PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina, potencial gjigant në rritjen ekonomike
2014-11-11 17:01:48 CRI Komenti juaj Printoni

Kohët e fundit, Departamenti i Çështjeve Ndërkombëtare i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës zhvilloi në Pekin një mbledhje, në të cilën ekspertë dhe përfaqësues të sipërmarrjeve të huaja në Kinë shkëmbyen mendime mbi dokumentin e publikuar në plenumin e 4-t të Komitetit Qendror të PKK-së.

Zhang Yansheng është sekretari i përgjithshëm i Komitetit Akademik pranë Komisionit Kombëtar të Zhvillimit dhe Reformës të Kinës. Ai u shpreh në këtë mbledhje që, megjithëse ekonomia kineze po përballon sfida të reja pas rritjes së shpejtë prej dekadash, tregu kinez ende ka një potencial shumë të madh për rritje afatgjatë.

"Qoftë sipërmarrësit, qoftë studiuesit, janë të mendimit që Kina po përballet me kalimin nga modeli i 35 vjetëve të kaluara në modelin e 35 vjetëve të ardhshëm. Në këto kushte, nëse vendimet e Plenumit të 4-t të Komitetit Qendror të PKK-së do të zbatohen sa më parë në mënyrë konkrete, Kina do të ketë një fazë të artë rritjeje afatgjatë të paktën 20-vjeçare," theksoi Zhang Yansheng.

Në këtë mbledhje, z. Zhang Yansheng foli lidhur me ndikimet e vendimeve të plenumit të 4-t për sundimin e ligjit në mjedisin ekonomik dhe tregtar të Kinës, veçanërisht për kompanitë e huaja që kanë investuar në ekonominë e 2-të më të madhe në botë. Ai vuri në dukje se "sundimi i ligjit" do të jetë kryefjala për 35 vjetët e ardhshëm në procesin e hapjes dhe reformës të Kinës.

"Në Kinë do të formohen rregullat e reja në hartimin e ligjit, zbatimin e ligjit dhe në drejtësi. Një gjë e tillë do të përmirësojë në mënyrë të dukshme mjedisin e investimeve e të zhvillimit dhe është në përputhje me interesat e përbashkëta afatgjata të kompanive të huaja, atyre shtetërore, si të mëdha, ashtu edhe të vogla. Patjetër, kjo kërkon bashkëpunimin e të gjithëve," u shpreh Zhang Yansheng.

Lidhur me ndikimet konkrete të vendimeve të plenumit të 4-të mbi biznesin e sipërmarrjeve të huaja në Kinë, z. Zhang Yansheng bëri të ditur që tani kompanitë europiane, sipas të dhënave, kanë kryesisht ankesa në dy drejtime: ngadalësimi i rritjes ekonomike të Kinës dhe sistemi jo i përsosur ligjor për futjen e investimeve të huaja në tregun kinez.

"Me zbatimin gradual të vendimeve të plenumit të 3-të dhe të plenumit të 4-t, do të kemi një mjedis me rregulla ligjore më transparente dhe zbatim ligji në mënyrë më të drejtë. Kështu, kompanitë ndërkombëtare do të kenë një perspektivë më të mirë se në të kaluarën," tha Zhang Yansheng.

Në plenumin e 3-të të Komitetit Qendror të PKK-së u kërkua që tregu të luajë rol përcaktues në shpërndarjen e burimeve dhe qeveria të luajë një rol më të përshtatshëm gjatë këtij procesi. Ndërkohë, në plenumin e 4-t u vendosqë të përsoset sistemi ligjor i ekonomisë socialiste të tregut, duke zbatuar parimet e mbrojtjes së të drejtave të pronësisë intelektuale, respektimit të kontratave, unifikimit të tregut, këmbimin e barabartë monetar, konkurrimit të drejtë dhe mbikëqyrjes efikase.

Këtë herë, në dokumentin e publikuar nga plenumi i 4-t i KQ-së të PKK-së, është kërkuar që të përsoset, me drejtësinë si bazë, sistemi i mbrojtjes së të drejtave të pronës, të shtohet mbrojtja e të drejtave të pronave të të gjitha organizatave ekonomike, si vendëse, ashtu edhe të huaja, dhe të shfuqizohen rregullat ligjore që shkelin barazinë. "Vendimet e plenumit të 4-t do të ofrojnë garanci për ndërtimin e një sistemi modern të tregut," vuri në dukje Zhang Yansheng.

Zhang Hengshan është drejtor i Departamentit të Politikës dhe Ligjit pranë Shkollës Qendrore të Partisë. Ai u shpreh që, me zbatimin e gjithanshëm dhe të thellë të formimit "sundimi i ligjit", një lehtësi më e madhe për investitorët e huaj në Kinë është më shumë garanci për pasurinë e tyre, më pak kosto për transaksionet dhe një mjedis i përmirësuar investimesh. Në të ardhmen, për të gjithë investitorët do të ketë kërkesa më të ulëta, rregulla ligjore më transparente dhe zbatim i ligjit në mënyrë më të barabartë.

"Në plenumin e 4-t u vendos që të forcohet hartimi i ligjeve në fushat kryesore, dhe mbi të gjitha i ligjeve për ekonominë e tregut. Ndërkohë, gjatë procesit të reformave, do të krijohet një mjedis i ekonomisë së tregut me konkurrencë të barabartë. Kjo do të jetë në të mirë të biznesit të kompanive të huaja në Kinë," tha Zhang Hengshan.

Në fakt, kjo është hera e parë që Partia Komuniste e Kinës zhvillon një mbledhje për paraqitjen e vendimeve të plenumit të Komitetit Qendror. Në këtë mbledhje morën pjesë mbi 200 përfaqësues të afro 150 kompanive ndërkombëtare. Ata janë të mendimit që mbledhja ka krijuar një mënyrë të re komunikimi mes shtetit dhe bizneseve, duke treguar shumë hollësi konkrete të vendimeve të plenumit të 4-t dhe duke u dhënë kompanive të huaja një mundësi të mirë për t'u njohur drejtpërdretj me vendime të reja të shtetit.

Znj. Sun Jing është drejtore ekzekutive e çështjeve ndërkombëtare në degën e kompanisë "Disney" në Kinë. Ajo u shpreh që, në ndryshim nga e kaluara, në mbledhje u dhanë informacione më konkrete. "Falë kësaj mbledhjeje, mundëm ta kuptojmë dokumentin e partisë në mënyrë më të thjeshtë," tha znj. Sun.

Në këtë mbledhje ishte i pranishëm edhe përfaqësuesi i kompanisë "Volkswagen" në Kinë. Ai pyeti për rolin e ardhshëm të Komisionit Kombëtar të Zhvillimit dhe Reformës brenda kornizës së shtetit ligjor. Për këtë, Zhang Yansheng-u u shpreh që, në të ardhmen, Komisioni Kombëtar i Zhvillimit dhe Reformës do të ketë kompetenca të ndryshme:

"Është e vërtetë që detyrat e këtij organi do të ndryshojnë. Së pari, do të pakësohen kompetencat e shqyrtimit të investimeve, veçanërisht atyre të huaja. Së dyti, do të shtohen më tej kompetencat e makrokoordinimit të Komisionit. Me një fjalë, do të ketë më pak shqyrtime para regjistrimit të biznesit dhe më shumë mbikëqyrje gjatë ose pas procesit të regjistrimit."

(Jiang Lei)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China