PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kompania ZTE, një gjigant SMART në telekomunikacion
2014-10-21 14:42:51 CRI Komenti juaj Printoni

Tani, në aeroplan njerëzit mund të përdorin Wechat (versioni kinez i Twitter-it), Weibo (Facebook-u kinez), e-mail, video etj., siç mund t'i përdorin në shtëpitë a zyrat e tyre. Ndryshe nga teknologjia e mëparshme 3G e bandës së gjerë tokë-ajër, tani aeroplanët janë pajisur me teknologjinë më moderne, 4G.

Në sajë të teknologjisë 4G, udhëtarët në avion tani mund të futen në internet publik nëpërmjet WIFI me sinjal të qëndrueshëm. Kjo është hera e parë që teknologjia 4G aplikohet në një aeroplan. Shërbimet 4G janë ofruar nga një kompani kineze e pajisjeve të telekomunikacionit, ZTE.

ZTE është kompania më e madhe kineze e pajisjeve të telekomunikacionit. Zëdhënësi i kësaj kompanie Dai Shu bëri të ditur që ZTE-ja tani ofron shërbime të teknologjisë së re dhe zgjidhje profesionale për operatorët e telekomunikacionit dhe kompanitë e një numri të madh vendesh e rajonesh të botës.


Foto: 刘必荣 / 东方IC

"ZTE është formuar në vitin 1985 dhe fillimisht prodhonte pajisje bazë telekomunikacioni. Qysh nga viti 1998, kemi filluar të prodhojmë terminalet tona, si celularë dhe karta të dhënash. Tani, produktet dhe pajisjet tona po shiten në mbi 160 vende e rajone të botës," u shpreh zëdhënësi i ZTE-së, Dai Shu.

Ndër produktet e ZTE-së, celulari 4G NUBIA preferohet shumë nga konsumatori kinez dhe ai i huaj. Pak kohë më parë, kur zonja e parë e Kinës, Peng Liyuan, e shoqëroi kryetarin e Shtetit të Kinës Xi Jinping për vizitë në Europë, ajo përdorte këtë celular të ZTE-së.

Vitet e fundit, biznesi i celularëve i ZTE-së ka ruajtur rritjen e qëndrueshme me mbi 30 % në vit. Kjo kompani ka pasur një vëllim shitjesh mbi 500 milionë në mbarë botën. Tani, ZTE-ja është bërë prodhuesja e 4-t më e madhe e celularëve në botë. Que Yulun është zv.presidenti i kompanisë ZTE Telecom. Ai është i mendimit që ZTE ka pasur sukses kaq të madh me celularët, për shkak të risive.

Përveç celularëve, ZTE-ja u përfshi edhe në projektin SMART CITY. Në samitin botëror LTE 2014 që u zhvillua në Francë, projekti i ZTE-së për SMART CITY fitoi çmimin vjetor. Zv.presidentja e ZTE-së Chen Jie thotë që ky çmim është një vlerësim dhe njohje nga bota e kompanive kineze.

"Falë këtij çmimi kaq të madh, jam e bindur që kompanitë kineze patjetër do të fitojnë më shumë njohje në arenën ndërkombëtare. Kjo ka krijuar një bazë shumë të mirë për shtimin e potencialit të Kinës dhe për përhapjen e teknologjisë kineze në mbarë botën," tha Chen Jie.

SMART CITY bazohet në teknologjinë 4G dhe është modeli modern i qytetit me menaxhimin e integruar informativ. Ai përfaqëson zhvillimin e qytetit në të ardhmen. Dai Shu, zëdhënësi i ZTE-së, është i mendimit që objektivi final i projektit SMART CITY është për të rritur treguesin e lumturisë së qytetarëve dhe që ata të kenë një jetë më të mirë me shërbime më efikase.

Dai Shu bëri të ditur që projekti SMART CITY është në të vërtetë një aplikacion në smartfon, i cili ofron shërbime dhe informacione për banorët vendorë. Deri në muajin gusht të vitit 2013, projekti SMART CITY ishte përhapur në mbi 193 qytete të Kinës.


Foto: 詹敏 / 东方IC

"Ky aplikacion është me të vërtetë i volitshëm. Pasi ta shkarkosh, mund të gjesh informacione vendore, si dyqane, restorante dhe hotele. Krahas kësaj, janë përfshirë në të edhe shërbime si vendet e lira për parkim, rezervimi në spital dhe pagimi i gjobave të makinave. Me një fjalë, në këtë SMART CITY, janë përfshirë të gjitha informacionet që kanë lidhje me jetën e banorëve," tha Dai Shu.

Informatizimi është një strategji e rëndësishme e Kinës. Tani Kina po shkon drejt një niveli më të lartë informatizimi. Qoftë interneti, qoftë Cloud apo SMART CITY, të gjitha këto kërkojnë mbështetje nga teknologjia e fundit e telekomunikacionit. Presidenti i ZTE-së Shi Lirong u shpreh që, me përhapjen dhe aplikimin të pandërprerë të teknologjisë 4G, ZTE-ja është bërë udhëheqëse në këtë drejtim.

"Vitin e kaluar, përqindja e produkteve të ZTE-së me teknologjinë 4G në tregun botëror shënoi një rritje të madhe, duke u dyfishuar krahasuar me rritjen e produkteve tona 3G," tha Shi Lirong.

Në vitin 2013, ZTE-ja ka regjistruar të ardhura prej mbi 75.2 miliardë juanësh dhe fitime prej 1.36 miliardë juanësh, 148 % më shumë se në vitin 2012. Kështu, kompania ZTE është shndërruar nga një fabrikë e vogël në një gjigant të teknologjisë së lartë. Presidenti i kompanisë Shi Lirong tregon që ndryshimi kaq i madh i ZTE-së është bërë në bazë të respektimit të të drejtave të pronësisë intelektuale dhe risive të pavaruara teknologjive përgjatë viteve.

Tani, ZTE-ja ka krijuar 15 qendra kërkimore në Suedi, ShBA, Francë dhe qytetet kryesore të Kinës, si Shenzhen, Shangai dhe Pekin. Ndërkohë, ZTE dhe operatorë kryesorë në Europë dhe SHBA kanë bashkëpunuar në ndërtimin e 10 qendrave ndërkombëtare të risive, duke formuar një sistem të plotë global për kërkime teknologjike. Deri tani, ZTE-ja ka paraqitur mbi 50 mijë aplikime për patentë ndërkombëtare dhe zotëron 16 mijë patenta ndërkombëtare. ZTE-ja është bërë tashmë kompania e telekomunikacionit me rritjen më të shpejtë në botë.

Zëdhënësi i ZTE-së Dai Shu u shpreh që tregu i Europës Qendrore dhe Lindore zë një pjesë të rëndësishme në zhvillimin global të ZTE-së. Sipas tij, ZTE-ja në të ardhmen do të zgjerojë më tej bashkëpunimin me vendet e këtij rajoni.

"Jemi optimistë për tregun e Europës Qendrore dhe Lindore, pasi aty ka një perspektivë të mirë dhe potencial të madh. Në këtë treg ka kërkesa shumë të mëdha për teknologji të reja, pajisje të reja dhe terminale të reja. Ne do të shtojmë vazhdimisht investimet në Europën Qendrore e Lindore," u shpreh Dai Shu.

Duke kaluar nga një kompani e vogël që shet produkte bazë, në një markë ndërkombëtare të njohur në e gjithë bota, kompania ZTE, me risitë teknologjike dhe me përpjekjet hap pas hapi, ka përfaqësuar pozitivisht në arenën ndërkombëtare imazhin e kompanive kineze. Kompania EPLUS është operatori i 3-të i telekomunikacionit në Gjermani. Kryezyrtari i Teknologjisë i kësaj kompanie Andreas Pfisterer vlerëson arritjet e ZTE-së, duke thënë që ZTE-ja nuk është më vetëm një prodhuese e thjeshtë, por një kompani që e furnizon mbarë botën me produkte cilësore, si edhe produkte SMART.

"Marrëdhëniet tona nuk janë më si ato tradicionale, blerës dhe furnizues, por tani ne jemi partnerë. Mendojmë që do të futemi në një fazë të re bashkëpunimi," tha Pfisterer. (Jiang Lei)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China