PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Takimi vjetor i FMN-së, strategjia e Kinës tërheq vëmendje
2014-04-22 18:44:56 CRI Komenti juaj Printoni

Kohët e fundit u zhvillua në kryeqytetin e ShBA-së Uashington takimi vjetor i Fondit Monetar Ndërkombëtar. Gjatë këtij takimi, përfaqësues dhe zyrtarë nga mbi 100 vende të botës diskutuan për çështje të tilla si ekonomia globale, tregjet financiare, reforma strukturore, gjeopolitika dhe reforma e kuotave të FMN-së.

Sipas "Raportit të parashikimit të ekonomisë botërore" të publikuar nga FMN-ja para zhvillimit të takimit të vet vjetor, ekonomia globale pritet të rritet sivjet me 3.6 %, që është 0.1 pikë përqindjeje më pak se parashikimi i mëparshëm. Zv.presidenti i FMN-së Zhu Min u shpreh në një konferencë për shtyp se gjatë takimit u diskutua kryesisht për zhvillimin e ekonomisë botërore:

"Në përgjithësi gjendja ekonomike botërore është e mirë. Rritja 3.6 % është pozitive, por megjithatë jo shumë e madhe. Ky vit mund të themi që është një vit kalimtar, një vit reformash. Duhet ta shfrytëzojmë këtë periudhë për të shtuar forcën e reformave dhe rregullimet përkatëse. Kështu, do të kemi një bazë të mirë për zhvillimin e vazhdueshëm në vitet e ardhshme."


Zhu Min

Zhu Min u shpreh se, megjithëse sivjet ekonomia globale po nxitet kryesisht nga vendet e zhvilluara, si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vendet e Bashkimit Europian etj., një pjesë e mirë e rritjes në këto vende ka ardhur nga masat shtrënguese fiskale. Me pakësimin e hapësirës për masa të tilla fiskale në vendet e zhvilluara, ekonomitë e reja dhe vendet me të ardhura të ulëta, vendet e ndryshme të botës e kanë kuptuar që reformat strukturore janë të domosdoshme.

Lidhur me ekonomitë e reja, numri dy i FMN-së vuri në dukje se, gjatë pesë vjetëve të kaluar, masat stimuluese nga vendet e zhvilluara kanë nxitur investimet dhe zhvillimin në ekonomitë e reja, por tani, me ndalimin gradual të këtyre masave, mjedisi i jashtëm për ekonomitë e reja ka ndryshuar dhe zhvillimi e rritja duhet të varen nga tregu i tyre i brendshëm. Megjithëse një rritje më e fortë e ekonomive të zhvilluara do të shtonte eksportet e ekonomive të reja, shumë vende të zhvilluara po e zhvillojnë ekonominë e tyre sipas modelit të mbështetjes te eksporti, gjë që do ta shtojë konkurrencën në fushën e eksportit për ekonomitë e reja.

"Për ekonomitë e reja, rritja me 4.9 % është pozitive, por e rëndësishme është që, kur mjedisi i jashtëm nis të ndryshojë, duhet medoemos të fillojnë ndryshime në mjedisin e brendshëm, duke e kërkuar brenda fuqinë nxitëse. Vetëm mbi këtë bazë mund të zbatohen reformat e rregullimet strukturore dhe mund të vendoset rritja ekonomike në një bazë zhvillimi të vazhdueshëm," theksoi Zhu Min.

Zhu Min vuri në dukje se, ndër ekonomitë e reja, Kina, si ekonomia e dytë e botës, ka tërhequr vëmendje të madhe gjatë takimit të FMN-së.

"Ministrat e financave dhe governatorët e bankave qendrore të vendeve të ndryshme e vlerësojnë lart gjendjen e qëndrueshme të ekonomisë kineze. Ata mendojnë që rritja ekonomike e ruajtur në nivelin 7-7.5 % është një gjë shumë pozitive, pasi kjo ka luajtur rol shumë të madh për stabilizimin e rritjes ekonomike në mbarë botën. Gjatë takimit, shumë vende, veçanërisht ato të Afrikës dhe Amerikës Latine, për arsye të lidhjes shumë të ngushtë që kanë me ekonominë kineze, i kushtuan më shumë vëmendje strategjisë ekonomike të Kinës sesa ekonomisë globale," tha Zhu Min.

Zhu theksoi se pjesëmarrësit në takimin vjetor të FMN-së treguan shqetësim lidhur me rreziqet potenciale që ekzistojnë në Kinë nga i ashtuquajturi "sistem bankar hije". Por presidentja e FMN-së Christine Lagarde ka bindje për zhvillimin e ekuilibruar të Kinës nëpërmjet rritjes së qëndrueshme ekonomike, reformave strukturore dhe shmangies së rreziqeve të mundshme financiare. Kjo shtoi edhe besimin e të pranishmëve në takimin vjetor të FMN-së.

"Presidentja e FMN-së Lagarde mori pjesë në Forumin e Zhvillimit të Kinës, duke pasur rastin të takohet me kryeministrin kinez, si dhe me zv.kryeministrin Ma Kai, ministrin e Financave Lou Jiwei dhe guvernatorin e bankës qendrore. Pas takimeve me ta, ajo është e bindur për zhvillimin e vazhdueshëm dhe të ekulibruar në këto tre fusha. Kështu që një gjë e tillë u krijoi të pranishmëve një besim shumë të madh," tha Zhu Min.

Zëvendëspresidenti i FMN-së vuri në dukje gjithashtu se Kina, me synimin për zhvillimin e ekuilibruar të ekonomisë, do ta ulë nivelin e investimeve dhe kjo do të ndikojë në vendet që eksportojnë produkte manifakture dhe minerare, si Kili, Brazili, Australia, Koreja e Jugut dhe Tajlanda. Sipas z. Zhu Min, ky është një proces i gjatë përmirësimi dhe kërkon rregullime të përshtatshme në mbarë botën. Tani, vendet e botës në mënyrë graduale e kanë pranuar një gjë të tillë, sepse zhvillimi i balancuar i ekonomisë kineze është në të mirë të ekonomisë botërore. (Jiang Lei/Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China