PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Gjëja e vogël për tregun e madh
2012-04-04 20:34:59 cri komenti juaj Printoni
Blerësit vendës dhe ata të huaj kanë gjetur në Pekin vendin ku mund të blejnë antikuare, suvenire, dhurata etj. Pekini, si një qytet i madh me plot qendra tregtare e tregje e pazare, ka shumë për të eksploruar.Sidomos në një prej zonave te famshme të quajtur Wangfujing gjendet një rrugë e famshme ku takohen për pazar vendësit dhe turistët nga e gjithë bota. Vitet e fundit, kjo zonë tregtare është zhvilluar shumë shpejt. Çdo ditë, këtu vijnë miliona blerës dhe turistë nga brenda e jashtë vendit. Tani, bulevardi "Wangfujing", që është zbukuruar krejtësisht, po pret me pamjen e re mysafirët vendës e të huaj. Për çdo festë të madhe e të rëndësishme, fabrikat i prodhojnë menjëherë suvenierët. Tregtarët anglezë e dinë se suvenirët e Yiwut, janë të shumëllojshme dhe me çmim të ulët. Prandaj ata dërguan menjëherë porositë për kompanitë lokale. Prodhuesit e suverirëve në Yiwu, i kushtojnë rëndësi të madhe lajmeve në internet. Në ekspozitën botërore të Shangait dhe në Kampionatin Botëror të Afrikës së Jugut, ata patën fitime të mëdha nëpërmjet prodhimit të flamujve kombëtarë të vendeve të ndryshme, mbajtëseve për çelësa, bluzave dhe të tjera suvenire. Sot, shitja gjatë festës dhe aktiviteteve artistike e sportive ndërkombëtare, bëhet një kanal tjetër i kompanive të mesme dhe të vogla të Yiwut për të zgjeruar tregun. Vitin e kaluar, familja mbretërore e Anglisë e caktoi një kompani për prodhimin e artikujve të porcelanit në Tangshan. Asaj iu porositën 45 mijë artikuj prej porcelani. Nga shitja e madhe e suvenirëve të Yiwut në mbarë botën dhe nga hyrja e artikujve të porcelanit të prodhuar nga Tangshani, tregon se sipërmarrësit kinezë, shfrytëzuan një shans të tregut gjatë procesit të integrimit të ekonomisë globale, duke pasur dhe shumë përfitime Një element tjetër në treg është edhe mëndafshi, që e ka zanafillën në Kinë dhe se kultura e mëndafshit është pjesë përbërëse e kulturës së kombit kinez. Në të kaluarën, në Kinë kishte 4 lloje të njohura qëndisjeje, kurse sot ato janë shtuar në 7 lloje: qëndisjet e Pekinit, Shandongut, Hebeit, Suzhout, Guangdongut, Hunanit dhe Siçuanit. Mëndafshi, çaji, porcelani dhe disa lloje produktesh të tjera janë pasuri të çmueshme kombëtare kineze, prandaj ruhen me kujdes edhe në ditët e sotme. Në të kaluarën, nuk kishte shumë njerëz në Kinë që kishin aq para për të përdorur mëndafsh dhe, ç'është e vërteta, vetëm zyrtarët dhe të pasurit visheshin me rroba mëndafshi. Kurse sot në Kinë, jo pak njerëz pëlqejnë dhe kanë kushte të vishen me rroba mëndafshi. Sidomos, njerëzit e moshuar, spikerët e televizionit e të shfaqjeve artistike, personalitetet e qarqeve kulturore e artistike dhe intelektualët e nivelit të lartë kanë qejf të vishen me rroba mëndafshi në disa raste të rëndësishme, sepse mëndafshi mund të mishërojë më së miri fuqinë tërheqëse të kulturës kineze. Rrobat prej mëndafshi janë jo vetëm simbol i identitetit të njeriut, por edhe simbol i kulturës së një kombi.
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China