Tregu premtues
Sipas një vlerësimi nga NPD Solarbuzz, vetëm rreth 70% e produkteve diellore kineze do të eksportohen këtë vit, më poshtë se 95% që ishte në vitin 2010. Eksportet nga provinca Hebei, një nga prodhueset më të mëdha të paneleve dielllore, si dhe shtëpia e Yingli-së, u tkurr me 1/4 në gjysmën e parë të vitit.
Një treg i madh kinez është një burim jetik i kërkesës për prodhuesit e pajisjeve me energji të rinovueshme në vend.
"Kina do të shndërrohet tregu më i madh në botë për energjinë diellore në 2 apo 3 vitet e ardhshme," shprehet Wang Yiyu, një nga shefat e Yingli-së.
Vitin e kaluar, Kina arriti Japoninë si tregu më i madh solar në Azi, dhe rritja e saj ka gjasa që të vijojë më tej. Afro 3,000 megavatë pajisje diellore pritet të instalohen në Kinë këtë vit, mbi rreth 800 mW se në 2010-n, raportoi "Bloomberg New Energy Finance".
NPD Solarbuzz është edhe më optimist, duke parashikuar se vendi do të instalojë mbi 5,000 mW kapacitet diellor në 2012-n. Duke patur parasysh probleme me krizën financiare në Europë, Kina ka shumë mundësi ta mbyllë këtë vit me cilësimin si tregu më i madh në botë për energjinë diellore, duke ia kaluar edhe vendeve kryesuese në këtë sektor, Gjermanisë dhe Italisë.
Rritja e industrisë fotovoltaike në Kinë ka patur mbështetje nga mjedisi pozitiv politik, i cili po vepron si një bazë solide për rritjen e zhvillimin e teknologjisë fotovoltaike.
Politikat kryesore nxitëse në Kinë përfshijnë si mekanizmin e tarifave, ashtu edhe programet qeveritare.
Objektivat ambicioze
Ndërkohë, programi Golden Sun doli në vitin 2009 për të rritur përdorimin e energjisë diellore nga Kina. Vendi miratoi 1.7 gigavatë nga projektet e Golden Sun këtë vit, shifër kjo më e lartë nga sa ishte planifikuar. Qeveria pritet të shtojë edhe 1.2 gW në projektin e këtij viti, me qëllim që të rrisë përdorimin në tregun e brendshëm, vlerësojnë ekspertët e industrisë.
Administrata Kombëtare e Energjisë ka vendosur gjithashtu të katërfishojë
objektivin e vitit 2015 për energji diellore në vend, në 21 gW.
Në rang province, shumë autoritete po nxisin projektet e instalimeve diellore. Për shembull; provinca Gansu në veriperëndim të Kinës ka vendosur objektivin më ambicioz se të gjitha rajonet e tjera, pra instalimin e 5,000 mW kapacitet diellor deri
Kapaciteti i instaluar fotovoltaik i Kinës mbetet akoma i ulët krahasuar me zhvillimin e energjisë së erës, e cila është më e madhja në botë me një kapacitet të instaluar prej 62.7 gW, ose e thënë ndryshe 25 për qind e totalit botëror.
Kapaciteti diellore i instaluar i Kinës ishte rreth 3 gW në 2011-n, sipas të dhënave nga NEA, që përbën 10 % të totalit botëror.
Pasi qeveria qendrore u kërkoi qeverive lokale të kursejnë energjinë, të reduktojnë emetimet e karbonit dhe të zhvillojnë industrinë e teknologjisë së lartë, qeveritë vendore kanë synuar edhe më shumë zhvillimin e energjisë solare në rajonet e tyre gjatë vitete të fundit. Industria fotovoltaike duket se i plotëson të gjitha këto kërkesa.
Më shumë se 300 qytete kineze po bëjnë përpjekje të zhvillojnë industrinë diellore fotovoltaike, shprehet një zyrtar i NEA-s.
"Ka më shumë se 2 mijë kompani në industrinë fotovoltaike të vendit, gjysma e të cilave po fokusohen në prodhimin e produkteve diellore," sipas Shi Lishan, zv.Drejtor në Departamentin e Energjisë së Rinovueshme, pranë NEA-s.
Kina kontrollon afro 70 për qind të paneleve diellore në botë dhe eksporton pothuajse 90 përqind të prodhimeve të saj në Europë dhe SHBA.
Kina dëshiron që energjia diellore të bëhet një alternativë konkrete e centraleve elektrike tradicionale deri në 2015-n, që do të thotë se çmimi i energjisë diellore më të jetë i krahasueshëm me burimet tradicionale energjetike.
Pavarësisht nga një rregullim të fundit në politikat e energjisë së rinovueshme, vendi është ende i angazhuar të zhvillojë energjinë e pastër, me investime të papara në këtë sektor.