PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kinë, rritet prezenca e kapitalit privat tek sektori i naftës
2012-06-07 17:10:34 CRI Komenti juaj Printoni

Vitet e fundit, krahas zhvillimit të vazhdueshëm dhe me shpejtësi të ekonomisë kineze, po duken gjithnjë e më shumë kontradikta midis kërkesave dhe furnizimeve me lëndë të parë.

Kërkesat e shumë degëve industriale për mineralet e qymyrgurit, të naftës e gazit etj., shtohen në përpjesëtime të mëdha, kurse rezervat e disa mineraleve të vendit nuk mund të sigurojnë plotësimin e këtyre kërkesave.

Kina po inkurajon ndërmarrjet private dhe biznesmenët e huaj të marrin pjesë në zbulimet e burimeve minerale. Që nga hapja e saj ndaj botës së jashtme, industria e naftës e Kinës duke shfrytëzuar fondet e teknologjinë e huaj, duke zhvilluar bashkëpunim në zbulimin e burimeve të naftës dhe të gazit, ka zgjeruar gradualisht sferën e zbulimeve dhe ka shtuar në përpjesëtime të mëdha prodhimin e naftës bruto.

Shtimi i rezervave të naftës bruto është bazë e zhvillimit të industrisë së naftës në Kinë. Stabilizimi i sasisë së naftës së nxjerrë në zonat lindore ka shumë rëndësi. Fusha e naftës Daqing, që është fusha më e madhe e naftës në Kinë, ka marrë masa për integrimin e kërkimeve gjeologjike me nxjerrjen e naftës bruto; ka bërë përpjekje që sasia vjetore e nxjerrjes së naftës bruto në fushat periferike të arrijë në 55 milionë tonë.

Vitet e fundit, fushat e naftës në zonat perëndimore të Kinës kanë intensifikuar kërkimet, si rezultat, sasia e naftës së nxjerrë u rrit vazhdimisht.

Një gjë e kënaqshme është se edhe në ultësirën Sungar-Liaohe dhe në ultësirën e Siçuanit janë zbuluar vendburime të pasura të gazit natyror. Janë zbuluar tashmë se këto dy ultësira kanë secila një rezervë prej 100 miliardë metra kub gazi natyror.


1 2 3 4 5
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China