PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Grupi "Sainty" dhe "shenjti" Hamdi Salihi
2013-03-05 20:08:15 CRI Komenti juaj Printoni

Të martën e kaluar dy ekipe kineze futbolli zhvilluan ndeshje në kuadër të Ligës së Kampioneve të Azisë. Po nëse "Evergrande", i drejtuar nga Marçelo Lipi, fitoi pastër me rezultatin 3-0 në Guangzhou, ekipi tjetër, "Sainty" i provincës Jiangsu, u mund 3-1. Por, për t'u shënuarështë se autor i golit të vetëm për skuadrën kineze, dhe që i mban ende të ndezura shpresat e saj për kualifikim në ndeshjen e kthimit, është pikërisht sulmuesi dhe golashënuesi i mirënjohur i kombëtares shqiptare Hamdi Salihi.

Klubi i Futbollit "Sainty" i Jiangsu-së, ku luan që prej këtij viti edhe Salihi, është themeluar në vitin 1958 fillimisht si skuadër e provincës Jiangsu, dhe ndonëse ka qenë ndër pjesëmarrëset që në fillim në kategorinë e parë ose Superligën kineze, është endur vazhdimisht në kategorinë e dytë edhe pas shndërrimit në një skuadër plotësisht profesioniste në mars të vitit 1994 dhe sponsorizimit nga institucione e kompani të rëndësishme kineze, si Televizioni i Jiangsu-së e Kompania Petrokimike "Jinling", e po ashtu edhe nga disa firma ndërkombëtare investimesh. Më në fund, më 7 janar 2000, Grupi Ndërkombëtar "Sainty" i Jiangsu-së vendosi të bëhet pronar i klubit. Jo gjithçka shkoi mirë në fillim, por vitet e fundit rezultatet e Klubit të Futbollit "Sainty" të Jiangsu-së kanë qenë gjithnjë në rritje, duke arritur, siç e thamë, të shpallen nënkampionë vitin e kaluar e duke qenë përsëri rivalët kryesorë të skuadrës së drejtuar nga Marçelo Lipi "Evergrande". Madje të dielën e kaluar "Sainty" e mposhti "Evergrande" e Lipit brenda në shtëpinë e vet në ndeshjen për Superkupën e Kinës me rezultatin 2-1, dhe autor i golit të parë sërish ishte Hamdi Salihi, i cili tashmë është kthyer në një "shenjt" në këtë skuadër.

Grupi Ndërkombëtar "Sainty" ka futur filozofinë e vet edhe në klubin e futbollit "Sainty". Siç vë në dukje edhe kryetari i bordit të këtij Grupi Dong Qibin, të kesh lojtarë të mirë nuk mjafton, rëndësi mbi të gjitha kanë uniteti i ekipit dhe përpjekjet e përbashkëta të të gjithë anëtarëve të tij. Ky duket se është edhe kyçi i suksesit të vetë Grupit Ndërkombëtar "Sainty" të Jiangsu-së.

Grupi Ndërkombëtar "Sainty" është një ndër kompanitë kryesore të tregtisë ndërkombëtare në provincën Jiangsu dhe në mbarë Kinën, me një kapital të regjistruar prej 442.41milionë RMB. Në të vërtetë fillesat e Grupit janë në vitin 1978, viti i nisjes së Reformës dhe Hapjes në Kinë, kur u krijuan Firma e Import-Eksportit të Veshjeve e Jiangsu-së dhe Firma e Makinerive e Jiangsu-së, të cilat më pas, pikërisht më 18 dhjetor të vitit 1996, u bashkuan për të krijuar Grupin Ndërkombëtar "Sainty" të Jiangsu-së. Katër vjet më vonë grupi "Sainty" u listua në Bursën e Shangait. Në vitin 2010, për një zhvillim strategjik dhe rritje më të mirë, Grupi Ndërkombëtar "Sainty" u shkri me Firmën e Investimeve "Guoxin" të Jiangsu-së, një korporatë e rëndësishme në pronësi shtetërore në këtë provincë e në mbarë Kinëndhe e specializuar në investime, financim etj. Grupi Ndërkombëtar "Sainty" zotëron gjithashtu edhe 25 % të aksioneve të Bankës së Jiangsu-së.

Duke pasur import-eksportin si biznesin e vet kryesor dhe e mbështetur nga baza prodhimi të klasit të parë, prodhimet kryesore me të cilat merret Grupi Ndërkombëtar "Sainty" janë veshjet, tekstilet, makineritë, mjetet e lundrimit, pajisjet elektronike, instrumentet matëse, automjetet, produktet e hekurit e të çelikut, lëndët e para etj. Me një numër të madh tregtarësh profesionistë, një rrjet shitjesh në mbarë botën dhe varg mallrash firmash të njohura, grupi gëzon prestigj të lartë në tregun botëror. Grupi Ndërkombëtar "Sainty"ka ngritur gjatë këtyre dhjetëvjeçarëve të fundit mbi 40 degë në 35 vende në mbarë botën për t'u ofruar shërbime më të mira e më të drejtpërdrejta klientëve të vet.

Për të zgjeruar gamën e biznesit të vet, Grupi Ndërkombëtar "Sainty" i Jiangsu-së është futur edhe në sektorë të rinj, si pasuritë e paluajtshme, ndërtimi i anijeve, automobilat, tregtia e brendshme, energjia e përtëritshme, hoteleri-turizmi, moda etj. Sot vëllimi i përgjithshëm i kapitaleve të Grupit Ndërkombëtar "Sainty" të Jiangsu-së arrin në 14 miliardë dollarë amerikanë, nga vetëm 2 miliardë që ishte në vitin 2009. Vëllimi vjetor i import-eksportit të grupit është rreth 2.2 miliardë dollarë amerikanë.

Për të rritur vlerën e shtuar të produkteve dhe për të forcuar konkurrueshmërinë e vet, grupi jo vetëm është tregtues i mallrave të firmave të tilla të njohura si BOSS, "Pierre Cardin", "Esprit" etj., po i kushton tani vëmendje krijimit dhe popullarizimit të markës së vet të veshjeve "Sainty".

Duke u nisur nga motoja "Bërje e përpjekjeve të pandërprera për të përmirësuar veten, për të qenë gjithmonë veprues e plot gjallëri" dhe duke i qëndruar normës së sjelljes "I pari është njeriu, sinqeritet dhe mbajtje premtimesh, përkushtim dhe përparim nëpërmjet bashkëpunimit dhe risisë", Grupi Ndërkombëtar "Sainty" po synon të arrijë objektivin që të bëhet një kompani me jetëgjatësi shekullore dhe të gëzojë emër të mirë brenda dhe jashtë vendit. Dhe deri tani është në rrugë të mbarë. Ashtu siç është edhe skuadra që ka në pronësi, "Sainty" i Hamdi Salihit. (Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China