PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kozmetika, arti i të zbukuruarit
2012-02-16 19:12:30 cri komenti juaj Printoni

Kozmetika, arti i të zbukuruarit

Kozmetika, arti i të zbukuruarit, është aq e vjetër, sa ç'është e vjetër edhe historia e njerëzimit. Ideja dhe dëshira për të qenë i ose e bukur, si dhe i ose e pëlqyer nga të pranishmit ka qenë reale së bashku me njeriun e lashtë. Egjipti është djepi i kozmetikës. Bustet ose skulpturat e gjetura nëpër varret e mbretëreshave ose princeshave egjiptiane, si ai i mbretëreshës Nefertit, i punuar në varovik, i datuar më shumë se 5000 vjet, e ka ruajtur bukurinë.

Enët prej balte të gjetura në varret e të pasurve tregojnë për përdorimin e gjerë të kozmetikës natyrale.

Recetat e bukurisë të Kleopatrës janë trashëguar deri në ditët tona. Romaket i kanë kopjuar prej saj, më pas greket e kështu me radhë deri në ditët tona.

Për të pasur lëkurë të butë dhe të tejdukshme, egjiptianet përdornin një krem të shndritshëm, të prodhuar nga lulet e lotusit, si dhe qumështin e marrë nga kjo lule magjiplotë. Ndërsa toni i fytyrës ishte përgatitur nga pluhuri i përftuar prej trëndafili të egër të tharë e të bluar të bërë pluhur.

Gjatë fillimit të këtij shekullit XX u shfaq në botë moda e lartë, e cila filloi të zhvillohej me një shpejtësi kozmike. Filluan të përdoren dendur bizhuteritë, në qafë mbanin disa radhë me perla, flokët e prera si djalë çapkën. Truku ishte mbresëlënës, çdo grua apo vajzë mund të trukohej si të donte dhe sa të donte. Zonjat përdornin parfume të forta, ndërsa zonjushat përdornin parfume më të buta.

Meshkujt shpenzojnë më tepër se femrat për kozmetikë,në Britaninë e Madhe dhe në Itali. Meshkujt e moshave 18-35 vjec shpenzojml mesatarisht 14 euro ne javë për kremra dhe për flokët.

Një e treta e femrave asnjëherë nuk dalin nga shtëpia pa makiazh, ndërsa më shumë se një e katërta e tyre gjithmonë zbukurohen pasi të kenë kaluar dy-tre orë jashtë.

Sipas rezultateve të një ankete në Britani të Madhe, femrat mendojnë mesatarisht dhjetë herë në ditë për dukjen e tyre. Tre nga dhjetë femra nuk do të guxonin të shkojnë deri në treg pa vënë së paku buzëkuq.

Intervistat për punë dhe takimet e para janë situatat në të cilat femrat më së shumti i kushtojnë vëmendje dukjes së tyre dhe atëherë vënë më së shumti makiazh.

Produktet kozmetike të së ardhmes do të mbajnë të gjitha aromë lulesh e do të jenë në gjendje të sfidojnë produktet kimike dhe ta shndërrojnë kozmetikën biologjike në mjetin më efikas dhe më të shëndetshëm për të luftuar rrudhat dhe plakjen e lëkurës

Kozmetika kimike punon vetëm mbi një parim të caktuar. Në një esencë vajore gjenden nga 50 deri në 200 molekula aktive që bashkohen në mënyrë të ndryshme mes tyre në varësi të sezonit, të klimës, të prejardhjes.

Historia e Parfumeve

Industria franceze e parfumeve dhe e kozmetikës është industria më e sofistikuar dhe më e suksesshme në botë.

Familja e parfumeve mori një përhapje dhe zhvillim në Europe në shekullin e 17-të. Në shek. 18-të, kur Parisi u bë qendra e modës, elegancës, prodhimtaria e parfumeve arriti nivele të reja. Pas një periudhe kohë të shkurtër, gjatë revolucionit francez, prodhimtaria e parfumit u bë shumë më popullore.

Femrat shqiptare po shpenzojnë gjithnjë e më shumë për kujdesin për veten. Të dhënat e tregtisë dhe shifrat pozitive të kompanive tregtuese më të mëdha në vend e vërtetojnë këtë.

Në vend nuk prodhohet asnjë nga produktet e kozmetikës, ndaj tregu i tyre varet tërësisht nga importi.

Ndikimi i reklamave, por edhe nga sugjerimet e një mikeje apo më shumë udhëtime jashtë shtetit, kanë bërë që femrat shqiptare të shpenzojnë gjithnjë e më shumë nga buxheti i tyre për kremra, parfume apo produkte të makiazhit. Markat më të njohura në tregjet ndërkombëtare dhe emrat e kompanive më të mëdha ndërkombëtare të prodhimit të produkteve kozmetike janë tashmë të njohura pothuajse në të gjithë tregun shqiptar. Madje, "etja" në treg për këto produkte ka bërë që bizneset në këtë sector të shtohen dukshëm vitet e fundit.

Në kohën e vajit mineral

Gjatë viteve '70 disa kompani kozmetike japoneze u akuzuan nga disa femra të cilat kishin përdorur produktet e tyre. Ato patën probleme me lëkurë e tyre. Më parë produktet e kozmetikës e kishin origjinën nga industria kimike dhe ishte e vështirë për të nxjerrë produkte bimore. Por faktikisht në disa produkte kozmetike me bazë jo bimore ka substanca të cilat mund të shkaktojnë kancer.

Në kohën e substancave bimore

Rreth viteve '80 produktet natyrale u bënë pjesë e rëndësishme për lëkurën. Në disa produkte për mbrojtjen e lëkurës u futën gjithnjë e më shumë elemente natyrale. Nga toka deri nga deti, nga bimët deri edhe nga kafshët u zbuluan dhe u përdorë shumë elemente të ndryshme. Megjithëse shumica e produkteve të kozmetikës asokohe ishin kimikate dhe kishin vetëm pak elemente natyrore, filloi të ekzistonin edhe disa produkte me bazë natyrore.

Koha pa ngarkesë

Para vitit 2010 produktet pa ngarkesë ishin preferuar në Europë,SHBA-në dhe Tajvan. Me zhvillimin e kërkesës së konsumatorëve dhe të veçantive të lëkurëve të ndryshëm, në produktet e mbrojtjes së lëkurës ka gjithnjë e më shumë elemente që kanë shkaktuar shumë dëme ndaj lëkurës. Pas vitit 2010 ndodhin produktet pa ngarkesë, në cilat janë hequr elemente kimike të panevojshme,duke shtuar elemente si acid hyaluronik dhe kolagjenit që mund të thithen nga lëkura madje të dobët.

Kohën e gjenit

Studimi i funksioneve të gjeneve tek njerëzit kanë ndihmua shumë kompani që merren me kozmetikë për të përsosur produktet e tyre. Si për shembull kompania GlaxoSmithKline ka shpenzuar 720 milionë dollarë të blejë një teknologji kundër plakjes nga kompania Sirtris. Në të ardhmen kontrolli shëndetësor i çdo njeriu do të ketë një hartë gjenetike dhe do të testohen funksionet e produkteve sipas ndryshimit të kësaj harte.

Në industrinë e kozmetikës disa marka janë më të famshme se disa të tjera në një vend apo rajon. Sivjet duhet të realizohet hyrja në tregjet e rajoneve të ndryshme të Kinës, ku haset konkurrenca e markave të brendshme.

Të krijohet marka e famshme

Si mund të tërhiqen konsumatorët? Ky është problemi që duhet të konsiderohet nga kompanitë e kozmetikës. Vetëm krijimi i kulturës së markave mund t'u sjellë fitime kompanive të kozmetikës.

Për markat rajonale nuk është një gjë e mirë për të konkurruar direkt me ato marka kombëtare. Produktet me marka rajonale duhet të gjejnë hapsirë midis produkteve luksoze dhe atyre me çmime të ulëta.

Në vitin 2012 biznesi i markave jo aq të famshme duhet të shtojnë marketingun me qëllim që të cajnë tregun dhe të njihen nga konsumatorët

Administratori i kompanisë "OLSI Hair System", Olsi BOGO, në një intervistë për RJK-në u shpreh se i është drejtuar tregut kinez, konkretisht në Shangai dhe Guangzhou për të marrë produkte dhe pajisje profesionale kozmetike për tregun shqiptar.

"Kryesisht kemi produkte dhe pajisje profesionale për parukierët. Operojmë në të gjithë Shqipërinë dhe në çdo qytet kemi pikat tona ku bëjmë tregti dhe shpërndarjen e produkteve, kemi edhe një pikë në Kosovë. Produktet janlë me çertifikate cilësie, nga fabrikat më të njohura në Kinë dhe një pjesë të tyre të vogël i marrim nga Italia për efekt kohe dhe transporti, por më shume punojmë me Kinën, konkretisht me Shangain.

Kohët e fundit kemi marrë disa pajisje shumë luksoze nga Kina që quhen kombinate estetike dhe saunat në Kinë janë shumë moderne dhe janë aparatura që përshtaten me klientelën këtu në Shqipëri.

Zhvillimi dhe përparësia ka nisur në vitin 1997 dhe ka nisur nëpërmjet punës, jemi shumë të kënaqur me biznesin e kozmetikës që bëjmë dhe jemi të gatshëm t'u qëndrojmë sa më afer klientelës sonë me produktet që ajo kërkon.

Më parë kemi pasur 6 sallonet më të mirat në Tiranë, kemi punuar me televizione në emisionet më prestiogjoze, kemi rreth 3 vjet që nuk punojmë më si parukierë por u ofrojmë produkte parukierëve të tjerë.

Lidhjet me kompanitë në Kinë janë një ose dy herë në vit nëpërmjet panairëve dhe takimeve ne fabrikë, por më shumë nëpërmjet kontakteve me e-mail apo telefon.

Në panairet që janë bërë në Shangai dhe Guangzhou fabrikat ku ne marrim furnizim kanë qenë prezent dhe ne aty kemi parë modelet e reja që fabrika ka nxjerrë në prodhim dhe ne ua kemi sugjeruar klientëve tanë.

Në Kinë, sipas cilësisë vendoset dhe çmimi, ka disa tipe produktesh sipas kërkesave të klientëve kërkohet edhe çmimi edhe cilësia që ata kërkojnë, ne i rekomandojmë cilësinë dhe këtë e kemi gjetur falë fabrikave në Kinë që janë shumë madhështore.

Rruga më e afërt që kam planifikuar të shkoj në Kinë do jetë në prill të këtij viti, do shkojmë një javë në Shangai për të blerë produktet më të reja që kanë dalë këtë vit."

Anila nga Tirana në një interviste për radion tonë shprehu rëndësinë që ka kozmetika për bukurinë e femrës.

"Si cdo femër kozmetikën e përdori shumë, flokët i kam lyer, produktet e kozmetikës i përdor përditë, kapëset që përdor janë të gjitha kineze, pasi tregun kinez këtu në Tiranë e kam pranë shtëpisë ku banoj.

Cdo muaj shkoj blej atje, çmimet janë shumë te arsyeshme prandaj shkoj e blej atje."

Por produktet e kozmetikës nuk përdoren vetëm nga femrat por edhe nga meshkujt, ja se cfarë thotë një djalë nga Tirana.

"Përdor produkte kozmetike çdo ditë, preferoj cilësi te ndryshme kuptohet ndikon edhe cmimi, në përgjithësi kemi aksesorë nga Italia që janë të mirë por edhe një pjesë tjetër vijnë nga Kina ku dhe këto kanë filluar të jenë shumë praktike për mua personalisht si shampo etj., dhe aksesorë të ndryshëm, Absolutisht çmimet janë më të lira por edhe në cilësi janë të mira, nuk ështe më ajo ideja që çmimi është i lirë dhe cilësia jo e mirë, por shpeshherë shoh përbërje shumë të mira të produkteve që vijnë nga Kina dhe i përdor herë pas here." (Albana/USen)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China