PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Si është situata e tregut të pasurive të paluajtshme sot në botë?
2012-07-19 18:42:37 CRI Komenti juaj Printoni

Rritja e kërkesave për pasuri të paluajtshme në tregun imobiliar vazhdon të pësojë ndryshime në funksion të pritshmërisë së konsumatorëve, gjendjes së tyre ekonomike dhe kontekstit të përgjithshëm social-ekonomik që karakterizon vendin. Ndryshe nga tregu i shitblerjes është në rritje kërkesa për banesa me qira, që sipas sektorit imobiliar ky trend vijon i qëndrueshëm që nga viti 2000. Sipas agjentëve imobiliarë, kërkesat për shitblerje të apartamenteve të mëdha janë ulur me rreth 10%, ndërsa blihen banesa të vogla me çmime 40.000-70 000 euro, kryesisht në zonat e periferisë që kanë edhe infrastrukturë të rregulluar. Edhe pse çmimet e apartamenteve kanë rënë me 20% në varësi të zonave, në Tiranë këtë periudhë, kërkesa për blerje është në kuota shumë të ulëta. Ndërtuesit gjykojnë se struktura e tregut të ndërtimit ka ndryshuar pasi është ulur niveli i blerjeve të banesave nga emigrantët, ndërsa nga sistemi bankar nuk jep shenja lehtësimi në dhënien e kredive për shtëpi.

Emigrantët, një burim mjaft i mirë për tregun e banesave, ulën ndjeshëm dërgesat por edhe me kthimin e tyre në muajt janar apo gusht të pas vitit 2007 nuk blinin më banesa si dikur.

Greqi, shtohen shitjet e banesave

Blerësit rusë po mbysin tregun e blerjeve të pasurive të paluajtshme në vendet më turistike të Greqisë. Vetëm në 5 muajt e parë të këtij viti ka një rritje prej 35% të shtëpive që shiten në zonat e Halkidhikisë, në lindje të Selanikut si dhe në Kretë apo në ishujt e tjerë turistike, ndërsa çmimet kanë pësuar një rënie nga 20 deri ne 40% për arsye të krizës ekonomike.

Blerësit gjermanë, britanikë dhe francezë kanë dominuar për një kohë të gjatë në tregun e turizmit grek, por ky burim duket se po shterron përkohësisht për shkak të krizës. Ndërsa vetë grekët nuk preferojnë të blejnë në këtë situatë dhe nxjerrin depozitat e tyre jashtë vendit me frikën e një daljeje të mundshme nga Eurozona, rusët këtë e shohin si një shans të mirë ndaj dhe përbëjnë rreth 80% të blerësve.

1 2 3
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China