PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Pijet alkoolike kineze
2012-02-29 20:43:57 cri komenti juaj Printoni
Në Kinë, pijet alkoolike kanë një histori të gjatë, ka edhe një treg të madh për këto pije. Në programin e sotëm do të diskutojmë pikërisht për rakinë, birrën dhe verën kineze.

Para mbi 3000 vjetëve para erës sonë kinezët filluan të prodhonin pijet alkoolike, para mbi 1600 vjetëve para erës sonë u shpik rakia. Prandaj, ndër pijet alkoolike të Kinës, rakia tamam si prejardhje, ka një histori goxha të gjatë. Me kalimin e viteve lindën birra dhe vera. Në përgjithësi pijet alkoolike, duke u përfaqësuar me këto tre lloje luajnë pothuajse të njëjtin rol në shoqëri-----për forcimin e marrëdhënieve, sepse ato përdoren për festa të ndryshme, më momente mërzitjeje, respekti që mund t'i bëhet dikujt etj. Të gjitha këto mund të shprehen me pije alkoolike.

Të gjitha marka të pijeve alkoolike kanë histori të gjatë, pothuajse historia është një element i pashmangshëm të markës, sidomos për rakinë kineze, siç eshtë Mao Tai dhe Wu Liangye etj, mund të themi që rakia kineze ka rëndësi të madhe për çdo kinez, edhe shija e fortë, aroma e mirë janë disa nga përshtypjet edhe të shumë të huajve për këtë pije.Sipas statistikave, nga janari deri në shtator të vitit 2011, prodhimi i përgjithshëm i rakisë kineze arriti në 7 milionë e 140 mijë kilolitra. Vetëm në vitin 2010 të ardhurat nga shitja e rakisë kineze arritën në 35 miliardë e 100 milionë juanë. Sipas parashikimit deri në vitin 2015 vëllim i prodhimit të rakisë kineze do të arrijë në 9 milionë e 600 mijë kilolitra.

Në krahasim me rakinë kineze, birra në Kinë ka një histori më pak të vjetër, periudha më e lulëzuar e birrës kineze shpërtheu pas viteve '80. Por me rritjen e shpejtë të zhvillimit, me markën Qingdao, Yan Jng, Zhu Jiang dhe Bai Wei në krye, pas vitit 1993 prodhimi i birrës kineze kaloi atë të Gjermanisë duke u bërë i dytë në botë. Në vitin 2002 vëllimi i prodhimit të birrës në Kinë kaloi 238 milionë e 68 mijë e 300 tonë duke kaluar SHBA-në dhe duke u renditur e para në botë. Vetëm në 10 vjet, fabrika e prodhimit të birrës në Kinë u shtua 9 herë dhe vëllimi i prodhimit u rrit 17.6 herë. Kina u bë një vend i madh i birrës së vërtetë.

Shijet e kinezëve për pijet alkoolike janë të shumëllojshme, jo vetëm raki, birrë, këto tradicionalet, por u shtua shuma edhe kërkesa për verë. Sidomos vitet të fundit, tregu i Kinës po përballet me kërkesë më të madhe të konsumatorëve për verë. Sipas statistikave paraprake, potenciali i tregut të verës në Kinë do të arrijë në mijëra miliardë juanë. Në vitin 2009, vëllimi i prodhimit të verës kineze ishte 960 mijë tonë, shpejtësia e shtimit ka arritur në 27.63 herë. Vitet e fundit, vëllimi i prodhimit të verës kineze ka kaluar madje dhe atë të rakisë, duke u bërë pija e parë në sektorin e pijeve alkolike. Gjatë viteve të fundit, shumë marka vendëse dhe të huaja kanë hyrë me radhë në tregun kinez. Periudha e parë është para vitit 2002, në atë kohë vera ende nuk kishte prirjen kryesore në treg, vetëm disa marka të veçanta. Edhe markat e huaja ishin më të pakta në numër dhe konsumatorët ishin tepër të zgjedhur dhe të paktë në numër. Faza e dytë përkon me vitet 2003-2008, pas përpjekjeve të mëhershme, masat popullore kineze nisën të njihen me verën, shumë prej tyre madje e bën yakon të pirjes në jetën e tyre.

Por, vera zë në përgjthësi një përqindje të vogël të tregut të pijeve alkoolike, pikërisht në atë kohë, disa marka vendëse filluan të bëhen të njohura, si Great wall, Xin Taindi etj, por konsumi i verës në Kinë ende ndodhej në një fazë tranzitore, kishte firma, por nuk kishte vëllim. Faza e tretë ishte në vitin 2008, në atë kohë u shfaq një fenomen interesant, shumë marka të verërave kineze nxorrën produktet e tyre me nivel e cilësi të lartë, produktet e tyre u pranuan dhe u mirëpritën shumë nga konsumatorët kinezë.

Të dhënat e fundit tregojnë se birra që momentalisht mban vendin e parë në botë për shitje, është Snow Beer, një birrë kineze.

Para dy vitesh, kinezët kanë pirë 16.5 miliardë litra nga kjo birrë, duke e kthyer atë më të shiturën në botë, pozicion të cilin më parë e mbante Bud Light.

Birra Qingdao

Qyteti i bukur bregdetar që gjendet në provincën Shandong të Kinës lindore – është një qytet i njohur turistik e i pushimeve verore në Kinë. Në këtë qytet prodhohet birra "Qingdao" e mirë dhe e shijshme.

Në këtë zonë të birrës, numri i restoranteve dhe i birrarive ka arritur në mbi 60. Çdo ditë, fabrika e birrës çon birrën e freskët në restorante dhe birrari të ndryshme. Restorantet dhe birraritë me birrë dhe produkte të freskëta detare janë bërë vendet ku qytetarët takohen dhe bëjnë pushim. Në të njëjtën kohë, edhe turistët kinezë dhe të huaj shkojnë atje për të shijuar birrën dhe produkte të freskëta detare.

Për të ruajtur stilin origjinal të kësaj zone të vjetër, vitet e fundit është bërë transferimi i plotë i zonës së birrës. Tani kjo zonë është bërë shumë e lulëzuar.

Në zonën e birrës gjendjet edhe një muze i birrës. Në vitin 2002, me rastin e 100 vjetorit të fabrikës së birrës "Qingdao", Shoqëria e Birrës e Qingdaos e shndërroi repartin e vjetër në Muzeun e birrës "Qindao". Ky është muzeu i parë i birrës në Kinë. Tani ky muze është bërë një institucion i rëndësishëm i mbrojtur nga shteti në Kinë. Në këtë muze ka një parullë:"Me jep një orë, të të jap 100 vjet".

Festivali Ndërkombëtar i Birrës, që zhvillohet çdo vit në Qingdao është një nga festat më tërheqëse dhe me ndikim më të madh në Kinë që tërheq turistët kinezë dhe ata të huaj.

Në vitin 2009, vëllimi i prodhimit të birrës në Kinë shkoi në mbi 42 milionë kilolitra dhe ky vëllim ka qëndruar në vendin e parë në botë për 8 vjet me radhë.

Rakia kombëtare e Kinës – rakia "Maotai" - mori medaljen e artë në Ekspozitën Botërore të Panamasë në vitin 1915. Lidhur me fitimin e medaljes së artë nga rakia "Maotai" në këtë ekspozitë është përhapur gjerësisht një histori legjendare: Në atë kohë rakia "Maotai" ishte paketuar me vazo balte dhe ishte ekspozuar së bashku me produktet bujqësore si liri, soja, vaji ushqimor etj., prandaj nuk kishte tërhequr vëmendjen e vizitorëve. Në atë kohë do të përfundonin së shpejti vlerësimet e pijeve alkoolike në këtë ekspozitë dhe për rakinë "Maotai" nuk pyesnin fare njerëzit, prandaj punonjësit pjesëmarrës kinezë në këtë ekspozitë ishin mërzitur shumë. Një ditë disa anëtarë të jurisë erdhën për vizitë në pavijonin e ekspozitës, po në atë kohë një punonjësi kinez i lindi një ide e mençur: ai ngriti lart një vazo me raki "Maotai" dhe e hodhi në tokë, ndërkohë aroma e këndshme e rakisë mbizotëroi në gjithë pavijonin, duke tërhequr shumë vizitorë dhe duke mahnitur anëtarët e jurisë. Kështu rakia kineze "Maotai" në fund u shpall fituese.Zunyi gjendet në veri të provincës Guixhou të Kinës jug-perëndimore. Zunyi është fshati i rakisë Maotai, rakia më e famshme në Kinë. Prandaj, Zunyi konsiderohet edhe si " qytet i njohur i kulturës së rakisë kineze".

Kur flasin për kulturën e rakisë kineze, njerëzve u shkon ndërmend në radhë të parë rakia Maotai. Në vitin 1915, kjo raki kineze fitoi çmimin e artë në Panairin ndërkombëtar të Panamasë. Pas këtij viti, Rakia Maotai, Uiski i Skocisë dhe Brandi i Kognakut konsiderohen si tri pijet alkoolike më të mira në botë. Rakia Maotai është bërë tashmë rakia shtetërore e Kinës.

Rakia Maotai prodhohet në qytezën Maotai të rajonit të Zunyit. Në këtë qytezë ka mbi 500 fabrika për prodhimin e rakisë. Po të shkosh në qytezën Maotai, duhet ta vizitosh patjetër fabrikën e rakisë Maotai dhe muzeun e kulturës së rakisë kineze..

Kur e pi, rakia Maotai nuk të djeg grykën dhe pas pirjes, nuk të dhemb koka ose nuk të thahet gryka, prandaj ajo u pëlqen shumë kinezëve. Tani në mbi 60 vende ose rajone të botës, si në Japoni, SHBA, Australi, etj, shitet rakia kineze Maotai. Kur shkon në qytezën Maotai, mund të shohësh teknologjinë tradicionale të fermentimit të rakisë Maotai dhe pastaj të blesh disa shishe raki për kujtim. Pranë fabrikës së rakisë Maotai është ngritur një muze i kulturës së rakisë kineze.

Nga një hulumtim i gazetës honkongase, South China Morning Post, tregon gjithashtu se Kina do të përfshihet ndër 3 vendet që konsumojnë më shumë verë në botë.Një nga verërat kineze më të njohura në Kinë është "Great Wall". Atë mund ta gjejmë pothuajse në të gjitha supermarketet dhe pikat e shitjes në Kinë.

Kompania kineze e prodhimit të verës "Great Wall" i ka zyrat qendrore pas Liqenit Guanting. Kjo është një kompani me investime të përbashkëta kineze dhe të huaja, cila është e specializuar në prodhimin e shumë produkteve. Tani janë 8 linja prodhimi për verën 'Muri i Madh', e thatë, mesatare, gjysmë e embël, e embël, me aromë të shtuar, me gaz, e distiluar dhe e përbërë, duke përfshirë 40 lloje për nevojat e gjithë konsumatorëve. Vera e thatë e bardhë 'Muri i Madh' dhe vera gjysmë e ëmbël "Muri i Madh' që janë bërë të famshme në tregun e brendshëm, kanë fituar çmimin e artë ose të argjendtë për kategorinë e tyre nga komisione kineze dhe të huaja për vlerësimin e pijeve me një numër të përgjithshëm prej 14 herë. Për më tepër, cilësia e këtyre produkteve është sipas standardeve botërore dhe ato verëra janë quajtur nga ekspertët europianë e amerikanë si 'verëra tipike orientale'.

Vera franceze, ishte vera e parë e huaj e importuar në Kinë. Në vitin 1980, në fillim të reformës ekonomike, Remy Martin krijoi në Kinë një joint-venture në Tianjin. Me kalimin e viteve, kompania prodhoi afro 90 marka të pijeve alkoolike dhe disa nga produktet e saj fituan disa çmime brenda dhe jashtë vendit.

Megjithatë, shumica e produkteve u eksportuan jashtë vendit në dy dekadat e para për shkak të të ardhurave të ulëta të popullatës vendëse, por pas vitit 2000 kur shpërtheu bumi ekonomik dhe u rrit niveli i të ardhurave për frymë u rrit dhe konsumi i verës franceze në Kinë.

Gjithashtu, globalizimi e solli Kinën në arenën ndërkombëtare ekonomike, po ashtu edhe e industrinë e saj të verës. Kina ka një traditë të gjatë fermentimi dhe distilimi të verës, duke përfshirë të gjitha pijet alkoolike.

Vitet e fundit, markat kineze të verërave kanë filluar të shfaqen në raftet në Kaliforni dhe në Kanada.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China