PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Panairi dhe rëndësia e tij për biznesin
2012-02-09 20:30:21 cri komenti juaj Printoni

Panairi është një fenomen dhe veprim ekonomik që mund t'u shërbejë palëve të ndryshme në interesa të ndryshme nëpërmjet takimit apo mbledhjes në këtë vend. Një panair organizohet nga mbështetja dhe nxitja e organizmave të ndryshme psh: "nxitja nga qeveria (Gjermania dhe Singapori)", "nxitja nga tregu (Franca, Zvicra dhe Hong-Kong)", "nxitja nga shoqëria (Kanada, Australi)", "nxitja nga qeveria dhe tregu (SHBA-ja)".

Po cfarë është panairi?

Panairi është vendi ku nëpërmjet mbledhjeve dhe ekspozitave takohen tregtarë, mallra, intelektualë, fonde dhe shkëmbehen informacione duke nxitur drejtpërdrejt zhvillimin e tregtisë, turizmit etj., si dhe duke tërhequr investime për të nxitur zhvillimin e industrive të tjera.

Në thelb panairi është i përbërë nga mbledhja dhe ekspozita. Shumica e mbledhjeve janë ato ndërkombëtare ku zhvillohen edhe simpoziume të ndryshme. Mbledhja dhe ekspozita i sjellin dobi njëra-tjetrës.

1. Organizimi i panairit mund të ndihmojë në zhvillimin e industrive të ndryshme, si atë të turizmit, të telekomunikacionit, të reklamës etj.

2. Të krijohet një ambjent i përshtatshëm për shitjen e mallrave. Nën sfondin e konkurrencës serioze të gjitha ndërmarrjet dëshirojnë të mbledhin informacione tregu, të nxitin shitjen e mallrave dhe panairi është pa dyshim një rast i mirë. Panairi ështe i rëndësishëm për të ndihmuar ndërmarrjet që të marrin në kohë informacione të dobishme, të njohin tregun, por jo vetëm, nëpërmjet ekspozitës ndërmarrjet mund të marrin kërkesa nga konsumatorët dhe të nënshkruajnë kontrata.

3. Panairi ndikon në nxitjen e zhvillimit të qytetit apo vendit që e organizon.

Llojet e panairëve në Kinë

1. Panairi i Guangzhout

Panairi i Guangzhout zhvillohet nën kujdesin e Ministrisë së Tregtisë të Kinës dhe të qeverisë vendore të Provincës së Guangdongut dhe organizohet nga Qendra e Tregtisë së Huaj e Kinës. Ai ka nisur që prej vitit 1957 dhe deri në vitin 2007 emri i tij i plotë ishte Panairi i Mallrave të Import-Eksportit i Kinës, ndërsa tani quhet Panairi i Mallrave të Import-Eksportit i Kinës. Panairi i Guangzhout është panairi ndërkombëtar i tregtisë komplekse me historinë më të gjatë, me nivelin më të lartë, me përmasat më të mëdha e me llojet më të shumta të mallrave në Kinë, ku marrin pjesë shumë tregtarë e biznesmenë të huaj dhe kinezë, dhe është një panair kompleks tregtar ndërkombëtar me rezultatet më të mirë në arritjen e marrëveshjeve. Organizimi i tij është pa dyshim një ngjarje e rëndësishme për biznesin e tregtinë ndërkombëtare. Mijëra sipërmarrje të tregtisë së jashtme ndër më të njohurat në Kinë, duke përfshirë firma private, fabrika, institucione të kërkimit shkencor, ndërmarrje me investime të huaja dhe kompani të tregtisë me jashtë, marrin pjesë në këtë panair.

2. Panairi i Agrobiznesit në Yangling të provincës Shaanxi dhe Panairi Ndërkombëtar i pajisjeve elektro-mekanike i Wuhan-it.

3. Panairi kulturor si panairi i artit kinez etj

Një bashkiak i huaj vlerëson se Panairet e Kinës janë bërë helika dhe pika e re e zhvillimit në ekonominë vendase dhe urë midis ndërmarrjeve dhe tregut.

Roli i panairëve

1. Rasti i mirë për të reklamuar mallrat dhe per t'u njohur me markat e reja.

2. Rasti i mirë për të rritur prodhimin sipas kontratave të nënshkruara gjatë ekspozitës.

3. Rasti i mirë për të ofruar më shumë zgjedhje për konsumatorët. Ata mund të zgjedhin mes larmisë së mallrave dhe produkteve dhe të blejnë sipas cilësisë dhe llojit të mallrave.

4. Rasti i mirë për shkëmbimin e informacioneve dhe ideve mbi produktet. Kjo është në të mirë të ngritjes së nivelit të menaxhimit të ndërmarrjeve.

5. Rasti i mirë për të krijuar interesat, për të shtuar të ardhurat në rang kombëtar, duke nxitur zhvillimin e shoqërisë.

Që nga vitet '80 panairet e Kinës janë zhvilluar dhe shtuar me hapa galopante. Tani në botë zhvillohen shumë panaire në vende të famshme të botës si Paris, Londër, Cikago, Singapor dhe Hong-Kong etj.

Vitet e fundit ndërtimi i ekspozitave konsiderohet si një simbol i qytetit që investon shumë për këtë vepër. Në Kinë ka më shumë se 30 pavijone që zënë një sipërfaqe më shumë se 10 mijë metra katrorë duke formuar shumë qendra si në Pekin, Shangai, Guangzhou, Wuhan dhe Dalian.

Panairi i parë në botë

Mendohet që panairi i parë në botë është zhvilluar në vitin 1890 në Leipzig të Gjermanisë. Me zhvillimin e shoqërisë dhe të teknologjisë, panairi është zhvilluar dhe përmirësuar në shumë drejtime. Në Europë organizimi i panairëve është shumë i përhapur dhe me përmasa shumë të mëdha.

Industria e panairit ka marrë një hov të madh zhvillimi pas kohës së hapjes dhe reformës. Në vitin 1978, në Kinë gjendeshin vetëm 6 panaire ndërkombëtare dhe 21 të tjerë jashtë vendit. Por, në vitin 1999 numri i panaireve ndërkombëtare në Kinë ishte 694 dhe 292 jashtë vendit. Brenda 20 vjetëve numri dhe përmasa e panairëve u dhjetëfishua. Tani zhvillohen panaire të nrdyshme në fusha të ndryshme si të mekanikës, të elektronikës, të automjeteve, të infrastrukturës, të tekstileve etj.

Panairi Ndërkombëtar i Tiranës është i vetmi Panair Ndërkombëtar në Shqipëri në moshën e pjekurisë, i vetmi Panair Shqiptar i testuar dhe aprovuar nga standardet e UFI-Organizatës Globale të Industrisë së Panaireve dhe Ekspozitave (me seli në Paris).

Sipërmarrësit shqiptarë ende mbështeten tek Klik Ekspo Group për të zbërthyer strategjitë e tyre të marketingut, ashtu si 18 vite më parë, kur profanë të ekonomisë së tregut të lirë dhe nocioneve të marketingut, iu bashkëngjitën Panairit të Parë Ndërkombëtar në Shqipëri

Ky panair e ktheu Tiranën në një shtëpi që "strehon" rreth 400 biznese në një kuvend shumëgjuhësh.

Klik Ekspo Group ka ndërtuar tashmë traditën e zhvillimit të Panairit Ndërkombëtar të Tiranës të fundnëntorit duke krijuar besimin e nevojshëm që mundëson ardhjen çdo vit në kryeqytetin shqiptar të qindra kompanive e institucioneve.

Falë këtij përkushtimi shumëvjeçar që i afrohet dy dekadave, sot Klik Ekspo Group evenimentet i organizon si i vetmi anëtar i pranuar në Shqipëri nga Organizata Globale e Panaireve U.F.I.

Një larmi fushash, prodhuesish, shërbimesh dhe vizionesh për të ardhmen u paraqitën për publikun e gjerë, në takime dhe forume B2B, apo B2C.

Ashtu si edhe në vitet e shkuara, Panari Ndërkombëtar i Tiranës u organizua me pavijonet e shteteve. Kompani të suksesshme franceze, austriake, italiane, hungareze, kroate, greke, bullgare, serbe, malazeze etj shfaqën më të mirën e tyre për publikun.

Panairi i Klik Ekspo Group shërben si një nxitës i fortë për ekonominë shqiptare. Prania e kompanive të huaja në eventin e përvitshëm ekonomik është promotor për shtimin e investimeve dhe binjakëzimin me kompanitë vendase. Sipas statistikave që jepen nga zyra e shtypit e Klik Ekspo Group, rreth 20 për qind e kompanive që marrin pjesë në edicionin e radhës së Panairit Ndërkombëtar të Tiranës, hedhin kapitalet e tyre në tregun e brendshëm.

Po ashtu, rreth 80 përqind firmosin kontrata bashkëpunimi me sipërmarrës shqiptarë. Duke iu referuar të dhënave zyrtare 30 për qind e kompanive rikthehen edhe në panairin pasardhës që organizon Klik-u. Duke iu referuar morisë së madhe të firmave që marrin pjesë në kuvendin më të madh ekonomik që organizohet në Shqipëri, rreth 450 kompani të huaja dhe personeli që i shoqëron gjenerojnë të ardhura ekonomike të konsiderueshme për ekonominë kombëtare.

Një fakt interesant që i bashkohet morisë së të dhënave të Klik Ekspo Group është edhe prania e madhe e firmave nga vendet e Ballkanit dhe Bashkimit Europian që tregojnë interes për të prezantuar produktet dhe shërbimet e tyre.

                                                                                                                                                      (U SEN) (Albana)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China