shpejtë dhe pa kaluar shumë u bë një markë e njohur në Pekin. "Fengshun"-i u vlerësua si "autoshkolla më popullore e Pekinit" dhe madje edhe si "autoshkollë yll" nga mediat vendore të kryeqytetit kinez. "Fengshun"-i po ashtu u cilësua si "sipërmarrja e parë kineze që administron një autoshkollë që mbron interesat e konsumatorit", nga Shoqata për Mbrojtjen e Konsumatorit e Kinës.

Në vitin 1995 An Zhongyan-i dhe partnerët e saj themeluan Grupin Industrial "Fengshun" të Pekinit, që fillimisht përfshinte Kompaninë e Shërbimit të Automjeteve "Lubao" dhe Kompaninë e Pasurive të Patundshme "Fengshun" të Pekinit.

An Zhongyan-i pati një përparim të shpejtë në karrierën e vet. Përveç përgjegjësisë së vet në marrjen e vendimeve të rëndësishme, ajo gjithashtu kujdesej edhe për shumë gjëra më të vogla, duke filluar nga të dhënat lidhur me gjendjen e strehimit të punëtorëve të kompanisë deri në festimet e ditëlindjeve të tyre. Shpesh për gjëra të tilla ajo kujdesej vetë personalisht.

Në të vërtetë, për An Zhongyan-in, nuk ka çështje të rëndësishme apo të parëndësishme: gjithçka ka rëndësinë e vet dhe sipas saj kërkon përkushtimin e duhur. Kolegët e An Zhongyan-it i tërheq tek ajo fuqia përbashkuese që ka dhe së bashku formojnë një ekip të mirë. Ata qëndrojnë bashkë, pavarësisht nga gjendjet e vështira që u dalin përpara e që duhet të përballojnë.

Në mars të vitit 1998, Grupit Industrial "Fengshun" të Pekinit iu shtua edhe Kompania e Industrisë dhe e Tregtisë "Vita" e Pekinit, një agjenci ekskluzive e prodhuesve më të njohur të mobilieve në Itali, të tilla si "B & B", "Flou", "Matteo Grassi", "Boffi", "Icami" dhe "Alessi".

An Zhongyan-i është shumë e pasionuar pas mobilieve italiane, gjë që mund të thuhet se ndryshoi rrjedhën e jetës së saj dhe të sektorit të shitjes me pakicë në kryeqytetin kinez Pekin. An Zhongyan-i solli një model të ri të shitjes me pakicë për mobiliet e importuara në Pekin.

"Mobiliet italiane janë të thjeshta e të modës dhe pa dyshim janë ato që përcaktojnë prirjet në shkallë globale në këtë industri," vëren An Zhongyan-i.

An Zhongyan-i shpjegon se interesi i saj ishte rrjedhojë e udhëtimit që bëri në një ekspozitë mobilerie në Milano të Italisë në vitin 1998. Një tjetër rezultat i vizitës ishte ambicia e saj për t'i bërë mobiliet italiane sa më të arritshme edhe për banorët e kryeqytetit kinez.

Dhe vetëm disa ditë pas kthimit nga Italia, An-i themeloi "Vita".

"Në atë kohë ne tregtonim pjesën më të madhe të markave italiane në pjesën kontinentale të Kinës dhe kjo na dha një epërsi të madhe që nga fillimi," kujton An Zhongyan-i.

Përveç dëshirës për të realizuar ambiciet e saj, An Zhongyan-i shpjegon se kishte një tjetër arsye që e nxiti për të bërë lëvizjen e saj të guximshme.

"Në Itali, një markë zakonisht është e specializuar në një lloj të veçantë produktesh. Për shembull, 'B & B' prodhon divanë, 'Boffi' është i njohur për pajisjet e tualetit, kurse 'Flou' nga ana e vet merret kryesisht me produktet për shtratin. Por ne kinezët priremi t'i blejmë të gjitha bashkë orenditë e pajisjet për shtëpinë. Sa më shumë që të kishte 'Vita', aq më të mëdha gjasat që ne t'i ofronim klientit artikuj që të përputheshin me njëri-tjetrin."

An Zhongyan-i kujton se si përfaqësuesit e markave italiane u befasuan shumë kur panë produktet e tyre ishin riorganizuar në dhoma gjumi të ndryshme në të parën sallë ekspozimi të kompanisë në Pekin.

Ideja e zgjuar dhe të guximshme madje shkaktoi njëfarë ndryshimi edhe në industrinë italiane të mobilieve dhe është kthyer në një rast studimor në kurse të ndryshme administrimi biznesi në vendet europiane.

An Zhongyan-i po ashtu ftoi dizenjues nga Italia për të ndihmuar për të pasur rezultate me të mira lidhur me stilin dhe ngjyrat e mobilieve.

Kompania "Vita" shpejt u bë mjaft e njohur në Pekin. Në vitin 1999 ajo siguroi porosi për karrige lëkure "Matteo Grassi 1880" për sallat VIP në terminalin e dytë të Aeroportit Ndërkombëtar të Kryeqytetit të Pekinit .

Edhe porositë nga disa klientë të tjerë të mëdhenj, duke përfshirë Radion Muzikore të Pekinit dhe personalitete të njohura të shoubizit, e rritën më tej famën e kompanisë.

"Në njëfarë mënyre, 'Vita' shpejt u bë njëfarë barometri në industrinë e mobiljeve të kryeqytetit," thekson An Zhongyan-i duke hedhur një vështrim pas në zhvillimin e kompanisë së saj.

Me popullaritetin e vet gjithnjë në rritje, në vitin 2002 kompania hapi një ekspozitë të dytë në rrugën "Jinbao" në zemër të Pekinit dhe më pas solli edhe tri marka të tjera: "Misuraemme", "Seven Salotti" dhe "Ciacci& Kreaty".

1 2
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China