PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
BE-ja publikon programin e nxitjes ekonomike
2014-12-02 16:33:39 CRI Komenti juaj Printoni

Javën e kaluar kryetari i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker publikoi në Strasburg të Francës, ku ndodhet selia e Parlamentit Europian, programin e ri të investimeve për stimulimin e ekonomisë europiane. Juncker-i shprehu shpresën që me fondet publike do të nxiten investimet private, si edhe do të rikthehet gjallëria e ekonomisë europiane.

Në korrik të këtij viti, kreu i Komisionit Europian bëri të ditur se do të shpallej një program investimesh me vlerë 30 milionë euro për tre vjetët e ardhshëm. Mënyra se si do të financohet një shumë kaq e madhe ka tërhequr vëmendjen e madhe të publikut dhe të tregut.

Këtë herë, Juncker publikoi detajet e programit, duke bërë të ditur që do të krijohet Fondi Europian për Investime Strategjike. Ai u shpreh se ky fond do të nisë me 21 miliardë euro dhe ka mundësi që në tre vjetët e ardhshëm të tërheqë 31.5 miliardë euro investime, shumica prej të cilave private.

Kryetari i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker është i mendimit se, krahasuar me financimin e drejtpërdrejtë nga vendet anëtare, që do të shtojë nivelin e borxhit publik, do të ishte më e udhës që të shfrytëzohej fondi i tanishëm për të tërhequr më shumë investime private në ndihmë të ekonomisë europiane.

"Paratë nuk bien nga qielli dhe ne nuk kemi makina që printojnë para. Ajo që po bën BE-ja është tërheqja e më shumë investimeve, për të na shërbyer neve. Sot do të krijojmë një mekanizëm të ri, për ta bërë planin tonë të zbatueshëm. Kyçi është aftësia kundër rrezikut, e cila mund të heqë pengesat për investimet e ardhshme," tha Juncker.

Fondi fillestar prej 21 miliardë eurosh, që përmendi Juncker, do të krijohet nga buxheti i tanishëm i Bashkimit Europian, si edhe me investimet e Bankës Europiane të Investimeve. Investimet do të bëhen në energjetikë, internet, transport, telekomunikacion dhe inovacion. Sipas parashikimit, ky fond do të tërheqë 15 herë më shumë investime private. Bashkë me fondin e investimeve strategjike, do të formohet edhe një komision investimesh i përbërë nga ekspertë dhe studiues. Detyra e këtij komisioni është që të garantojë arritjen e sa më shumë përfitimeve nga investimet private. Në paraqitjen e programit të investimeve, Juncker-i i inkurajoi gjithashtu vendet anëtare të BE-së të kontribuojnë për këtë fond.

"Vendet anëtare e kanë për detyrë që të bëjnë sa munden për të stimuluar rritjen ekonomike të Bashkimit Europian, sepse çdo euro që investojnë në këtë fond do të tërheqë 15 euro të tjera," tha Juncker-i.

Banka Europiane e Investimeve do të menaxhojë fondin e investimeve strategjike dhe do të përgjigjet për të gjitha hollësitë e realizimit të këtij fondi. Banka Europiane e Investimeve ka një renditje besimi 3A dhe ka përparësi shumë të madhe në përballimi e rreziqeve, si edhe në tërheqjen e investimeve të huaja. Presidenti i Bankës Europiane të Investimeve Werner Hoyer mori pjesë në takimin e Strasburgut. Ai u shpreh që programi i paraqitur nga Komisioni Europian do t'u krijojë investitorëve besim dhe siguri.

"Pengesa për investimet mund të jenë rreziqet potenciale, ose mund të vijnë nga mekanizmi rregullator ose legjislacioni. Ndjeva kënaqësi kur dëgjova që kryetari i Komisionit Europian është i gatshëm t'i zgjidhë këto probleme, pasi besimi tek investimet luan një rol kryesor si për investitorët europianë, ashtu edhe për ata të pjesëve të tjera të botës," tha Hoyer.

Lidhur me gjendjen e ekonomisë europiane, që ka hyrë në një fazë mëkëmbje të ngadaltë, numri një i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker vuri në dukje se shtimi i investimeve nuk do ta zgjidhë problemin e një gjendjeje të dobët ekonomike, por vendet anëtare të BE-së duhet të nxitin reformat strukturore dhe të ulin nivelin e tyre të borxhit. Juncker-i theksoi gjithashtu që, nëse ky program stimulues funksionon, niveli i investimeve në Bashkimin Europian do të rritet në të ardhmen dhe ky program gjithashtu do të krijojë më shumë se një milion vende pune në Europë.

"Investimi nuk është vetëm disa shifra të thjeshta, por do të thotë edhe nisje e programit, futje e fondeve dhe vendosje e standardeve. Ai është një investim për njerëzit, veçanërisht ata të papunë. Ne duhet t'u japim një mesazh popujve europianë, e madje edhe atyre të mbarë botës, që Europa do të rimëkëmbet," theksoi kryetari i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker. (Jiang Lei)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China